Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Ç'do të thotë të bëhesh një bari
Ç'do të thotë të bëhesh një bari
Ç'do të thotë të bëhesh një bari
Ebook163 pages2 hours

Ç'do të thotë të bëhesh një bari

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Vetëm diçka të vjen ndër mend kur dëgjon fjalën “bari” – dele! Delet janë krijesa nën varësi që kanë nevojë për barinj. Bariu është një udhërrëfyes i dashur dhe i kujdesshëm për delet. Në Bibël, Perëndia na quan delet e kullotave të Perëndisë.
Jezusi i tha edhe dishepullit Pjetër të ushqejë tufën e Tij që të tregojë dashurinë për Shpëtimtarin. Të qenit bari është një punë e shkëlqyer. Është një nder të thirresh nga Perëndia, të renditesh në forcën e Tij punëtore dhe të kujdesesh për delet.
Në këtë libër, Dag Heward-Mills na fton, na nxit dhe na tregon si të bashkohemi në punën e madhe të përkujdesjes për bijtë e Perëndisë. Mos lejo të mbetesh jashtë nga kjo punë e bukur e të qenit bari!

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 4, 2019
ISBN9781643290232
Ç'do të thotë të bëhesh një bari
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Ç'do të thotë të bëhesh një bari

Related ebooks

Reviews for Ç'do të thotë të bëhesh një bari

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Ç'do të thotë të bëhesh një bari - Dag Heward-Mills

    Çfarë është një bari?

    Por duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të SHPËRNDARË si delet që nuk kanë BARI.

    Mateu 9:36

    Nuk është nevoja që ne të lodhemi me përkufizimin se kush quhet bari. Bariu është ai që i drejton delet me përkujdesje e dashuri. Bariu është dikush që Perëndia ka thirrur të kujdeset për delet.

    Në Bibël, bijtë e Perëndisë quhen dele dhe Ai ngre njerëz që i quan barinj për t’u kujdesur për këto dele. Perëndia nuk na sheh si një grup gjarpërinjsh, hardhucash, macesh dhe qensh. Jo! Ai na sheh si një grup delesh që kanë nevojë për dashuri, përkujdesje dhe drejtim.

    Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

    Sepse ai është Perëndia ynë dhe NE JEMI POPULLI I KULLOTËS SË TIJ DHE KOPEJA PËR TË CILËN AI KUJDESET.

    Psalmet 95:6-7

    Po e shkruaj këtë libër, sepse jam fort i bindur që shumë njerëz mund të bashkohen e të kujdesen për delet e Perëndisë. Është koha për ne të ngrihemi dhe të bashkohemi me punën e madhe të përkujdesjes së bijve të Perëndisë. Të jesh bari është një prej gjërave më të mëdha të të gjitha kohërave, sepse Zoti ynë i do njerëzit dhe i sheh ata si dele që kanë nevojë për përkujdesje dhe drejtim. Të jesh bari është një punë shumë e mirë. Ja përse është detyra që iu dha apostullit Pjetër, kreut të kishës. Të kujtohet! Jezusi i tha Pjetrit ta vërtetojë dashurinë e tij duke ushqyer dhe duke u kujdesur për delet. Pjetër, a më do ti mua? Nëse më do, ushqeji delet e mia!

    15 Por mbasi hëngrën mëngjesin, Jezusi i tha Simon Pjetrit: «Simon i Jonas, a më do ti mua më shumë se këta?». Iu përgjigj: «Po, Zot, ti e di se unë të dua». I tha përsëri: «Kulloti qengjat e mi!».

    16 Përsëri i tha për të dytën herë: «Simon i Jonas, a më do ti mua?». Iu përgjigj: «Po, Zot, ti e di se unë të dua». Ai i tha: «Ruaji delet e mia».

    17 E pyeti për të tretën herë: «Simon i Jonas, a më do ti mua?». Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: «A më do ti mua?», dhe i tha: «Zot, ti i di të gjitha gjërat, ti e di se unë të dua». Jezusi i tha: «Kulloti delet e mia».

    Gjoni 21:15-17

    Në çdo kishë ka dy kategori njerëzish: barinj dhe dele. Ti je ose bari, ose dele. Bariu në thelb është një pastor. Në të vërtetë, shumë gjuhë nuk kanë fjalë të ndryshme për bari dhe pastor. E njëjta fjalë që përdoret për bari, përdoret edhe për pastor. Preferoj të përdor fjalën bari, sepse i ndihmon të gjithë të kuptojnë çfarë përfshin kjo punë. Preferoj të përdor shprehjen bari, sepse ka një përkufizim më të qartë të asaj që është pastori. Të qenit pastor do të thotë se duhet t’i shohësh njerëzit si dele dhe të lidhesh me ta në këtë mënyrë.

