Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Kishëmbjellja
Kishëmbjellja
Kishëmbjellja
Ebook193 pages2 hours

Kishëmbjellja

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Mbjellja e kishave është një fenomen i përhapur mes shërbyesve të ungjillit. Ishte një aktivitet kryesor i dishepujve të parë. Kishëmbjellja e suksesshme kërkon aftësi dhe përqafon faktorë të shumëfishtë. Dag Heward-Mills, themeluesi i grupimit karizmatik mbarëbotëror me tri mijë kisha, me këtë libër na drejton të analizojmë përbërësit e ndryshëm të kishëmbjelljes. Ky është një manual trajnimi për çdo shërbyes që dëshiron ta bëjë kishëmbjelljen vizionin e tij për jetën dhe shërbesën e tij.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJul 25, 2018
ISBN9781641348164
Kishëmbjellja
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Kishëmbjellja

Related ebooks

Reviews for Kishëmbjellja

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Kishëmbjellja - Dag Heward-Mills

    Shtrirja e Kishës

    Përparimi

    Ka momente kur njeriu mendon nëse kisha po përparon vërtetë apo jo. Në kishë ka shumë aktivitete dhe shumë programe. Por a po marshon në të vërtetë përpara mbretëria e Perëndisë, apo po qëndron në vendnumëro?

    Në qytetet e mëdha ndodh që të shihni kisha të reja që sapo formohen. Shpeshherë këto kisha të reja bëhen qëndra e diskutimeve në qytet dhe duket sikur Perëndia po bën diçka të re. Të gjithë dynden në kishë dhe duket sikur njerëzit po lidhen me këtë gjë të re. Por vëzhgimi i afërt i këtyre lëvizjeve të reja, shpesh na zbulon se pjesëtarët e rinj janë njerëz që kanë migruar nga një kishë tjetër.   

    Mbretëria e Perëndisë është plot kristianë mishorë të cilët janë gjithnjë në kërkim të diçkaje të re dhe ngazëllyese. Shumë pastorë ngazëllehen, sepse mendojnë se kishat e tyre po rriten dhe se ka ndodhur një rizgjim. Në të vërtetë, rritja reale e mbretërisë së Perëndisë është e paktë. Njerëzit thjesht po rrotullohen nga një kishë tek tjetra. Mbretëria e Perëndisë ka nevojë që të përparojë realisht.  

    Vite më parë, Evropianët dërguan misionarë në Afrikë dhe Azi. Përmes kësaj sakrifice, kombe të tëra janë bërë të Krishterë. Njerëz që më parë kanë qenë paganë, janë konvertuar te Krishti. Le të mos gënjejmë veten; ka shumë më tepër njerëz në botë sot. Ka gjithashtu shumë njerëz që nuk kanë një kishë efektive apo një pastor. Sot ekziston një nevojë shumë më e madhe për përparim real të kishës në territore të pakrishterizuara. 

    Kur Evropianët dërguan misionarë dyqind vjet më parë, në botë kishte një miliard njerëz. Sot, në vitin 2004, ka 6 miliard njerëz. Bota jo e krishterë gjithnjë ankohet për numrin e doktorëve jo në përpjestim me numrin e popullatës.  

    A ankohet njeri sot për numrin e pastorëve në përpjestim me numrin e popullatës? Sa ungjilltarë janë gjithsej krahasuar me miliardat që jetojnë sot?    

    Si ta çojmë përpara Mbretërinë 

    Mbretëria e Perëndisë do të përjetojë një përparim të vërtetë, kur ne ndjekim udhëzimet e Krishtit. Urdhërimi i fundit i Jezusit ishte shkoni në të gjithë botën dhe bëni dishepuj!

    Dhe Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. SHKONI, PRA DHE BËNI DISHEPUJ TË GJITHË KOMBET duke i pagëzuar në emër të Atit, e të Birit, e të Frymës së Shenjtë, duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen. 

    Mateu 28:18-20

    Në këto vargje, Jezusi na thotë të gjithëve që t'u mësojmë njerëzve Fjalën e Perëndisë. Nuk ka mënyrë sesi t'i mësosh njerëzit, veçse duke i mbledh rregullisht bashkë.

