Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Laikos (Njerëz të zakonshëm)
Laikos (Njerëz të zakonshëm)
Laikos (Njerëz të zakonshëm)
Ebook125 pages1 hour

Laikos (Njerëz të zakonshëm)

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Fjala greke LAIKOS do të thotë “të mos kesh aftësi”. Historia na ka mësuar shpesh se gjërat e mëdha janë përmbushur përmes njerëzve që “u mungon aftësia”. Përmes këtij libri mbresëlënës nga Dag Heward-Mills, mëso çfarë ndodh kur nuk ka besimtarë të thjeshtë që punojnë në kishë; si të ndash barrën me anëtarët e kishës dhe përse duhet të luftojmë për të mbrojtur shërbesën e anëtarëve të thjeshtë.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 14, 2018
ISBN9781683980704
Laikos (Njerëz të zakonshëm)
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Laikos (Njerëz të zakonshëm)

Related ebooks

Reviews for Laikos (Njerëz të zakonshëm)

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Laikos (Njerëz të zakonshëm) - Dag Heward-Mills

    Fjala laik e ka prejardhjen nga fjala greke LAIKOS që do të thotë pa aftësi të veçanta. Historia na ka treguar se gjërat madhështore mund të realizohen nëpërmjet njerëzve që u mungojnë aftësitë. Një vështrim i shpejtë mbi arritjet e njerëzve të zakonshëm ose laikë do të të frymëzojë që t'i përdorësh ato në shërbesë. Nëpërmjet njerëzve laikë shpëtohen shpirtrat, themelohen grupe biblike, rriten kishat dhe vepra e Perëndisë lulëzon.

    Më poshtë po japim disa nga përkufizimet e fjalës laik:

    1. Një laik është një person i thjeshtë.

    2. Një laik është një person normal.

    3. Një laik është një person i zakonshëm.

    4. Një laik është një person me nivel mesatar.

    5. Një laik nuk është profesionist.

    6. Një laik nuk është ekspert.

    7. Një laik nuk është i specializuar.

    8. Një laik nuk është i kualifikuar.

    9. Një laik nuk është i trajnuar.

    10. Një laik nuk është i certifikuar.

    11. Një laik nuk është i licencuar.

    Arritjet e mëdha në botën kishtare

    1. Njerëzit laikë ishin shtyllat e reformimit të madh të kishës

    Përkthimi i Biblës nga Martin Luteri në gjuhën e njerëzve të zakonshëm e ndryshoi botën. Duke qenë se ishte vetëm në gjuhën latine, Bibla u vu në dispozicion edhe të njerëzve të zakonshëm. Sapo njerëzit e zakonshëm/laikë u njohën me zbulesën hyjnore, ata e ndryshuan botën. Duke qenë se kuptuan se shpëtimi mund të arrihej nga të gjithë njerëzit nëpërmjet hirit të Perëndisë, ata iu përveshën punës dhe arritën atë që ne e quajmë Reformim.

    2. Njerëzit laikë janë shtyllat e kishës së madhe metodiste

    Deri në mes të shekullit të 20-të, metodizmi ishte denominacioni më i madh protestant në Shtetet e Bashkuara. Ishin njerëzit laikë ata që e çuan para kishën e madhe metodiste.

    Një traditë e hershme rreth predikimeve në kishat metodiste ishte ajo e predikuesit laik që caktohej për të drejtuar shërbesën e adhurimit dhe për t'i predikuar një grupi kishash i quajtur qark.

    Predikuesi laik ecte më këmbë ose udhëtonte me kalë për në qarkun e caktuar ku do të predikonte sipas një modeli dhe kohe të miratuar.

    Pas emërimit të shërbëtorëve dhe pastorëve, kjo traditë vazhdoi me Predikuesit lokal metodistë. Ata caktoheshin nga kishat individuale dhe më pas miratoheshin dhe thirreshin nga kishat fqinje që të shërbenin si zëvendësues të shërbëtorëve ose gjatë mungesave të tyre të planifikuara.

    3. Njerëzit laikë ishin shtyllat e kishës së vetme më të madhe në botë

    Një nga parimet më themelore mbi të cilat është ndërtuar Kisha e Ungjillit të Plotë Joido (Yoido Full Gospel Church) është parimi i të shërbyerit nëpërmjet njerëzve laikë.

    Kisha e Ungjillit të Plotë, e themeluar nga David Jongi Ço (David Yonggi Cho) dhe vjehrra e tij, Çoi Ja-shil (Choi Ja-shil), të dy pastorë nga Asambletë e Perëndisë, e mbajtën shërbesën e tyre të parë të adhurimit më 15 maj 1958, së bashku me katër zonja të tjera në shtëpinë e Çoi Ja-shilit.

    Deri në vitin 1977 kisha numëronte pesëdhjetë mijë anëtarë, një shifër që u dyfishua vetëm brenda dy viteve. Më 30 nëntor 1981, ajo kishte dyqind mijë anëtarë. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte asambleja e vetme më e madhe në botë dhe u njoh si e tillë edhe nga gazeta Los Angeles Times.

    Në vitin 2007, numri i anëtarëve shkonte në 830,000 dhe asambleja ofronte shtatë shërbesa të së dielës të përkthyera në gjashtëmbëdhjetë gjuhë.

