Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Shumë thirren
Shumë thirren
Shumë thirren
Ebook169 pages2 hours

Shumë thirren

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Perëndia ka thirrur shumë njerëz me të vërtetë. Jeta jonë në tokë është një mundësi për t’i shërbyer Atij dhe Perëndia vështron gjërat që po bëni për Mbretërinë e tij. Ky libër përbën një lexim stimulues. Nëse i përvetësoni të vërtetat e përçuara nga autori, do të merrni urtësi për të përdorur mundësitë e jetës suaj në mënyrën e duhur.

LanguageGjuha shqipe
Release dateSep 2, 2018
ISBN9781683980674
Shumë thirren
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Shumë thirren

Related ebooks

Reviews for Shumë thirren

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Shumë thirren - Dag Heward-Mills

    Kapitulli 1

    Pse jeni akoma gjallë

    Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia ka urdhëruar që të ecim në to. 

    Efesianëve 2:10 

    Dikur kam bërë një bisedë me shoferin anglez të një taksie të zezë që po më çonte në qendrën e Londrës. E pyeta nëse besonte në Perëndi.  

    Ai tha, Sigurisht jo. Unë nuk besoj në Zot.

    Pastaj e pyeta: A beson se ka një ferr?

    Natyrisht jo!, u përgjigj ai.

    Unë vazhdova: A beson te Parajsa?

    Unë nuk besoj te diçka e tillë." 

    Pastaj shoferi i taksisë më tha: "Më lejo të të bëj një pyetje." 

    Sigurisht, bëje pa merak. Bëj çdo pyetje që dëshiron, u përgjigja.

    Ai më pyeti: A beson te Parajsa?

    Sigurisht që po, u përgjigja.

    Më lejoni të të bëj një pyetje tjetër. Ai pyeti: Nëse beson se do të shkosh në Parajsë, pse nuk e vret veten dhe të shkosh që tani në Parajsë? Në fund të fundit do t’u shpëtoje të gjitha faturave, borxheve dhe problemeve të kësaj bote.  

    U trondita. Nuk e prisja një pyetje të tillë. Por dukej se kishte kuptim. Nëse Parajsa ishte kaq madhështore, çfarë isha duke bërë ende në tokë? Pse të mos e vrisja veten dhe të ikja tani sapo nga kjo botë e mjerueshme.  

    Mendova me vete, Kjo është një pyetje e mirë. Por, para se të kisha mundësi t’i përgjigjesha, arritëm në destinacion. 

    Që nga ajo bisedë me shoferin e taksisë, i jam përgjigjur pyetjes së tij në kongregacione të ndryshme: Pse nuk shkojmë në Parajsë menjëherë pas shpëtimit?

    Edhe pse Perëndia ka prekur jetët tona dhe na ka dhënë premtimin e Parajsës, ka ende punë për t’u bërë në tokë. Ka gjëra për t’u përmbushur për Perëndinë. Perëndia pret që ne t’i përgjigjemi dashurisë së Tij të madhe duke e dhënë veten tonë për punën e Tij. 

    Kur vjen puna te Jezusi, Ai heq barrën tonë të mëkatit dhe errësirës dhe na jep barrën e Tij. Ejani tek unë, o ju të gjithë, të munduar dhe të rënduar dhe unë do t’ju jap çlodhje. MBAJE ZGJEDHËN TIME dhe mëso për mua; sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj (Mateu 11:28-29). Cila është barra e Krishtit? Është barra e shpirtrave të humbur të kësaj bote. 

    Është e mahnitshme që shumica e të krishterëve e jetojnë jetën e tyre pa e kuptuar se arsyeja se përse janë gjallë është që ata të mund të bëjnë diçka për Perëndinë. Ata nuk janë gjallë që të mund të ndërtojnë shtëpi dhe të arrijnë gjërat materiale të kësaj bote. Ata nuk janë gjallë që të fitojnë më shumë para dhe të mbledhin thesare në këtë botë. Ne kemi vetëm një arsye për të qenë gjallë dhe kjo është t’i shërbejmë Shpëtimtarit që dha gjithçka për ne. Është një realitet i trishtuar që shumë nga mësimet në trupin e Krishtit i çojnë të krishterët larg nga qëllimi i tyre i vërtetë i të qenit i gjallë. 

