Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Si Mund Të Bëhesh Një i Krishterë I Fuqishëm
Si Mund Të Bëhesh Një i Krishterë I Fuqishëm
Si Mund Të Bëhesh Një i Krishterë I Fuqishëm
Ebook109 pages1 hour

Si Mund Të Bëhesh Një i Krishterë I Fuqishëm

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Shumë njerëz luftojnë me konceptin e të dhjetës, edhe pse kjo praktikë e lashtë ka sjellë pasurinë legjendare të judenjve. Në këtë libër, Bishopi Dag Heward-Mills mëson se si e dhjeta mishëron parimet e krijimit të pasurisë dhe mrekullinë e prosperitetit. Shijo një nga volumet klasike nga Dag Heward-Mills.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 14, 2018
ISBN9781683980667
Si Mund Të Bëhesh Një i Krishterë I Fuqishëm
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Si Mund Të Bëhesh Një i Krishterë I Fuqishëm

Related ebooks

Reviews for Si Mund Të Bëhesh Një i Krishterë I Fuqishëm

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Si Mund Të Bëhesh Një i Krishterë I Fuqishëm - Dag Heward-Mills

    Kapitulli 1

    Ç'do të thotë të jesh një i krishterë i fuqishëm

    Së fundi, vëllezërit e mi, FUQIZOHUNI NË ZOTIN dhe në forcën e pushtetit të tij.

    Efesianëve 6:10

    Në të gjithë Biblën, të krishterët nxiten për të qenë të fuqishëm. Do ta shihni frazën, ‘fuqizohuni’ të shfaqet shumë herë përgjatë Biblës. Me qëllim që të jemi të fuqishëm, ne duhet ta fuqizojmë veten. Pjesa më e madhe e të krishterëve janë të fuqishëm në trup, të fuqishëm në politikë, të fuqishëm nga ana akademike, të fuqishëm në biznes, të fuqishëm në marrëdhënie, por jo të fuqishëm në Zotin.

    Të jesh i fuqishëm në Zotin do të thotë të jesh një i krishterë i fuqishëm. Shumë njerëz vijnë që ta njohin Zotin, por nuk bëhen kurrë të fuqishëm në Zotin. Ata mbeten shëndetligë frymërorë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Ky libër do të të mësojë se si të bëhesh një i krishterë i mirë dhe i fuqishëm. Ka disa gjëra që e karakterizojnë një të krishterë të mirë e të fuqishëm. Duhet të synosh që t'i zhvillosh të gjitha këto atribute në qoftë se do të bëhesh një besimtar i mirë e i fuqishëm. Që të jesh një i krishterë i fuqishëm duhet të zhvillosh anën tënde frymërore, zellin tënd, pjekurinë, shenjtërinë dhe qëndrueshmërinë tënde në Zotin.

    Ka disa sfera të ndryshme në jetën tënde që duhet të zhvillohen në qoftë se dëshiron që të quhesh ndonjëherë i krishterë i fuqishëm. I gjithë ky libër flet për zhvillimin e këtyre sferave, gjë e cila të bën ty një të krishterë të fuqishëm. Nëntë sferat që duhen zhvilluar në rast se do që të bëhesh i fuqishëm në Zotin, janë renditur më poshtë.

    1. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të zhvillosh një jetë më të thellë të krishterë.

    Një hon thërret një hon tjetër në zhurmën e ujërave të tua; të gjitha dallgët e tua dhe valët e tua kanë kaluar përmbi mua.

    Psalmet 42:7

    2. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të bëhesh i fortë.

    Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.

    1 e Korintasve 15:58

    3. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të bëhesh i patundur.

    Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.

    1 e Korintasve 15:58

    4. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të bëhesh frymëror.

    Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t’ju flas si njerëz frymërorë, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht.

    1 e Korintasve 3:1

    5. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të bëhesh i shenjtë.

    Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë.

    Hebrenjve 12:14

    6. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të përftosh pjekuri dhe maturi.

    Që të mos jemi më foshnja, të hedhur andej-këndej dhe të çuar aty-këtu nga çdo erë e doktrinës, nëpërmjet mashtrimit të njerëzve dhe dinakërisë së tyre që me dredhi çojnë në gabim.

    Efesianëve 4:14

    7. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë. Të jesh i fuqishëm në Zotin do të thotë të jesh i mbushur plot me zell.

    Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.

    Galatasve 4:18

    8. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të bëhesh i frytshëm apo frytdhënës.

    Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur ju; dhe ju caktova të shkoni dhe TË JEPNI FRYT dhe fryti juaj të qëndrojë, që, çfarëdo që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë.

    Gjoni 15:16

    9. Të jesh një i krishterë i fuqishëm do të thotë që të jesh në një gjendje gatishmërie për ta takuar Perëndinë në çdo kohë.

    «Prandaj kështu do të sillem me ty, o Izrael; dhe duke qenë se unë do të bëj këtë kundër teje, përgatitu, o Izrael, të takosh Perëndinë tënd».