    Çfarë është Kisha në të vërtetë 

    Mbledhja e vazhdueshme e të Krishterëve me qëllimin e të mësuarit është quajtur kishë. Domethënë, Zoti na tha të shkojmë në të gjithë botën dhe t'i mbledhim njerëzit rregullisht për t'u mësuar Fjalën. Perëndia është në veprimtarinë e krijimit të bashkësive të njerëzve që janë të mësueshëm. Perëndia me anë të Frymës së Tij po thërret njerëz që të shkojnë në të gjithë botën dhe për të krijuar bashkësi njerëzish ku do t'u mësohet Fjala e Tij.

    Sa më tepër bashkësi dhe grupe të jenë, aq më shumë përmbushet Urdhëresa e Madhe. Sa më shumë grupe të mësohen, aq më tepër përmbushet Urdhëresa e Madhe. Këto grupe janë kishat që po mbillen nga shërbëtorët e bindur të Zotit. 

    Kemi shumë Qejf t'u Bëjmë Përshtypje Njerëzve 

    Fatkeqësisht, duke qenë se shumica e pastorëve janë së tepërmi të shqetësuar për atë që mendojnë njerëzit, ata nuk mund ta përmbushin Urdhëresën e Madhe në mënyrë efektive. Ne duam të kemi një takim të madh dhe mbresëlënës, që të gjithë ta shohin. Ne duam që njerëzit të mendojnë se jemi të mëdhenj. Në fund të fundit, sa më tepër njerëz të ketë në kongregacion, aq më i rëndësishëm duket pastori. 

    Lavdia e mbretit qëndron NË TURMËN E POPULLIT... 

    Fjalët e Urta 14:28

    Është e nevojshme që të krijojmë sa më shumë bashkësi njerëzish në çdo vend të mundshëm, në mënyrë që të përmbushim Urdhëresën e Madhe. Madhësia e botës dhe shpërndarja e njerëzve kërkon që më shumë pastorë dhe njerëz të lëvizin nga kishat e tyre dhe të formojnë bashkësi të shumta në vende të ndryshme. Nëse duam vërtetë t’i bindemi Zotit, atëherë nuk kemi zgjidhje tjetër, veçse t’i bindemi kësaj.  

    Drejtuesit duhet të trajnohen. Pastorët duhet të trajnohen. Punëtorët duhet të trajnohen. Mentaliteti kishtar prej superstari duhet të vdesë. Ky mentalitet superstari do që ne të kemi një pastor të madh, të cilin të gjithë e falenderojnë dhe e lavdërojnë.    

    Ne shpesh gënjehemi në të menduarit, se pastori me kongregacionin më të madh do të jetë më i madhi në Parajsë. Nuk do të jetë ashtu. Do të jetë më i madhi në Qiell pastori më i përulur dhe më me zemër fëmije. 

    Në atë orë dishepujt iu afruan Jezusit dhe e pyetën: KUSH ËSHTË, PRA, MË I MADHI NË MBRETËRINË E QIEJVE? Dhe Jezusi, pasi thirri një fëmijë të vogël pranë vetes, e vuri mes tyre dhe tha: Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe të bëheni si fëmijët e vegjël, nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve. Kush, pra, do të përulë veten si ky fëmijë i vogël, AI DO TË JETË MË I MADHI NË MBRETËRINË E QIEJVE. 

    Mateu 18:1-4

    Jezusi e tha shumë qartë se kush do të ishte më i madhi në mbretëri. Askush nuk e kupton dot përulësinë tënde duke parë madhësinë e kongregacionit tënd. Në fakt, pastorët me kongregacionet më të vogla janë më të prirur të jenë të përulur (pra më të mëdhenj në parajsë), sesa pastorët me bashkësi të mëdha. 

    Ajo që kemi nevojë është më shumë kongregacione, më shumë kisha dhe më shumë fryt për Mjeshtrin tonë. Le të mbjellim kisha! Një kishë për çdo derë dhe çdo gjuhë duhet të jetë qëllimi i një shërbëtori të vërtetë të Perëndisë. Bashkësitë poshtë shtyllave dhe poshtë pemëve do ta bëjnë mbretërinë të ecë përpara.

