Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Tregojuni Atyre
Tregojuni Atyre
Tregojuni Atyre
Ebook146 pages2 hours

Tregojuni Atyre

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International”.
Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, bën fushatat ungjillizuese ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në të gjithë botën. Për më shumë informacion, vizitoni: www.daghewardmills.org.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 13, 2018
ISBN9781641349123
Tregojuni Atyre
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Tregojuni Atyre

Related ebooks

Reviews for Tregojuni Atyre

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Tregojuni Atyre - Dag Heward-Mills

    120 arsye pse duhet të jeni fitues i shpirtit

    1. Duhet të jeni fitues i shpirtit, sepse kjo është detyra e madhe, komanda e madhe, mandati i madh, udhëzimi i madh, urdhri i madh që na është dhënë nga Zoti dhe Shpëtimtari ynë Jezu Krisht.

    Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: "Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë: Duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.

    Mateu 28:18-20

    2. Duhet të jeni fitues i shpirtit, sepse të gjithë jemi të thirrur në këtë punë të madhe të fitimit të shpirtit.

    Sepse shumë thirren, por pak zgjidhen.

    Mateu 22:14

    Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit: Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur.

    Mateu 20:16

    Çfarë tha Uilliam Buth për Thirrjen

    "Nuk jam thirrur! A thua? Mendoj se duhet të thuash "Nuk e kam dëgjuar thirrjen".

    Afroni veshët te Bibla dhe dëgjoni se Ai ju kërkon të shkoni dhe të largoni mëkatarët nga zjarri i mëkatit! Vini veshin te zemra e rënduar dhe e pikëlluar e njerëzimit dhe dëgjoni lutjen e saj të mëshirshme për ndihmë!

    Shkoni të qëndroni pranë portës së ferrit dhe dëgjoni lutjen e të mallkuarve që ju luten të shkoni në shtëpinë e atit të tyre dhe t’u bëni thirrje vëllezërve, motrave, shërbëtorëve dhe zotërinjve të tyre që të mos vijnë këtu!

    Pastaj shikoni Krishtin në fytyrë - mëshirën e të cilit keni deklaruar t’i bindeni - dhe tregojini Atij nëse do t’i bashkoni zemrën dhe shpirtin, trupin dhe rrethanat në marshim për të bërë të njohur mëshirën e Tij në botë".

    Uilliam Buth, themeluesi i Ushtrisë së Shpëtimit

    Unë besoj se në çdo brez Perëndia ka thirrur burra e gra të mjaftueshëm për të ungjillizuar të gjitha fiset ende të paarritshme të tokës. Nuk është Perëndia që nuk thërret, është njeriu që nuk do të përgjigjet.

    Isobel Kun, misionar në Kinë dhe Tajlandë

    3. Duhet të jeni fitues i shpirtit, sepse të gjithë u krijuam për të kryer punën e mirë të fitimit të shpirtit.

    Sepse jemi vepra e tij, e KRIJUAR në Krishtin Jezus PËR VEPRAT E MIRA që Perëndia ka urdhëruar që të ecim në to.

    Efesianëve 2:10

    Një herë bisedova me një shofer taksie në Londër. I thashë se isha i krishterë dhe fillova ta ndaja Krishtin me të. Gjithashtu i thashë atij për realitetin e Parajsës dhe Ferrit. Ai qeshi dhe pyeti nëse me të vërtetë besoja në atë që po thosha. 

    Ai tha: Nëse Parajsa është e vërtetë, pse të krishterët thjesht nuk vrasin veten dhe të shkojnë në Parajsë? 

    Ajo që po përpiqej të thoshte ishte se meqë Parajsa është një vend kaq i mirë dhe të krishterët nuk kanë asgjë për të bërë në tokë, ata duhet ta kalojnë veten menjëherë në Parajsë.

    Nëse me të vërtetë, nuk ka asgjë për të bërë në tokë për të krishterët, atëherë ky njeri tha një arsye të mirë. Megjithatë, realiteti është se të krishterët kanë shumë për të bërë në tokë para se të hyjnë në Parajsë. Duhet të dëshmojmë dhe predikojmë Ungjillin e Jezu Krishtit. Ne duhet të fitojmë të humburit me çdo kusht.