    "Le të mendojmë për Perëndinë tonë, Shpëtimtarin tonë dhe Mbretin tonë. Ai që i dha të gjitha. Ai dha gjithçka... Kështu që ne të mund të ishim miq të Tij.¹ " E di që ne rrallë mendojmë për Shpëtimtarin dhe Mbretin tonë. Ne rrallë mendojmë për Atë që i dha të gjitha. Kjo është arsyeja pse ne rrallë heqim dorë nga gjithçka. Kjo është arsyeja pse ne jemi aq të pafrytshëm dhe kaq të pafrytshëm në mbretëri. 

    . ¹ Tekst kënge nga Tomi Uolker (Tommy Walker), Le të mendojmë për Zotin tonë.

    Kapitulli 2

    Shumë të krishterë thirren

    Nëse do të ishe Perëndi dhe kishe gjashtë miliardë njerëz për të shpëtuar, çfarë do të bëje? A do të dërgoje një ose dy njerëz për t’i shpëtuar ata apo do të dërgoje shumë njerëz? Natyrisht, do të dërgoje shumë njerëz në fushat e vjeljes. Dhe është pikërisht kjo ajo që ka bërë Perëndia. Ai ka thirrur shumë njerëz!  Mos u mashtroni nga numri i pakët i pastorëve që shihni, të ulur në rreshtat e parë të kishave. Kjo gjithmonë jep përshtypjen se janë thirrur pak apo se shumica e kongregacionit nuk është thirrur. Në të vërtetë, është pikërisht e kundërta. Shumë dhe jo vetëm disa pastorë, janë të thirrur në punën e shpëtimit të botës.

    Pesë fakte rreth Thirrjes së Perëndisë

    1. Shumë thirren. 

    Sepse shumë thirren, por pak zgjidhen. 

    Mateu 22:14

    Çfarë do të thotë Shumë thirren?

    Shumë thirren do të thotë se një numër i madh njerëzish thirren

    Shumë thirren do të thotë se masat popullore thirren.

    Shumë thirren do të thotë se numra të mëdhenj njerëzish thirren.

    Shumë thirren do të thotë se njerëz të shumtë thirren.

    Shumë thirren do të thotë se njerëz të panumërt thirren.

    Shumë thirren do të thotë se shumë njerëz janë thirrur.

    Shumë thirren do të thotë se pjesa më e madhe e njerëzve thirren.

    Shumë thirren do të thotë se shumica e njerëzve thirren.

    Fatkeqësisht, shumica e pastorëve i trajtojnë kongregacionet e tyre si njerëz që nuk kanë thirrje. Ata lidhen me ta si njerëz që nuk mund të bëjnë shumë për Perëndinë. Shumica e pastorëve u mësojnë kongregacioneve të tyre se si të kenë një jetë më të mirë. Pjesa më e madhe e predikimit është për veten tonë, jetën tonë, martesat tona, shtëpitë tona, financat tona etj. Ky lloj predikimi është ajo që krijon kongregacionet e mëdha, egoiste dhe të jo të frytshme në ditët e sotme. 

    Pastorët, apostujt, ungjilltarët dhe mësuesit duhet të përsosin shenjtorët në mënyrë që shenjtorët të bëjnë punën e shërbesës. Madje edhe ungjilltari që zakonisht pritet të jetë shpirti i vjeljes ka si punë parësore përsosjen e shenjtorëve për punën e shërbesës. Dhe ai dha disa apostuj; dhe disa profetë; dhe disa ungjilltarë; dhe disa pastorë e mësues; për përsosjen e shenjtorëve, për punën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit (Efesianëve 4:11-12).

    2. Ka një thirrje drejt produktivitetit.

    Ju nuk keni nevojë të dëgjoni thirrjen; tashmë jeni të thirrur.

    Keith Grin (Keith Green)

    Për ç’arsye thirremi? A thirremi të gjithë për të qenë apostuj, profetë, ungjilltarë dhe mësues? Përgjigjja është e thjeshtë, Jo. Shumica prej nesh nuk i kanë këto thirrje të ngritura dhe fantastike. Të gjithë ne thirremi thjesht për të qenë të frytshëm

    Ju nuk më keni zgjedhur mua, por unë ju kam zgjedhur dhe ju kam urdhëruar që të shkoni dhe të jepni fryt dhe që fryti juaj të mbetet; çfarëdo që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai mund t’jua japë. 

