Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Dhjetë Gabimet Kryesore Që Bëjnë Pastorët
Dhjetë Gabimet Kryesore Që Bëjnë Pastorët
Dhjetë Gabimet Kryesore Që Bëjnë Pastorët
Ebook81 pages1 hour

Dhjetë Gabimet Kryesore Që Bëjnë Pastorët

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Bibla na thotë se ne të gjithë bëjmë gabime – nuk përjashtohen as pastorët. Gabimet kanë një tendencë që të kthejnë pas, në vend që të shkosh përpara. Një gabim mund të të ndalojë së avancuari. Çfarë gabimi të mundshëm mund të bëjë një pastor? Cilat mund të jenë dhjetë gabimet më të mëdha të një pastori?
Je i mirëpritur të shfletosh faqet e këtij libri të mrekullueshëm dhe të zbulosh vetë gabimet për të cilat je në rrezik t’i bësh dhe si t’i evitosh gabimet e mëdha që një pastor është i prirë të bëjë. Ky libër mjaft i rëndësishëm do të jetë një bekim për ty dhe shërbesën tënde.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJul 25, 2018
ISBN9781641348355
Dhjetë Gabimet Kryesore Që Bëjnë Pastorët
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Dhjetë Gabimet Kryesore Që Bëjnë Pastorët

Related ebooks

Reviews for Dhjetë Gabimet Kryesore Që Bëjnë Pastorët

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Dhjetë Gabimet Kryesore Që Bëjnë Pastorët - Dag Heward-Mills

     Ngathtësia në shërbesë

    Shumë pastorë janë të ngathët për të përparuar në shërbesën e tyre. Disa herë ata janë të ngathët në bindjen e tyre ndaj thirrjes së Perëndisë. Mbase, për shkak të kësaj shumë pastorë kanë temperament flegmatik. Ngathtësia është një gjë shumë e rrezikshme në shërbesë. Një nga përcaktuesit e jetës sonë është shpejtësia me të cilën lëvizim. 

    Çfarë është koha sipas orës së Perëndisë? Ekzistojnë tri kohë të cilat funksionojnë njëkohësisht. Këto janë: "koha ime, koha jote dhe koha". 

    Atëherë Jezusi u tha atyre: Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.

    Gjoni 7:6

    Hidhi një vështrim orës sate të dorës tani. Kjo natyrisht është koha jote. Shiko orën e dikujt tjetër. Ajo është koha e tij. Por çfarë është koha

    Në jetën reale, çdo orë është paksa ndryshe në kohë nga një tjetër. Ora ime është zakonisht disa minuta para për të më ndihmuar të evitoj vonesat. Orët e disa të tjerëve janë më të sakta. Ky fenomen sjell edhe një mori kohësh të ndryshme për gjithsecilin. 

    Në mbretërinë frymërore, ne të gjithë kemi kohë të ndryshme. Koha ime është e ndryshme nga koha jote. Prandaj Jezusi tha: Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati

    Disa vite më parë, Princesha Diana tronditi botën kur ajo iku nga kjo jetë në mënyrë të menjëhershme dhe tragjike. Askush nuk e priste që ajo të vdiste aq shpejt. Askush nuk e priste që ajo të vdiste atë të diel në mëngjes. 

    Një javë para se të vdiste, nëse do të më kishe pyetur, Sa është ora?, unë do të të kisha thënë: Është e diel dhe koha për në kishë. Nëse do t'i kishe bërë asaj të njëjtën pyetje, ajo mbase do të të kishte thënë: Është një mëngjes tjetër e diele; dhe pas disa ditësh do të shkoj të vizitoj të dashurin tim në Francë. Dhe në fakt ndodhi që shtatë ditë më pas ajo vdiq. Për fat të keq ajo nuk e dinte.  

    Një ditë para vdekjes, të shtunë, ajo ishte duke darkuar me të dashurin e saj egjiptian në Paris. Nëse dikush do të të kishte pyetur: Sa është ora, ti mund t'i kishe thënë: Është 20:00. Nëse dikush do ta kishte pyetur atë, ajo mund të thoshte: Është e shtunë mbrëmje, koha për intimitet dhe për të ëndërruar një të ardhme më të mirë. Por ajo e kishte gabim; koha e vërtetë për të ishte vetëm disa orë larg para fundit të saj. Ajo, gjithashtu, ishte një javë më afër ceremonisë së saj të përmortshme.  

    "Koha ime flet për vendndodhjen time në kalendarin e jetës sime. Koha jote, flet për vendndodhjen tënde në kalendarin e jetës sate, dhe koha" flet se ku ndodhemi në kalendarin e përgjithshëm të Perëndisë. 

    Duke qenë se është e panjohur për shumë njerëz, kjo jetë tokësore dhe çdo udhëzim ose mundësi është shumë e lidhur me kohën. Lexo këtë dhe lexoje mirë: çdo udhëzim që të është dhënë nga Perëndia, ka një kohëmatës të padukshëm. Numërimi mbrapsht fillon kur Perëndia të flet. Koha në dispozicion për ta përmbushur atë detyrë reduktohet me kalimin e çdo ore. Shumë mendojnë se janë duke pritur për një mundësi më të mirë dhe do ta marrin seriozisht Perëndinë më vonë. Mos u mashtro! Data e skadimit e periudhës sate të hirit po afrohet me shpejtësi. 

    Siç e përmenda më lart, Princesha Diana, mund të ketë qenë duke planifikuar dasmën e saj. Çfarë ajo nuk dinte ishte se nuk ishte shumë larg natës së largimit të saj. Ajo nuk ishte e vetëdijshme për faktin se do të kishte funeralin më të madh të të gjithë kohërave. Ajo nuk e dinte kohën e saj. 

    A e njeh kohën? A e njohim kohën? 

    Nëse Perëndia të ka thënë se duhet të përmbushësh disa detyra, atëherë bashkë me të ka filluar edhe tik-taku i orës.  Do të vijë një kohë që nuk do të kesh më mundësi ta zbatosh atë udhëzim. 

    Disa herë Perëndia të thotë: Investo për Mbretërinë time. Mbase do të të duhet një periudhë pesëvjeçare kur mund t'i bindesh Atij. Mbase Ai do të të thotë: Shko misionar. Mbase ky udhëzim ka një kontratë dhjetëvjeçare. Disa njerëz shpenzojnë tetë vjet të kësaj periudhe duke u marrë me gjëra të tjera dhe më pas në dy vitet e fundit, përpiqen t'i binden Perëndisë. Por koha e tyre pothuajse ka mbaruar. Asgjë e efektshme nuk mund të bëhet gjatë dy viteve të mbetura.   

    Një ditë, Perëndia do ta heqë elementin kohë nga jeta jonë. Kjo është profetizuar në librin e Zbulesës ku Ai u betua se nuk do të ketë më kohë. Por deri atëherë, gjithçka që duhet të bëjmë, është e lidhur fort me tik-takun e orës.  

    I dashur i krishterë, nëse mendon se ke gjithë kohën në dispozicion për të kënaqur Perëndinë, atëherë je duke jetuar nën mashtrimin më të madh. 

    Dhe bëri be për atë që rron në shekuj të shekujve, që krijoi qiellin dhe gjërat që janë në të, tokën dhe gjërat që janë në të, detin dhe gjërat që janë në të, se nuk do të vonohet më...

    Zbulesa 10:6

    Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell...

    Predikuesi 3:1

    Kam lexuar një libër në të cilën autori thoshte: "Shkruaji librat që ke për

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1