    Ka mjaft interpretime të ndryshme të fjalës pastor dhe secili ka idenë e vet të asaj që duhet të jetë pastori dhe të asaj që duhet të bëjë. Megjithatë, kur ti thua se je bari, e di menjëherë se detyra jote është të kujdesesh për delet. Është e qartë që nëse ti je bari, nuk mund të kujdesesh për njerëzit që nuk kanë karakteristika si të deles dhe nuk mund të drejtohen, të udhëhiqen dhe të pranojnë përkujdesje. Në gjuhën angleze, fjala pastor përdoret shpesh me kuptimin njeri i Perëndisë apo përfaqësues i Perëndisë. Për këtë arsye, profetët, apostujt, dhjakët dhe gati çdo përfaqësues i Perëndisë, quhet pastor. Bariu është dikush që bën një punë më specifike, që ka kohë të përkujdeset, ka kohë të dojë, ka kohë të ushqejë dhe ka kohë të mbledhë delet.

    Vije re në vargun më lart se delet shpërndahen për shkak se nuk ka bari. Delet nuk shpërndahen për shkak se nuk ka profet. Delet nuk shpërndahen për shkak se nuk ka ungjilltar apo dhjak. Delet shpërndahen sepse nuk ka bari. Është bindja ime e fortë që shumë njerëz janë thirrur të bëhen barinj. Shumë njerëz mund të japin dashurinë, kohën, energjinë e tyre për t’u kujdesur për dikë tjetër. E di këtë, sepse shumë njerëz bëhen nëna dhe etër dhe kanë aftësinë e natyrshme të kujdesen për fëmijët e tyre. Të jesh bari përfshin po kaq shumë dashuri, përkujdesje dhe udhëheqje, sa delet në fund i quajnë barinjtë e tyre etër. Kur ngrihet dikush me vajosjen e një bariu, njerëzit mblidhen rreth tij sepse të gjithë kanë nevojë për dashuri, përkujdesje dhe drejtim.

    Mëso të përdorësh fjalën bari kur përshkruan ata që kujdesen për bijtë e Perëndisë dhe po i ushqejnë, sepse kështu janë. Kur ti e përshkruan veten si një bari, kjo të ndihmon të fokusohesh në punën tënde si bari. Sot, shumë njerëz që duhet të kujdesen, t’i duan dhe t’i drejtojnë delet, janë bërë njerëz sekularë që janë më të përshtatshëm në një universitet, sesa në një kishë.

    Po të shihje një bari pas tryezës së punës në një bankë, menjëherë do ta pyesje: Ku i ke lënë dhitë dhe delet? Çfarë u ka ndodhur? Kush po kujdeset për to?. Sot, shumë barinj i kanë lënë dhitë dhe delet, dhe gjenden në vendet e tregtisë duke bërë diçka krejt ndryshe nga të qenit bari. Ata e kanë përçmuar nderin që na është dhënë të kujdesemi për popullin e Perëndisë dhe t’i ushqejmë. Mos e hidh këtë libër. Të qenit bari është detyrë shumë e rëndësishme. Është puna e Perëndisë. Merre seriozisht. Ti mund të bëhesh bari dhe të kujdesesh për bijtë e Perëndisë. Edhe ti mund të bësh diçka për Perëndinë!

    Ishte një kohë kur ne morëm, por është koha për ne që të japim! Ishte një kohë kur u mësuam, por është koha për ne të mësojmë të tjerët! Ishte një kohë kur ne u drejtuam nga dikush, por është koha të drejtojmë të tjerët! Dorëzoje veten për këtë punë fisnike të të qenit bari - për t’i dashur, për t’u kujdesur dhe për t’i mësuar njerëzit. Është një nder. Edhe nëse je thjesht një besimtar, ti mund të bëhesh një bari. Shumë besimtarë të thjeshtë janë në shërbesë. Ti mund të bëhesh një nga ata besimtarë të nderuar që i shërbejnë Perëndisë si barinj.

    Nëse je në shërbesë në kohë të plotë, mendoje veten si një bari, sesa si një njeri i Perëndisë. Kjo do të të ndihmojë të kuptosh thirrjen tënde më mirë. Lëviz bashkë me dhuntitë e dashurisë, të përkujdesjes, të drejtimit dhe të mësimit prej Perëndisë dhe do të jesh një bari për bijtë e Perëndisë. Mos harro se Jezusi i do shumë delet e Tij. Ai vdiq për ne. Ai kujdeset për ne aq shumë! Të gjithë ata që kujdesen për delet e Perëndisë kanë lëvizur drejtpërsëdrejti në dashurinë e Perëndisë, sepse Jezusi i deshi dhe vdiq për këto dele.

    Kapitulli 2

    Përse mund të bëhesh një bari

    Në këtë kapitull dua të të tregoj se ka shumë arsye biblike pse besoj se ti mund të bëhesh një bari. Besoj se në një pikë të caktuar të zhvillimit tënd të krishterë, ti mund të bëhesh bari, të paktën në një nivel të caktuar. Bibla mëson nga shumë kënde për të qenit të frytshëm në shërbesë. Fjala na mëson gjithashtu se shumë dhe jo pak janë thirrur në shërbesë.

    Dhe ai dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë, të tjerë si barinj [poimen] e mësues, për ndreqjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit.

