Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Ndikimet e Këndshme të Vajosjes
Ndikimet e Këndshme të Vajosjes
Ndikimet e Këndshme të Vajosjes
Ebook154 pages1 hour

Ndikimet e Këndshme të Vajosjes

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Si një i krishterë, influenca më e madhe dhe më e ëmbël në jetën tënde duhet të jetë Fryma e Shenjtë. Ky libër të aftëson të kuptosh sesi karakteri, ndërgjegjja, krijimtaria, madje dhe aftësia jote për të qenë i shenjtë mund të influencohet nga Fryma e Shenjtë.
Përmes këtij libri fenomenal nga Dag Heward-Mills, ti duhet ta lejosh Frymën e Shenjtë të të influencojë, frymëzojë, ndikojë dhe ndryshojë jetën tënde përjetë.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290201
Ndikimet e Këndshme të Vajosjes
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Ndikimet e Këndshme të Vajosjes

Related ebooks

Reviews for Ndikimet e Këndshme të Vajosjes

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Ndikimet e Këndshme të Vajosjes - Dag Heward-Mills

    Çfarë mund të ketë ndikim tek ty?

    U tha atyre një shëmbëlltyrë tjetër: «Mbretëria e qiejve i ngjan majasë që e mori një grua dhe e fshehu me tri masa miell derisa u mbrujt plotësisht».

    Mateu 13:33

    Majaja është një ndikim i padukshëm e i fshehur, e cila e mbrun miellin dhe bën që ai të fryhet, të ngrihet e të bëhet më i lehtë. Jezus Krishti na dha si mësim se mbretëria e Perëndisë gjithashtu i nënshtrohet ndikimeve të fshehta që kanë ndikim tek çdo gjë.

    Ndikimi i majasë mbi miellin është edhe real, edhe i mahnitshëm njëkohësisht. E megjithatë majaja është e padukshme kur po vepron me shumë fuqi. Ndikimet e padukshme janë të vërteta. Ndikimet e padukshme janë ose të mira ose të këqija.

    Ndikimi më i mirë e më i madh mbi jetën e një të krishteri është Fryma e Shenjtë dhe ky libër flet për ndikimet e padukshme, por të vërteta: ndikimet e ëmbla të Frymës së Shenjtë!

    Ky libër është thjesht një renditje e sferave të ndryshme në të cilat ne mund të presim ndikimin e Frymës së Shenjtë. Ne duhet që ta kërkojmë atë dhe duhet të lutemi që ta marrim. Ndikimi i Frymës së Shenjtë është jetësor. Është tepër i rëndësishëm për mbijetesën tonë.

    Çfarë po të ndikon ty? Si një shërbestar, çfarë të ndikon ty? Çfarë po të udhëheq dhe po të nxit që të bësh ato gjëra që po bën? A je nën një ndikim të mirë apo nën një ndikim të keq?

    Ka tri ndikime të padukshme të liga të cilat janë jashtëzakonisht të panjohura dhe të keqkuptuara nga të krishterët. Ndikimi i parë i lig e i padukshëm mbi të krishterët janë djajtë. Ndikimi i dytë i lig e i padukshëm mbi të krishterët është bota ose toka. Ndikimi i tretë i padukshëm janë ndjenjat dhe shqisat (sensorët) tona. Kur njerëzit nuk janë nën ndikimin e Frymës së Shenjtë ata janë nën influencën e njërës nga këto tri ndikime. Kështu, ata ose janë tokësorë, ose sensualë ose djallëzorë.

    Kur po i shkruante kishave të Galatisë, apostulli Pal i paralajmëroi besimtarët atje për ndikimet e padukshme dhe depërtuese të cilat po i ndikonin ato kisha. Këto ndikime ai i quajti maja. Pali shpjegoi efektin e majasë. Ai tha se pak maja është një lloj bindjeje. Ky ndikim i padukshëm ishte kaq i fuqishëm saqë ai mund ta pengonte një të krishterë në shërbesën e tij. Vini re Shkrimin: Ju vraponit bukur; kush ju pengoi që të mos i bindeni së vërtetës? Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret. Pak maja e bën të vijë gjithë brumin. (Galatasve 5:7-9).

    Ky libër flet për ndikimet e ëmbla të Frymës së Shenjtë! Ai do të të zbulojë sferat e ndryshme të jetës tënde të cilat mund të ndikohen nga Fryma e Shenjtë. Teksa Perëndia të flet me anë të këtij libri, ti do ta hapësh veten ndaj Frymës së Shenjtë. Ti edhe do ta presësh, edhe do ta lejosh Frymën e Shenjtë që të ketë ndikim mbi aspektet e ndryshme të jetës tënde.

    Kapitulli 2

    Tri ndikime të liga

    Kjo nuk është urtësi që zbret nga lart, por është tokësore, shpirtërore, djallëzore.

    Jakobi 3:15

    Efekti përfundimtar i ndikimit të ëmbël të Frymës së Shenjtë është që të të bëjë ty një njeri frymëror. Dhjata e Re flet me nderim të lartë për njerëzit frymërorë. Njerëzit frymërorë janë njerëzit më të rëndësishëm në kishë. Por çdo qenie njerëzore ka katër opsione nga të cilat të mund të zgjedhë. Qenia njerëzore ose do të jetë tokësore, ose do të jetë sensuale, ose do të jetë djallëzore, ose do të jetë frymërore.