    Le të ndalojmë së kërkuari t'u bëjmë përshtypje njerëzve. Të ndalojmë së maturi shërbimet me anë të madhësisë së kongregacioneve tona. Le t'i kemi këto bashkësi. Të dashur drejtues kishash, mos kërkoni lavdinë e njerëzve, por atë të Perëndisë. 

    Si mund të besoni ju, që ja merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë e të vetmit Perëndi?  

    Gjoni 5:44

    A është Ungjillizimi Përmbushja e Urdhëresës së Madhe? 

    Ungjillizimi dhe fushatat janë të mira, sepse ato janë pikënisja e këtyre mësimeve. Ungjilltarët duhet të vazhdojnë punën e tyre. Por a janë duke përmbushur vërtetë Urdhëresën e Madhe? Po edhe JO! PO, sepse ata kanë nisur procesin dhe JO, sepse pa mësimdhënien që vjen nga krijimi i kishave, nuk mund të përmbushet vërtetë Urdhëresa e madhe.  

    E thënë thjeshtë, URDHËRESA E MADHE ËSHTË UNGJILLIZIM PLUS KISHËMBJELLJE. Kishat janë bashkësi dhe këtyre bashkësive u mësohet Fjala. 

    Mbillni Kisha në Territore të Pashkelura!

    Mbi të gjitha, kishat duhen mbjellë aty ku Zoti drejton. Kishat duhen mbjellur në qytete dhe në fshatra. 

    Unë shoh që ka një nevojë për kishëmbjellje në territore të papunuara. Shumica prej nesh përqëndrohen në zonat ku gjërat tashmë po funksionojnë. Por ju them, ka shumë zona të tjera të paprekura, ku Perëndia na thërret. Pasioni dhe përkushtimi i fitimit të shpirtrave dhe i kishëmbjelljes, duhet të rikthehet në kishë, dhe për këtë duhet të sakrifikohen të rinjtë tanë. 

    Pastorët duhet të shqetësohen me faktin që Islami po merr shumë territore të Afrikës dhe të botës, ndërsa kisha duket sikur nuk trazohet fare. Myslimanët janë sakrifikues dhe nuk e kanë problem të shkojnë në qytetet dhe fshatrat më të largët të shumë kombeve. 

    Ndërkohë, të Krishterët që janë urdhëruar të shkojnë deri në skajin e dheut, ndodhen në qytetet më të afërta dhe më të rehatshme të botës  

    Por do të merrni fuqi, kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të më bëheni dëshmitarë në Jerusalem, dhe në gjithë Judenë, dhe Samarinë e deri NË QYTETET MË TË AFËRTA, TË LEVERDISSHME DHE TË BEGATA TË BOTËS! (Cila Bibël e thotë këtë?)

    Kapitulli 2

    Mendja i Kishëmbjellësve 

    Kini në veten tuaj po atë mendje që ishte edhe në Jezu Krishtin...

    Filipianëve 2:5  

    Krishti kishte një mënyrë të menduari që e shtynte atë të bënte gjërat që bëri. Ky varg na mëson që të mendojmë në të njejtën mënyrë si Krishti. Kjo është domethënia e frazës kini po atë mendje. Vetëm kur mendja jote të punojë në një mënyrë të caktuar, do mundësh të përmbushësh vullnetin e Perëndisë.  

    Po shkruaj për atë që si duhet të punojë mendja jote, në mënyrë që të bëhesh një mbjellës kishash. Pa këtë themel askush nuk do të bëjë përparim në detyrën e vështirë të kishëmbjelljes.  

    Kapitujt në vijim kanë për qëllim të të mësojnë mbi rëndësinë e doktrinës së kishëmbjelljes. Do marrësh shtysë dhe shërbimi yt do të frymëzohet për t'u përfshirë në lëvizjen e kishëmbjelljes. 