    Efesianëve 4:11, 12

    Interpretimi i zakonshëm i këtij Shkrimi është se Perëndia i dha poste të veçanta shërbimi Kishës, për tre arsye kryesore:

    1. Për të përsosur shenjtorët.

    2. Për të bërë punën e shërbesës.

    3. Për të ndërtuar Trupin e Krishtit.

    Kjo është e vërtetë. Megjithatë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se përkthyesit e Biblës shtuan shenjat e pikësimit, që ndonjëherë jep një interpretim të papërshtatshëm të tekstit. Kur ti heq presjet nga Efesianëve 4:12, ka një kuptim krejt ndryshe, që besoj se është më i saktë. Hiq shenjat e pikësimit nga Efesianëve 4:12 dhe shiko çfarë thotë vargu.

    Dhe ai dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë, të tjerë si barinj [poimen] e mësues, për ndreqjen e shenjtorëve për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit.

    Efesianëve 4:11, 12

    Shkrimi tani po thotë se Perëndia dha apostuj, profetë, ungjilltarë, pastorë dhe mësues për ndreqjen e shenjtorëve për veprën e shërbimit.

    E thënë ndryshe, këto poste të veçanta të shërbesës janë dhënë për të përsosur shenjtorë të zakonshëm që të aftësohen (shenjtorët) të bëjnë veprën e shërbimit. Ç’do të thotë kjo? Do të thotë thjesht që shenjtorët e zakonshëm mund të bëjnë punën e shërbesës. Do të thotë gjithashtu se puna në shërbesë nuk është vetëm për disa apostuj dhe mësues të caktuar.

    Barinjtë mund të përmbushin shumë mirë një pjesë të madhe të shërbesës.

    Kur ti e interpreton Efesianëve 4:11, 12 në këtë mënyrë, e vë përgjegjësinë e shërbesës mbi të gjithë ne dhe jo vetëm mbi disa njerëz të veçantë. Kështu duhet të jetë, sepse Bibla thotë se shumë janë thirrur!

    Perëndia nuk ka thirrur kurrë pak njerëz për të bërë punën e Tij. Perëndia ka thirrur gjithmonë shumë më tepër njerëz se ata që janë përgjigjur.

    Po të ishe ti Perëndia dhe të kishe një detyrë të madhe për të përmbushur - detyrën e sjelljes në shpëtim të të gjithë botës, a do të thërrisje pak njerëz dhe të dërgoje vetëm ata? Sigurisht që jo! Ti do të thërrisje sa më tepër njerëz të ishte e mundur dhe do t’i dërgoje. Sa keq që pak njerëz i përgjigjen thirrjes, prandaj në fund zgjidhen pak për të shërbyer në vresht.

    A ka ndonjë rëndësi thirrja?

    Thirrjen e Perëndisë e kemi bërë sikur të jetë ndonjë përvojë mistike që përfshin dëgjimin e zërave, të parit të vizioneve dhe të paturit e përvojave të pabesueshme frymërore. Ky është një përgjithësim i gabuar. Shumë janë thirrur, por shumë prej tyre nuk kanë parë vizione të Jezusit. Bibla na mëson se ne jemi thirrur të jemi shenjtorë.

    Të gjithëve që janë në Romë, të dashur nga Perëndia, TË THIRRUR SI SHENJTORË....

    Romakëve 1:7

    Kishës së Perëndisë, që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, THIRRUR shenjtorë....

    1 e Korintasve 1:2

    Janë shenjtorët që pritet të bëjnë punën, sipas Efesianëve 4:12. Tani le të jemi të sinqertë. Në thirrjen tonë për të qenë shenjtorë, sa prej nesh kanë dëgjuar zëra të mbinatyrshëm? Sa prej nesh kanë parë bubullima dhe shkreptima që na kanë frikësuar aq sa kemi dashur të shpëtohemi? Sa nga ne janë rrëzuar rrugës për në Damask? Shumë pak të krishterë kanë patur thirrje kaq dramatike për tek Perëndia.

    Megjithatë, kjo s'do të thotë që nuk jemi thirrur të jemi të krishterë.

    Të gjithë të krishterët e rilindur kanë një thirrje të mbinatyrshme në jetën e tyre për të qenë shenjtorë. Mund të mos jetë e jashtëzakonshme, por sigurisht që është e mbinatyrshme. Nëse ti e quan veten të krishterë, atëherë ke marrë një thirrje së cilës i je përgjigjur. Po të informoj se pa e ditur, ti ke dëgjuar një thirrje dhe i je përgjigjur thirrjes hyjnore.

    Cila ishte ajo thirrje? Ajo thirrje ishte thjesht një bindje që erdhi mbi ty për realitetin e Jezu Krishtit. E njëjta bindje të bëri t’ia japësh jetën Krishtit, dhe të bëri një të krishterë të rilindur.

    Ndonjëherë njerëzit që kërkojnë diçka sensacionale, e humbasin lëvizjen e vërtetë të mbinatyrshme të Perëndisë. Në të njëjtën mënyrë si jemi thirrur të jemi të krishterë, Perëndia do të thërrasë shumë prej nesh në

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1