    4. Njerëzit laikë janë shtyllat e rrjeteve të mëdha të kishave të themeluara në Nigeri dhe Ganë

    Edhe Kisha e Krishterë e Shpenguar e Perëndisë (Redeemed Christian Church of God) e themeluar në Nigeri dhe Kisha e Rrëshajave (The Church of Pentecost) me seli në Ganë, njihen për përfitimet që kanë nga përfshirja e njerëzve laikë. Të dyja këto kisha kanë rrjete të mëdha kishash dhe zakonisht përdorin njerëzit laikë për shërbesat e predikimeve dhe mësimeve.

    Kisha e Rrëshajave u themelua nga Xhejms MekKeon (James McKeon), një misionar irlandez i Kishës Apostolike Bredford (Apostolic Church Bradford) në Mbretërinë e Bashkuar, i dërguar në Bregun e Artë (ish-Koloni Britanike në Ganën e sotme). Ajo ka arritur të ketë një numër prej 1.7 milion anëtarësh dhe ka 13,000 kisha në 70 vende në të gjitha kontinentet e botës.

    Në vitin 1952, Pa Josia Akindajomi (Pa Josiah Akindayomi) themeloi në Nigeri Kishën e Krishterë të Shpenguar të Perëndisë.

    Nën udhëheqjen e Peshkopit të Përgjithshëm, reverendit E.A. Adeboje (E.A. Adeboye), kjo kishë ka arritur të ngrejë kisha të tjera në 140 vende të botës dhe numëron miliona pjesëmarrës.

    Në të vërtetë, këto janë arritje të mëdha dhe që janë mundësuar falë punës së njerëzve laikë.

    Arritjet e mëdha në botën jofetare

    1. Sistemi i qeverisjes demokratike lindi nga njerëzit laikë

    Demokraci do të thotë t'u japësh njerëzve të zakonshëm mundësinë të veprojnë dhe ndryshojnë qeveritë, nëse ata e kërkojnë këtë.

    Demokracia është fuqia e njeriut të zakonshëm që refuzon të jetojë në kushte të papranueshme.

    Demokracia është pjesëmarrja dhe ndikimi i njeriut të zakonshëm në një vend.

    Demokracia është e ndërtuar mbi parimet e mundësive të barabarta që u janë dhënë të gjithë njerëzve të zakonshëm.

    2. Superfuqitë u ngritën nga njerëz të zakonshëm

    Revolucioni Amerikan paraqet shembullin klasik të fuqisë së njerëzve të zakonshëm ose laikë që formësuan historinë. Njerëzit e zakonshëm krijuan superfuqinë. Në fund të shekullit të 18-të, Revolucioni Amerikan ishte një eksperiment i suksesshëm që shënoi tranzicionin e një bote të kontrolluar nga disa, drejt shumicës.

    Revolucioni e mori formën kryesisht nga organizatat e vogla revolucionare, si ajo e Bijve të Lirisë (Sons of Liberty). Këto organizata nuk kontrolloheshin nga pronarët e pasur dhe të pushtetshëm, por nga njerëzit e zakonshëm të shtresave të mesme të shoqërisë të cilët u bashkuan për të mbjellë farën e Revolucionit.

    3. Fitorja historikë e zgjedhjeve presidenciale nga Barak Obama (Barack Obama) erdhi nëpërmjet njerëzve laikë

    Në maj 2008, Barak Obama, presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fitoi nominimin e demokratëve për President të Shteteve të Bashkuara.

    Edhe pse demokratët e pasur dhe me influencë mbështetën Hillari Klintonin (Hillary Clinton) duke siguruar miliona dollarë, Obama ishte kandidati i parë presidencial në historinë e zgjedhjeve që mblodhi më shumë fonde se kushdo tjetër, thjesht duke përdorur fuqinë e njerëzve të zakonshëm.

    Ai mblodhi fonde me vlerë 80 milion dollarë për fushatën e tij, pjesa më e madhe e të cilave u sigurua nga kontributet modeste të njerëzve të zakonshëm.

    Kapitulli 2

    Çfarë ndodh kur mungojnë njerëzit laikë dhe vullnetarët?

    1. Nëse nuk i lejon vullnetarët të shërbejnë, atëherë ke eliminuar parimin e krishterë të sakrificës në kishë

    Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: Në qoftë se dikush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.

    Mateu 16:24

    Kryqi është simboli i të krishterëve dhe ai përcjell mesazhin e vuajtjeve dhe vdekjes. Perëndia i foli Abrahamit dhe i tha që të sakrifikonte gjënë më të shtrenjtë që kishte - birin e tij. Mos dëgjo askënd që thotë se koha e vuajtjeve, sakrificës, humbjes dhe vdekjes ka mbaruar. Koha e vuajtjeve, sakrificës, humbjes dhe vdekjes është tani! Perëndia kërkon nga ne që të dorëzojmë gjërat tona më të shtrenjta për t'i shërbyer Atij. Kisha është duke u mbushur me njerëz që nuk janë të vetëdijshëm se Perëndia po i thërret për të sakrifikuar. Krishterimi është feja e sakrificës; ai bazohet te kryqi, te humbja e jetës tënde për të fituar një të re.

    Sakrifica të ndryshme për njerëz të ndryshëm

    Mirëpo disa njerëz kanë një pikëpamje të gabuar rreth Perëndisë që mendojnë se Ai u kërkon të gjithëve që të sakrifikojnë Isakun e tyre. Perëndia nuk i kërkoi Jozefit që të sakrifikonte bijtë e tij. Po ashtu as Jakobit e Isakut. Mbreti David ishte njeri sipas zemrës

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1