    Amosi 4:12

    Gjashtë arsye pse duhet të forcohesh

    1. Forcohu që të mund ta mposhtësh të ligun.

    Etër, ju shkrova sepse e keni njohur atë, që është nga fillimi. Të rinj, ju shkrova sepse JENI TË FORTË dhe fjala e Perëndisë rri në ju edhe E KENI MUNDUR TË LIGUN.

    1 e Gjonit 2:14

    I ligu nuk është i plogët a shëndetlig. Por vetëm kur je i fuqishëm mund ta mposhtësh të ligun. Në qoftë se bën shaka me armikun dhe e nënvlerëson atë, më pas do të fajësosh veten për pasojat. Të luftosh kundër Satanit do të thotë që të ndeshesh me një luftëtar të regjur i cili ka parë shumë beteja. Djalli ka luftuar kundër shumë të krishterëve përgjatë viteve. Ai ka përvojë në shkatërrimin dhe tundimin e të krishterëve. Djalli ishte gjallë kur Jezusi ishte gjallë. Ai nuk është i porsaardhur, por ti je i tillë! Ngrihu dhe bëhu më i fortë që ta mposhtësh të ligun.

    Kur isha në shkollë tetëvjeçare, djemtë e klasave më të larta më rrihnin e më poshtëronin. Kam kaluar shumë lloje torturash dhe dënimesh nga djem që ishin vetëm një vit më të mëdhenj se unë. Gjatë kësaj kohe, kuptova sa e madhe është ligësia në zemrën e njeriut. Këta djem trembëdhjetë dhe katërmbëdhjetëvjeçarë e ushtronin këtë fuqi mbi mua sepse ishin një vit më të mëdhenj se unë.

    Ndonjëherë, më detyronin të bëja atë që quhej vallëzimi i majmunit. Herë të tjera më kërkonin të bëja ndëshkimin Kulla e Lirisë. Në disa raste, më duhej të pastroja tualetet dhe dushet deri në orën 3 të mëngjesit. Ndonjëherë më duhej të çoja kova me pleh në një distancë prej pesë kilometrash. Nganjëherë më kërkonin që të qëndroja roje dhe të vrisja të gjitha mushkonjat që iu afroheshin shtretërve. Kishte edhe dënime të tjera si për shembull ngrënia e një ushqimi që quhet gari (copa rrënje nga bima cassava) si edhe të kapërdije tableta të shtypura kinine të hidhur. Për shumë muaj me radhë, kam vuajtur keqas nga këta nxënës të ligj më të mëdhenj se unë. Një dita, vura re se një nga shokët e mi të klasës nuk thirrej asnjëherë nga ata, as nuk dërgohej gjëkund, as nuk ngacmohej dhe as nuk dënohej! Por unë e dija arsyen pse! Ai ishte shumë më i madh në trup, si edhe ishte më i fortë se nxënësit e klasave të larta! Shoku im i klasës ishte më trupmadh, më i fortë dhe më i madh në moshë dhe ata të klasave më të larta kishin vërtet frikë prej tij. Ai mund të rrihte cilindo prej tyre sa hap e mbyll sytë.

    Kishte raste kur ata të klasave të larta thërrisnin: "Një djalë i vogël! Kjo donte të thoshte se të gjithë të vegjlit duhet të vraponin drejt më të rriturit që kishte kërkuar për një djalë të vogël!" Ne të gjithë vraponim përveç djalit më të rritur, të madh e të fortë i cili i shpërfillte krejtësisht të mëdhenjtë dhe vazhdonte atë që po bënte. Askush nuk guxonte t'i kërkonte ndonjë gjë atij. Ia kishin frikën sepse ishte aq i fuqishëm! Por unë nuk isha i fuqishëm. Isha i dobët, mund të më rrihnin e të më dënonin. Isha një pre e mirë për ata të mëdhenjtë e ligj e mizorë. Ah sikur të mund të isha po aq i fortë sa shoku im shtatlartë dhe muskuloz!

    Në këtë mënyrë e mësova rëndësinë e fuqisë! Kur je i fortë, të ligjtë detyrohen të të lenë të qetë. Të ligjtë e dinë se do të mposhten. Satani nuk do të guxojë as që të nisë një problem sepse e di që kjo nuk do të përfundojë mirë për të. Ti duhet të jesh i fortë sepse kur diçka më e fortë se ty të vjen përkarshi, do të të mundë dhe do të të shkatërrojë.

    Kur i forti, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe. Por kur vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr gjithë armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.

    Luka 11:21-22

    Ky duhet të jetë motivimi më i madh për t'u fuqizuar! Duke u bërë më i fortë, i ligu detyrohet të të lerë të qetë sepse e di që shumë tundime thjesht nuk funksionojnë tek ty. Bëhu i fortë në Zotin!

    2. Duhet të fuqizohesh në Zotin sepse armiku yt po

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1