Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Fuqia E Gjakut
Fuqia E Gjakut
Fuqia E Gjakut
Ebook78 pages56 minutes

Fuqia E Gjakut

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Bibla flet për shumë lloje gjaku: gjaku i dhive, gjaku i deleve, gjaku i pëllumbave! Bibla njëkohësisht pohon kategorikisht se pa derdhjen e gjakut nuk ka heqje të mëkateve. A mund të heqë mëkatet e tua ndonjë nga këto lloje të ndryshme gjaku? Përgjigjja është një “Jo!” e madhe. Po çfarë mund ta lajë mëkatin? Asgjë, veç gjakut të Jezu Krishtit! Vetëm gjaku i Jezusit ka fuqi të lajë mëkatet dh të na sjellë shpëtim.
Në këtë libër shumë të rëndësishëm do të zbulosh shumë sekrete të shenjta për gjakun e Jezu Krishtit. Do të zbulosh se si gjaku i Jezusit jep jetë dhe si gjaku i Jezusit e përftoi rëndësinë e vet. Do të zbulosh ndërveprimin mes Frymës së Shenjtë dhe gjakut të Jezusit. Ka vërtet fuqi në gjakun e Jezusit!

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 14, 2018
ISBN9781641356114
Fuqia E Gjakut
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Fuqia E Gjakut

Related ebooks

Reviews for Fuqia E Gjakut

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Fuqia E Gjakut - Dag Heward-Mills

    Ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga Jezu Krishti. Ka shumë gjëra që mund të studiojmë rreth Jezu Krishtit. Mund të studiojmë jetën e Tij, familjen e Tij, arritjet e Tij, shërbesën e Tij, udhëtimet e Tij, Objektivat e tij, dhe mënyrën se si Ai udhëhiqte. Por, dy gjërat më të rëndësishme rreth Jezu Krishtit janë fjalët e Tij dhe gjaku i Tij.

    Fjalët e çmuara

    Fjalët e Jezusit janë të rëndësishme sepse ato na mësojmë të vërtetat dhe urtësinë e Perëndisë.

    Fjalët e Jezusit qëndrojnë mbi çdo fjalë njerëzore. Sot, fjalët e Jezusit veçohen nga pjesa tjetër e shkrimit duke u shënuar me shkronja të kuqe.

    Më parë, fjalët e bukura të Krishtit përziheshin pa bërë dallim me pjesën tjetër të Shkrimit. Biblat e sotme i japin vendin e merituar fjalëve të Jezusit. Në biblat me shkronja të kuqe, fjalët e Jezusit vendosen në një kategori të vetën; një kategori që është e pakrahasueshme.

    Gjatë fazës së Reformimit të kishës, fokusi i njerëzve ishte vepra e Krishtit në Kalvar. Më herët, fokusi i tyre ishte te personi i Krishtit. Në vitet e mëvonshme, ishin detajet e jetës së Tij tokësore nga grazhdi deri në kryq ato që u bënë fokusi i studimeve intensive. Sot, ne duhet të theksojmë gjithashtu gjakun e Jezu Krishtit.

    Fatmirësisht, sot njihet vlera unike e gjakut të Jezusit. Gjaku i Jezusit po merr dallimin që meriton.

    Gjaku i çmuar

    Mëkatet tona nuk mund të lahen përmes fjalëve të Jezusit. Neve na nevojitet gjaku i Jezusit për të na larë nga mjerimi ynë dhe nga gjendja jonë mëkatare që emrat tanë të shkruhen në Librin e Jetës. Pavarësisht se sa foli, predikoi dhe mësoi Jezusi, Atij sërish i duhej të na shpëtonte përmes fuqisë së gjakut të Tij. Pa derdhjen e gjakut nuk ka shlyerje të mëkateve! Duhej të kishte derdhje gjaku që mëkatet tona të mund të mbuloheshin.

    Kush do të paguante për mëkatet tona?

    Është e vërtetë se në mësimet e Jezu Krishtit gjendet predikimi dhe urtësia e Perëndisë. Por kush do të paguante për mëkatet tona? Kush do të paguante çmimin që ne t'i shmangeshim ferrit? Ne jemi shpenguar (blerë sërish) përmes gjakut të Jezu Krishtit. Ne u shpenguam jo prej fjalëve të Jezusit, por prej gjakut të Tij. Ne u shpenguam jo prej gjakut të demave dhe të cjepve, por përmes gjakut të Jezusit.

    Mbarimi i predikimit dhe derdhja e gjakut

    Pse e ndaloi Jezu Krishti predikimin në moshën tridhjetë e tre vjeçare dhe mori rrugën drejt kryqit? Pse nuk vazhdoi Ai misionin e Tij të predikimit dhe mësimit të fjalës së Perëndisë edhe në vende të tjera? Nuk mund të kishte shkuar ai në Siri, Liban, Angli, Gjermani, Irak, Persi, Indi dhe Afrikë? Sigurisht që mund të kishte shkuar! Ishte vetëm tridhjetë e tre vjeç kur dha jetën e Tij në kryq. Nëse do të kishte jetuar edhe dyzetë vjet të tjera ose ndoshta deri në moshën tetëdhjetë vjeçare, do të kishte qenë në gjendje të udhëtonte në të gjithë botën.

    Kur vizitova Çenain në Indi, gjeta një kishë që ishte ndërtuar në kujtim të Thomait, dyshuesit. Thomai ishte një prej dymbëdhjetë apostujve të Jezu Krishtit. Me sa duket, Thomai ishte apostulli që udhëtoi deri në Indi dhe shërbeu atje. Atje ai u martirizua dhe në nder të tij u ndërtua ajo kishë. Nëse Thomai, që jetoi dhe eci me Jezusin ishte në gjendje të udhëtonte deri në Indi, atëherë edhe vetë Jezusi do të kishte qenë në gjendje të shkonte deri në Indi. Ishte brenda mundësive të Jezu Krishtit që të udhëtonte në mbarë botën dhe të predikonte ungjillin e mbretërisë.

    Jezu Krishti e ndaloi papritur predikimin dhe u nis drejt Jerusalemit ku Ai e dinte që do të arrestohej, do të torturohej dhe do të vritej. Jezusi tha "Askush nuk mund të ma heqë (jetën), por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri". Pse e bëri këtë Jezusi? A po mendonte Ai mirë?

    Pse kryqi?

    Pse Jezusi me dëshirë dhe me ndërgjegje të plotë shkoi drejt vendit të kryqëzimit, aty ku njerëz të ligj do ta vrisnin? Sepse kjo ishte mënyra se si Jezusi do të lejonte që gjaku i Tij të derdhej për mëkatet e njerëzimit. Nëse Jezusi nuk do ta kishte derdhur gjakun e Tij për ne, shërbesa e Tij do të kishte zgjatur derisa mesazhi i Tij të fashitej. Sot, fuqia e gjakut të derdhur të Jezusit vazhdon të veprojë. Ajo arrin në majën e malit më të lartë dhe në luginën më të ulët në botë. Fuqia e Perëndisë për shpëtim vazhdon të çlirohet edhe dymijë vjet pas vdekjes së Jezu Krishtit, falë gjakut të Jezusit. Kjo është arsyeja pse gjaku i Jezusit është i rëndësishëm.

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1