    Gjoni 15:16

    Nëse do t’i ndiqnim mësimet tona të krishtera drejt përfundimeve të tyre logjike, shumica e të krishterëve do të flijoheshin dhe do të bënin diçka për Perëndinë. Tipari më trishtues dhe ndoshta më i shëmtuar i shumë të krishterëve sot është se sa pak bëjmë për Krishtin. Ne u shpëtuam nga një akt mahnitës dashurie dhe hiri, e megjithatë nuk jemi të gatshëm të heqim dorë nga ndonjë gjë për të shpëtuar të tjerët. Është kaq e trishtueshme të shohësh të krishterët të humbasin jetët e tyre duke mos bërë gjë për Zotin. 

    3. Disa njerëz thirren në mënyrë spektakolare.

    Dhe, ndërsa po udhëtonte, iu afrua Damaskut: dhe papritmas aty u ndriçua nga një dritë prej qiellit: dhe ai ra në tokë dhe dëgjoi një zë që i thoshte: Saul, Saul, përse më përndjek? Dhe ai tha: Kush je Ti, Zoti? Dhe Zoti tha: Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e vështirë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave. Dhe ai, duke u dridhur e u mahnitur, i tha: Zot, çfarë do që të bëj? Dhe Zoti i tha: Çohu dhe shko në qytet dhe do të të thuhet ç’duhet të bësh".

    Veprat 9:3-6

    Apostulli Pal u thirr në mënyrë dramatike dhe spektakolare. Ai pa një dritë të shndritshme që zbriste nga Qielli dhe dëgjoi një zë që i foli atij. Ai ra në tokë dhe u verbua për disa ditë. Për fat të keq, sa herë që dikush ndan një përvojë që ka kaluar, të gjithë duan të ketë të njëjtën përvojë. Të gjithë duan të shikojnë një dritë dhe të dëgjojë një zë; ose përndryshe, nuk do ta besojnë se janë thirrur. Por Perëndia nuk mund të vihet në një kuti dhe nuk mund të presim nga Ai që ta përsërisë Veten në të njëjtën mënyrë të parashikueshme herë pas here. 

    Mbaj mend se kam lexuar se si u shërua Keneth Hagini (Kenneth Hagin) nga një sëmundje në zemër dhe se si ai u ngrit nga shtrati i vdekjes. Një ditë isha i sëmurë dhe u përpoqa të simuloj të njëjtën përvojë. Po të them, o miku im i dashur, se pothuajse humba jetën duke u përpjekur të përjetoj të njëjtën gjë që përjetoi Keneth Hagini (Kenneth Hagin). Më besoni, Perëndia ka mënyra të ndryshme për t’u marrë me njerëz të ndryshëm. 

    4. Disa njerëz thirren në një mënyrë të zakonshme.

    Ai tha: Ec para dhe rri përpara malit, përpara Zotit. Dhe ja, ZOTI kaloi pranë, një erë e madhe dhe e fortë rrahu​​malet dhe shkëputi shkëmbinjtë përpara ZOTIT; por ZOTI nuk ishte në erë dhe pas erës ndodhi një tërmet; por ZOTI nuk ishte në tërmet dhe pas tërmetit ra një zjarr; por ZOTI nuk ishte në zjarr dhe pas zjarrit u dëgjua një zë i ulët, i qetë (1 Mbretërve 19:11-12). 

    Është fantastike ta përjetosh Perëndinë në një farë mënyre dramatike. Të gjithë ne duam përvoja spektakolare me Perëndinë. Si predikues, kam dëshiruar shumë të kem përvoja spektakolare, që të mund të vija dhe të flisja me kongregacionin për atë çfarë kisha përjetuar. Gjithmonë ndjeja se do të më bënte të dukesha më i fuqishëm. Mëshirë! 