    Shpëtimi i miliona njerëzve varet nga ne. Më vjen keq të them se shumica e të krishterëve nuk i kanë kuptuar arsyet se përse u shpëtuan. 

    Bibla thotë se ne u shpëtuam për një arsye - për vepra të mira! 

    Sepse jemi vepra e tij, e KRIJUAR në Krishtin Jezus PËR VEPRAT E MIRA që Perëndia ka urdhëruar që të ecim në to.

    Efesianëve 2:10

    Të krishterët po kthehen mbrapsht çdo ditë, sepse nuk kanë asnjë qëllim për të qenë në kishë. Njerëzit ndjekin kishën, por pas një kohe të shkurtër e braktisin, duke mos gjetur kuptim në jetën e kishës. Çdokush që angazhohet në fitimin e shpirtit do të fillojë të zbulojë arsyen e shpëtimit të tij. Fitimi i shpirtit rrit vetëbesimin e të krishterit.

    4. Duhet të jeni fitues i shpirtit, sepse fitimi i shpirtit jep gëzim të madh dhe energjizon të krishterët.

    Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij, në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte... Dhe u thoshte atyre. E korra është e madhe... Shkoni; ja, unë ju dërgoj...

    Dhe të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim...

    Luka 10:1-3,17

    Çdoherë që del duke predikuar, do të kthehesh me gëzim. Ka gëzim kur fitohen shpirtra. Nuk mund ta shpjegoj. Vetëm një nënë mund të shpjegojë se si ndihet pasi lind fëmija i saj. Kam parë shumë gra që luftojnë me dhimbjet e lindjes, por as dhimbja, as lufta nuk janë në gjendje ta frenojnë gëzimin. 

    Kur t’i sjellësh njerëzit te Zoti, do të zbulosh se çfarë do të thotë të kesh gëzimin e Zotit. Nuk mund t’jua shpjegoj. Duhet ta zbuloni vetë. Kam zbuluar se anëtarët e kishës sime gjallërohen kur përfshihen në fitimin e shpirtit. Fitimi i shpirtit çliron gëzimin e Zotit në kishë.

    5. Duhet të jeni fitues i shpirtit sepse madhështia e vërtetë e çdo kishe nuk është te numri i karrigeve, por sa shumë dërgon. 

    6. Duhet të jeni fitues i shpirtit, sepse fitimi i shpirtit është rrahja e zemrës së Jezusit.

    Disa vjet më parë, kisha një vizion. Në këtë vizion pashë një zemër njeriu të mbuluar me gjak. Zemra po rrihte. Perëndia më la mbresë në zemrën time ditën kur britmat e zemrës së Jezu Krishtit do korrin fushat. Jezusi nuk e la fronin e Tij për asgjë! Ai erdhi në këtë botë për të shpëtuar mëkatarët. 

    Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.

    Luka 19:10

    7. Duhet të jeni fitues i shpirtit, sepse fitimi i shpirtrave parandalon ndarjen nga kisha.

    Kur anëtarët tuaj të kishës janë të angazhuar në aktivitete të frytshme, ata nuk kanë kohë për grindje të vogla që sjellin ndarje. Pastorët duhet t’u mësojnë anëtarëve të tyre të kishës se një shpirt është shpirt dhe është i çmuar për Perëndinë. 

    Kur anëtarët e kishës janë të vetëdijshëm për shpirtrat që duhet të fitohen, përparësi e tyre bëhen përparësi biblike. 

    Ndarjet dhe përçarjet e Kishës shmangen. Kur shumë të krishterë mbesin në një vend duke mos bërë gjë, kjo shpesh çon në lëndime, grindje dhe plagë.

    8. Duhet të jeni fitues i shpirtit, sepse fitimi i shpirtit çon në mbështetje dhe mbrojtje hyjnore.

    Nuk është në zgjedhjen tonë të përhapim apo jo ungjillin. Është vdekja jonë nëse nuk e bëjmë.

    Piter Tejlor Forsith

    Kur fitoni shpirtra, ju nxisni përkrahje hyjnore për gjithçka që bëni. 