    1. Kupto që Perëndia po i vëzhgon veprat e tua.  

    Të dashur miq, veprat tuaja në tokë po vëzhgohen. Perëndia do t'ju kërkojë llogari për gjërat që ju ka dhënë. Ai do t'ju kërkojë llogari se ç'keni bërë me dhuntitë që ju ka dhënë. Ai do të hetojë veprat tuaja.

    Është interesante fraza që përsëritet vazhdimisht në shtatë letrat që u drejtoheshin shtatë kishave - i njoh veprat e tua. Cilat vepra janë këto? Cilatdo qofshin, çdo kishë duhet ta ketë të rëndësishme bërjen e tyre. Vini re vargjet e mëposhtme: 

    UNË I NJOH VEPRAT E TUA dhe mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s'mund t'i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.  

    Zbulesa 2:2

    UNË I NJOH VEPRAT E TUA, dhe shtrëngimin dhe varfërinë (por ti je i pasur) dhe blasfeminë e atyre, që thonë për vete se janë judenj, por nuk janë, por janë një sinagogë e Satanit.  

    Zbulesa 2:9

    UNË I NJOH VEPRAT E TUA dhe ku banon, atje ku është froni i Satanit; dhe ti mban fort emrin tim dhe nuk mohove besimin tim, edhe në ditët kur Antipa, dëshmitari im besnik, u vra midis jush, atje ku banon Satani.  

    Zbulesa 2:13

     UNË I NJOH VEPRAT E TUA, edhe dashurinë, edhe shërbesën, edhe besimin, edhe durimin tënd, edhe veprat e tua, edhe të pastajmet se janë më të shumta se të parat.  

    Zbulesa 2:19

    Dhe engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: këtë thotë ai që ka të shtatë Frymërat e Perëndisë dhe të shtatë yjet. UNË I NJOH VEPRAT E TUA; se ti ke emrin se jeton, edhe je i vdekur.  

    Zbulesa  3:1

    UNË I NJOH VEPRAT E TUA; ja, vura përpara teje një derë të hapur edhe asnjëri nuk mund ta mbyllë; sepse ke pak fuqi, dhe e ruajte fjalën time edhe nuk e mohove emrin tim. 

     Zbulesa 3:8

    Zoti nuk tha, I njoh shtëpitë dhe makinat e tua. Ai nuk tha: E njoh Mercedesin tënd. Ai tha: I njoh veprat e tua! Ai nuk tha: I njoh diplomat e tua. Ai nuk tha: E njoh mamanë dhe babanë tënd. Ai tha: I njoh veprat e tua

    2. Kishëmbjellja është çelësi i të shkuarit deri në fund me Perëndinë. 

    Sepse ai që do të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do ta shpëtojë. 

    Marku 8:35

    Në vitin 1985 mora vendimin për t'i shkuar deri në fund me Perëndinë. Sapo kisha përfunduar një provim shumë të vështirë në fakultetin e mjeksisë. Sipas mendimit tim, ia dola me vështirësi në atë provim. Ndërsa mendoja për përpjekjet që kisha bërë për atë provim dhe për punën shtesë që kisha bërë, ndjeva në zemër që nuk ia vlente fare. Pse duhet të vuaj aq shumë për mjeksinë? Pse t'a jap jetën time për atë kauzë?   

    U betova që prej atëherë, që prioriteti im do të ishte puna e Perëndisë. Në fillim Perëndinë e shihja si një nga personat e jetës time. Isha një drejtues serioz i Krishterë, por nuk e kuptoja që puna e Perëndisë nuk ishte prioriteti i parë. Që prej asaj kohe, vendosa që do të kisha vetëm një qëllim, dhe ky do të ishte të bëja punën e Perëndisë. Të gjitha të tjerat u bënë çështje dytësore. Kjo ishte vërtetë pikëkthesa e jetës time. 

    Që prej atëherë, qëllimi im parësor ka qenë Perëndia dhe shërbesa. Shkolla Mjeksore kishte marrë vendin e dytë ose të tretë në zemrën time. Kjo më duket ka qenë koha që kam hyrë në shërbesë me kohë të plotë.  

    Është interesante të vësh re se pasi mora atë vendim, fillova të shkëlqeja në fakultet. Dola student i dalluar dhe fitova

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1