Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Udhëzues ceremonish
Udhëzues ceremonish
Udhëzues ceremonish
Ebook110 pages1 hour

Udhëzues ceremonish

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Dag Heward-Mills është autori i shumë librave, ku përfshihet libri i shumëkërkuar “Besnikëri dhe pabesi”. Ai është themeluesi i Denominacioneve të Bashkuara që e ka zanafillën nga Grupi i Kishave “Fari” me tri mijë kisha.
Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, shërben në fushatat e ungjillëzimit ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në mbarë botën. Për më tepër informacion, vizito www.daghewardmills.org.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290102
Udhëzues ceremonish
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Udhëzues ceremonish

Related ebooks

Reviews for Udhëzues ceremonish

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Udhëzues ceremonish - Dag Heward-Mills

    Ceremonia e vënies së emrit

    Ceremonia e vënies së emrit është një event tradicional që ndodh pas lindjes së një fëmije. Disa familje janë shumë tradicionale dhe u përmbahen të gjitha zakoneve lidhur me datën dhe kohën e ngjarjes. Në thelb, roli i pastorit në këtë rast, është të paraqesë një perspektivë biblike dhe shpirtërore. Natyrisht, kjo është e mundur vetëm në varësi të asaj që kërkon ose lejon familja.

    1. LUTJA HYRËSE

    2. ADHURIM: Të shkojmë ta adhurojmë

    Të shkojmë ta adhurojmë   Veç Ai është i denjë

    Të shkojmë ta adhurojmë   Veç Ai është i denjë

    Të shkojmë ta adhurojmë

    Krishtin Zot   Krishti Zot

    3. ARSYEJA PËR EVENTIN

    Jemi mbledhur sot këtu bashkë me vëllain dhe motrën tonë, Z. dhe Znj. ... (mbiemri i prindërve) ... për dy arsye:

    i. Të gëzohemi në veprën që Perëndia ka bërë për ta, dhe

    ii. T'i vëmë një emër bebes së tyre të porsalindur.

    Bibla është baza e çdo gjëje që bëjmë, ndaj leximi ynë i Shkrimeve të Shenjta për sot është:

    Luka 1:57-64

    Dhe Elizabetës i erdhi koha të lindë dhe lindi një djalë. Dhe fqinjët dhe farefisi i saj, dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, dhe u gëzuan me të. Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin ta quanin Zakaria, sipas emrit të atit të tij; dhe e ëma ndërhyri dhe tha: «Jo, por do të quhet Gjon». Dhe ata i thanë: «S’ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër». Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte ta quante. Dhe kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi: «Emri i tij është Gjon». Dhe të gjithë u mrekulluan. Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh dhe fliste, duke bekuar Perëndinë.

    Siç ishte zakoni në ato ditë, edhe ne do të thërrasim babain e fëmijës që të na prezantojë me emrin (at) që do t'i vërë fëmijës, si dhe kuptimin (et) e emrit/ave.

    4. PREZANTIMI I EMRIT NGA BABAI [[Babai ngrihet dhe thotë emrin e plotë të fëmijës dhe kuptimin (et) e emrit (ave)].

    5. SHPALLJA, SHENJTËRIMI DHE AFIRMIMI I EMRIT TË FËMIJËS

    i. Drejtuesi i shërbesës e merr foshnjën dhe u kërkon të pranishmëve të ngrihen në këmbë dhe të bashkohen në lutje për beben.

    ii. Drejtuesi i shërbesës lutet duke shtrirë duar në drejtim të bebes, dhe duke e vajosur beben me vaj.

    6. LUTJE

    DREJTUESI I SHËRBESËS: Atë, në emër të Jezusit, Birit tënd të vetëmlindur, të falënderojmë për emrin (at) që i është dhënë sot kësaj bebeje. Ne e shenjtërojmë këtë emër dhe shpallim se ky fëmijë do të quhet ... [emri i fëmijës].. .... Lutem që duke filluar që nga kjo ditë, ai të jetojë e të përmbushë plotësisht kuptimin (et) e këtij emri (ave).

    Drejtuesi i shërbesës e përmend emrin dhe lutet që fëmija të përmbushë qëllimin e emrit. (p.sh. Gjon do të thotë 'Jehova është i hirshëm', Qoftë Zoti Jehova gjithmonë i hirshëm ndaj këtij fëmije.)