    Ndërsa lexoni Biblën, do të zbuloni se fitimi i shpirtit çon në gëzim qiellor. Ka një përgjigje qiellore për çdo shpirt të fituar për Zotin.

    Dhe unë po ju them se po kështu NË QIELL DO TË KETË MË SHUMË GËZIM për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen. 

    Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet.

    Luka 15:7,10

    Kishat duhet ta dinë pse ekzistojnë: për të krijuar shpirtra për Parajsën. Ambasadat ekzistojnë për të përfaqësuar qeverinë nga e cila erdhën. Në mënyrë të ngjashme, kishat janë ambasadat e parajsës.

    Shumë falen që Perëndia t’i mbrojë nga e keqja. A e dini se mbrojtja hyjnore është vënë në dispozicion për të gjithë ata që marrin pjesë në bërjen e vullnetit të Perëndisë? 

    Psalmi 91 thotë se Perëndia do të mbajë dhe do të mbrojë, sepse e keni vendosur dashurinë tuaj tek Ai. 

    Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, UNË DO TA ÇLIROJ: Dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim. 

    Ai do të më kërkojë dhe unë do t’i përgjigjem: DO TË JEM ME TË NË FATKEQËSI; DO TA ÇLIROJ dhe do ta përlëvdoj. 

    Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t`i tregoj shpëtimin tim.

    Psalmi 91:14-16

    Kur e vendosni dashurinë tuaj te Perëndia për ta kënaqur Atë, Perëndia thotë se Ai do t’ju shpëtojë. Unë besoj se po bëj vullnetin e Perëndisë. Ndoshta kjo është arsyeja e vetme pse jam ende gjallë. Ashtu si Pali, unë kam pasur disa përvoja afër vdekjes, përfshirë këtu rrëzime me avion dhe aksidente me makinë.

    Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po flas si i pamend, unë jam edhe më tepër si këta; në mundime më tepër, në goditje më tepër, në burgje më tepër dhe shpesh në rrezik për vdekje. 

    Nga Judenjtë mora pesë herë nga dyzetë kamxhikë pa një. Tri herë më rrahën me shkopinj, një herë më qëlluan me gurë, tri herë m`u mbyt anija në det, kalova një ditë e një natë në humnerë. 

    2 Korintasve 11:23-25

    Në të gjitha këto gjëra unë mund të flas si Pali dhe të them se Perëndia më çliroi nga të gjithë. 

    Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, 

    as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

    Romakëve 8:38-39

    Shoh Perëndinë tek po ju çliron tani! Shoh Zotin te ju ndihmon kur keni probleme! Shoh Zotin tek qëndron me ju, sepse e keni vendosur dashurinë tuaj tek Ai!

    A doni të qëndroni në vullnetin e Perëndisë? A doni që kisha juaj të rritet? Bëhuni fitues shpirti sot. Do të shihni një ndryshim në kishë.

    Unë e shoh punën time baritore të përmbushur vetëm kur jam në gjendje të konvertoj një anëtar në një pastor. Dua që çdo anëtar i kishës sime të jetë fitues i shpirtit. Dua që ata të kenë fryt për të treguar një ditë. Nëse nuk ka korrje shpirtërore, nuk do të ketë dele për pastorin që të kujdeset. Çdo pastor mund të bëjë punën e një ungjilltari!

    9. Duhet të jeni fitues i shpirtit, sepse fitimi i shpirtit ju ndihmon të mos lustroni gjithë kohës të njëjtat monedha. 

    Ose, cila grua që ka dhjetë dhrahmi dhe humbet një nga ato, nuk ndez llambën, nuk e fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes derisa ta gjejë? 

    Dhe, kur e gjen, fton tok shoqet dhe fqinjët, duke thënë: Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta dhrahminë që kisha humbur

    Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet. 

    Luka 15:8-10

    Është e rëndësishme të shmangim gabimin e numërimit dhe lustrimit me kujdes të monedhave tona të çmuara, në vend që të kërkojmë monedhën e humbur - që është jobesimtari. 

    Pse vetëm pak njerëz marrin pjesë në fitimin e shpirtit? Kur njerëzit fillojnë kisha të reja, ne nuk shohim shumë fitore të shpirtit. Është më e lehtë të nisësh një kishë duke vjedhur

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1