    Unë mendoj se shumica e njerëzve thirren në mënyrë të zakonshme dhe kjo i bën ata të injorojnë thirrjen ndaj tyre. Ndërsa predikoj për njerëzit që thirren, e kuptoj se si zgjohet diçka që është thellë brenda tyre. Shumë njerëz thirren, por thjesht nuk e dinë. Ata po e kërkojnë thirrjen në një mënyrë spektakolare. Por thirrja shpesh vjen në mënyrë të zakonshme. Profetët e lartë si Elia bënin gabimin e të kërkuarit të thirrjes së Perëndisë në mënyrë dramatike dhe spektakolare. Nëse vazhdoni të kërkoni thirrjen e Perëndisë në atë mënyrë, do të humbisni bekimin tuaj. ... Dhe ja, Zoti kaloi pranë, një erë e madhe dhe e fortë rrahu​​ malet dhe shkëputi shkëmbinjtë përpara Zoti; por Zoti nuk ishte në erë dhe pas erës ndodhi një tërmet; por Zoti nuk ishte në tërmet: Dhe pas tërmetit ra një zjarr; por Zoti nuk ishte në zjarr dhe pas zjarrit u dëgjua NJË ZË I ULËT, I QETË. Dhe ndodhi që, kur Elia e mësoi këtë, e mbështolli fytyrën me mantelin e tij dhe doli dhe u ndal në hyrjen e shpellës. DHE JA DËGJOHET NJË ZË dhe i thotë: Çfarë po bën këtu, Elia?" (1 Mbretërve 19:11-13).

    5. Disa njerëz thirren përmes dëshirave të tyre. 

    Kjo është një thënie e vërtetë, nëse një njeri dëshiron zyrën e një zyrtari, ai dëshiron një punë të mirë. 

    1 Timoteut 3:1

    Kjo është mënyra si e mora thirrjen time. Nuk kalova ndonjë prej përvojave dramatike për të cilat flasin njerëzit. Unë vazhdimisht habitem kur dëgjoj se si njerëzit e marrin thirrjen e tyre për shërbesë. Nuk kam pasur takime të tilla dramatike, por vërtet besoj se jam thirrur nga Perëndia. Nuk pashë ndonjë dritë apo nuk dëgjova ndonjë zë. Kurrë nuk më është shfaqur Jezusi duke më urdhëruar të hyja në botën e shërbesës. Megjithatë vërtet besoj se jam i caktuar për shërbesë. 

    Mbaj mend një herë, kur një vëlla erdhi për të qëndruar në shtëpinë time për një fundjavë. Disa muaj më vonë më tregoi për një takim që ai kishte pasur me Zotin në shtëpinë time. Ai ishte mysafiri im dhe ai po qëndronte në katin e sipërm, me pjesën tjetër të familjes. Ai përshkroi se si një natë, dera u hap papritur dhe Zoti Jezus hyri në dhomë. Ai më tregoi se si Zoti Jezus i vuri diçka në dorë dhe i tha atij se Ai e kishte caktuar për një punë të madhe. 

    Nuk mund të besoja atë që po dëgjoja - Jezusi që i shfaqet një mysafiri në shtëpinë time! Ndërsa ky vëlla vazhdonte të përshkruante takimin e tij me Zotin, po zemërohesha gjithnjë e më shumë, por nuk mund ta shfaqja zemërimin tim. Duhej të pretendoja se isha i lumtur për takimin e tij me Jezusin. 

    Kjo është ajo për të cilën jam lutur, mendova me veten. Isha zemëruar me Zotin sepse mendoja: Pse duhet të vijë Jezusi në shtëpinë time, të anashkalojë (mua) pronarin, pritësin e bujtinarin dhe të vizitojë dikë që po kalonte një natë si mysafir? 

    Sa i padrejtë mund të jetë Zoti, mendova. 

    Isha lutur për vite të tëra që Jezusi të më shfaqej. Dëshiroja shumë të isha si Keneth Hagini (Kenneth Hagin) i cili mund të përshkruante vizitat personale të Jezusit dhe orët e diskutimeve që kishte pasur me Zotin për çështje të ndryshme që kishin të bënin me shërbesën. Si kishte mundësi që kjo gjë nuk po më ndodhte mua? Përse u ndodhi mysafirëve në shtëpinë time? 

    Megjithatë, përkundër mungesës së këtyre vizioneve, Zoti më ka dhënë një shërbesë. Për shkak se nuk kam pasur takime të tilla spektakolare, unë mund të inkurajoj të tjerët

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1