    Biznesmenët janë të rëndësishëm në botën e biznesit. Doktorët janë të rëndësishëm në botën e shëndetësisë, por në kishë, njerëzit frymërorë janë ata që janë të rëndësishëm. Apostulli Pal ua dërgoi shkrimet e tij njerëzve frymërorë për shkak se ai e dinte se ishin vetëm njerëzit frymërorë ata që mund të dallonin nëse ato që po thoshte ai ishin nga Perëndia ose jo. Në qoftë se dikush mendon se është profet ose FRYMËROR, le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit. (1 e Korintasve 14: 37).

    Ti duhet të synosh që të jesh një njeri frymëror, i cili jeton nën ndikimin e Frymës së Shenjtë. Ndikimet e këndshme të Frymës së Shenjtë do të të shndërrojnë në një njeri frymëror. Nga ana tjetër, në rast se ti nuk jeton nën ndikimin e Frymës së Shenjtë, ti përfundimisht do të vish nën ndikimin e diçkaje tjetër.

    Tokësor, Sensual ose Djallëzor!

    Ti ose do të jesh nën një ndikim tokësor, ose nën një ndikim sensual ose nën një ndikim djallëzor. Nuk është e vështirë që të gjesh një njeri tokësor, një njeri sensual apo një njeri djallëzor. Ata i shohim vërdallë gjatë gjithë kohës. Në vend që të jenë frymërorë, shumë të krishterë janë tokësorë, sensualë apo djallëzorë!

    Si është një person sensual?

    Një njeri sensual sundohet nga shqisat (sensorët) dhe ndjenjat e tij. Ai ndjek orekset e veta dhe i shkon pas atyre gjërave që sheh apo pëlqen. Një njeri sensual ha shumë, fle shumë, kryen shumë marrëdhënie seksuale dhe përfshihet në çdo lloj kënaqësie që të jetë e mundur. Shumë të rinj e nisin jetën duke ndjekur ndjenjat e tyre. Diskot, klubet e natës dhe festat janë të mbushura me njerëz që e vazhdojnë me kërcime jetën e tyre dhe që e ndjekin sensualitetin deri në pikën e fundit. Shpërndarësit e drogës dhe përdoruesit e drogës janë njerëz që ndjekin ndjenjat drejt shkatërrimit të tyre.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të njohësh dikë të cilin nuk mund ta shohësh.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të njohësh dikë i cili nuk është fizik. Perëndia është frymë.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të njohësh dikë i cili nuk iu përgjigjet pyetjeve e as nuk flet.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të njohësh dikë me anë të një përfaqësuesi.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të imagjinosh se si është dikush, kur ai është shumë i ndryshëm nga ti.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të njohësh dikë të cilin nuk mund ta ndjesh.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të njohësh dikë të cilit nuk ia dëgjon dot zërin.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të njohësh dikë të cilin nuk e ke takuar kurrë.

    Një njeri sensual ka vështirësi në njohjen e Perëndisë për shkak se nuk është e lehtë që të njohësh dikë i cili është misterioz.

    Si është një person tokësor?

    Një njeri tokësor e ka vështrimin të përqendruar mbi këtë tokë. Shumë njerëz sensualë transformohen në atë që ata mendojnë se është një version më i mirë i një qenieje njerëzore. Këta njerëz me mendje sensuale thjesht konvertohen në njerëz me mendësi tokësore. Një njeri tokësor nuk ka mendime as për Qiellin, e as për Ferrin. Ai nuk sheh jetë tjetër përtej kësaj jete tokësore. Të gjitha planet dhe orvatjet e tij dalin shumë dritëshkurtra dhe të pavëmendshme ndaj gjërave të përjetshme. Njerëz të tillë nuk kanë mendime gjykimi; që veprimet dhe punët e tyre do të dalin në dritë dhe që ata do të paguajnë çmimin për mëkatet e tyre.

    Shumë presidentë e kryeministra që së jashtmi duken të njerëzishëm e që kanë shkuar në Oksford, Kembrixh, Harvard, etj., dikur kanë jetuar jetë të egra kur kanë qenë të rinj, duke marrë drogë, duke pirë pa fund alkool dhe duhan. Ata thjesht kanë ndryshuar nga të qenit njerëz sensualë, duke u bërë njerëz tokësorë. Ata mund të duken të njerëzishëm dhe larg prej ditëve të tyre të sensualitetit. Por, po jua them, shumë prej tyre janë thjesht më tepër tokësorë sesa sensualë; nuk kanë asnjë vlerë të përjetshme.

    Ti si i krishterë, duhet të kesh si synim që të bëhesh një njeri frymëror. Ti nuk duhet të jesh tokësor, sensual ose djallëzor.

    Si është një person djallëzor?

    Një person djallëzor është dikush i cili ndikohet fuqimisht nga frymërat e liga. Të gjithë jobesimtarët janë të ndikuar nga frymërat e liga. Megjithatë disa jobesimtarë flasin dhe veprojnë nën një ndikim më të madh të

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1