    DREJTUESI I SHËRBESËS: E vajos këtë bebe me vaj si simbol i Frymës së Shenjtë, që ai të jetojë nën ndikimin dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë, gjatë gjithë jetës së tij. Amen.

    7. KËNGA Lumë bekimesh

    Kori

    Do të ketë lumë bekimesh;   Lumë bekimesh

    Ky është premtimi i Zotit   Për bekime si lumë, ne lutemi

    Stinë rifreskimi do ketë,   Bulëza mëshire rreth nesh po bien

    Nga Shpëtimtari lart   Por për shi bekimesh, ne lutemi

    8. BEKIMI I FËMIJËS

    DREJTUESI I SHËRBESËS: Atë, të jemi kaq mirënjohës për këtë dhuratë të mirë dhe të përsosur, dhuratën e një jete. Faleminderit që e bekove këtë familje me këtë fëmijë. Unë anuloj, shfuqizoj, e kthej mbrapsht, dhe hedh poshtë çdo mallkim dhe çdo shpresë të armikut në lidhje me jetën e ... [emrin e fëmijës].

    I rrëzoj muret e kundërshtimit, të rezistencës dhe zhgënjimit. mure që ngrihen kundër jetës së këtij fëmije. Unë vë vullnetin e Perëndisë mbi dhe kundër çdo plani tjetër, çdo projekti a parashikimi të armikut për jetën e tij.

    Lutem për bekimin e Zotit mbi jetën tënde.

    Mirësia dhe favori i Zotit qofshin pjesa jote në të gjitha ditët e jetës.

    Jetofsh një jetë që do të jetë bekim për prindërit e tu.

    Jetofsh një jetë të tillë që do të jetë bekim për brezin tënd.

    U bëfsh plotësisht gjithçka që Zoti dëshiron që të bëhesh. Në emrin e fuqishëm të Jezusit, lutem. Amen.

    9. DREJTUAR PRINDËRVE

    DREJTUESI I SHËRBESËS: A premtoni ta rrisni dhe ta edukoni këtë fëmijë në rrugët e Zotit, në mënyrë që të mos largohet prej tyre edhe kur të rritet?

    Sipas Ligjit të Përtërirë 6:7, a premtoni që këto fjalë t’ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh?.

    BABAI: Premtoj.

    NËNA: Premtoj.

    TË DY PRINDËRIT SË BASHKU: Premtojmë.

    DREJTUESI I SHËRBESËS: Amen! Le t'i duartrokasim. (Drejtuesi i shërbesës ua kthen beben prindërve.)

    10. KËNGË: Zotit i qoftë lavdia

    Ref.

    Zotit i qoftë lavdia,   Lavdi Zotit! Lavdi Zotit!

    Gjëra të mëdha ka bërë   E gjithë toka të dëgjojë zërin e Tij

    Kaq shumë e deshi botën   Lavdi Zotit! Lavdi Zotit!

    Sa Birin e Tij na dha   Le të gëzojë njerëzit

    Që jetën e jetoi   Eja te Ati përmes Jezusit, Birit

    Si shpagesë për mëkatin   Dhe lavdi jepi, për gjërat e mëdha, që ka bërë

    Dhe portën e jetës hapi

    Që të gjithë brenda të hyjmë

    11. PREZANTIMI I DHURATAVE

    DREJTUESI I SHËRBESËS: Tani, ashtu siç ishte zakoni edhe kur lindi Jezui, nga Lindja erdhën dijetarë, njerëz të mençur me dhurata të çmuara.

    Tani është koha të marrim dhuratat që kanë përgatitur për fëmijën.

    12. LUTJE PËRMBYLLËSE

    KAPITULLI 2

    Ceremonia e dedikimit (përkushtimit) të foshnjës

    Ceremonia e dedikimit të foshnjës ka ngjashmëri me atë të vënies së emrit. Zakonisht kryhet përgjatë një shërbese në kishë.

    Pasi fëmija ka ardhur në jetë, ndodh ceremonia e dedikimit të tij. Roli i pastorit/drejtuesit të shërbesës në dedikimin e foshnjës është të lutet për fëmijën dhe t'ia ofrojë e përkushtojë Zotit. Kjo bëhet me shpresën që kur fëmija të rritet, vetë ai do të vijë në njohjen e

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1