Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Antologji e Kur'anit
Antologji e Kur'anit
Antologji e Kur'anit
Ebook1,035 pages10 hours

Antologji e Kur'anit

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Në këtë antologji janë pasqyruar ajete e sure si hyrje në tematikën e Kur'anit sipas shqipërimit nga Myfti Salih Ferhat Hoxha.
Kur'ani është horizont i hapur; sa më shumë i afrohesh, më i larmishëm shfaqet spektri i tij. Kur'ani është i qartë në përmbajtje, i figurshëm në kuptim, udhëzim e drejtim për besimtarët, platformë e jetës së individit, familjes dhe të shoqërisë.

LanguageGjuha shqipe
PublisherKudret Hoxha
Release dateMay 29, 2019
ISBN9780463420263
Antologji e Kur'anit
Author

Kudret Hoxha

A former librarian in his native Albania, now retired, K.S.Hoxha is currently immersed in religious studies and translation of the Koran. He lives in the city of White Plains, New York.

Related to Antologji e Kur'anit

Related ebooks

Related categories

Reviews for Antologji e Kur'anit

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Antologji e Kur'anit - Kudret Hoxha

    1. KREU 96. EMBRIONI (EL ÂLEK)

    Periudha e Mekës, 19 ajete

    بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

    اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ ﴿١﴾ خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ ﴿٢﴾ اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ ﴿٣﴾ الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ ﴿٤﴾ عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ ﴿٥﴾ كَلَّا إِنَّ الْإِنسَانَ لَيَطْغَىٰ ﴿٦﴾ أَن رَّآهُ اسْتَغْنَىٰ ﴿٧﴾ إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ الرُّجْعَىٰ ﴿٨﴾ أَرَأَيْتَ الَّذِي يَنْهَىٰ ﴿٩﴾ عَبْدًا إِذَا صَلَّىٰ ﴿١٠﴾ أَرَأَيْتَ إِن كَانَ عَلَى الْهُدَىٰ ﴿١١﴾ أَوْ أَمَرَ بِالتَّقْوَىٰ ﴿١٢﴾ أَرَأَيْتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ﴿١٣﴾ أَلَمْ يَعْلَم بِأَنَّ اللَّـهَ يَرَىٰ ﴿١٤﴾ كَلَّا لَئِن لَّمْ يَنتَهِ لَنَسْفَعًا بِالنَّاصِيَةِ ﴿١٥﴾ نَاصِيَةٍ كَاذِبَةٍ خَاطِئَةٍ ﴿١٦﴾ فَلْيَدْعُ نَادِيَهُ ﴿١٧﴾ سَنَدْعُ الزَّبَانِيَةَ ﴿١٨﴾ كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَاسْجُدْ وَاقْتَرِب ۩ ﴿١٩﴾

    Bismil-Láhir-Rahmánir-Rahím.

    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

    Lexo! Me Emrin e tët Zoti që krijoi, / njeriun n’embrion e krijoi. / Lexo! Yt Zot është Më Bujari, / Ai që shkrimin ia mësoi, / njeriut të paditurën ia mësoi. / Por njeriu rebelon / kur mendon se vetëmjafton; / tek yt Zot në kthim shkon. / E sheh kë ndalon / robin kur falet? / E sheh në është në udhë të drejtë / a porosit devocion? / E sheh, në mohon e largohet, / nuk e di se Allahu vështron? / Jo, jo! Do ta zëmë për balli nëse nuk ndalon; / ballë gënjeshtar e mëkatar. / Dhe, le të thërrasë këshillin e tij! / Ne thërrasim engjëjt zebanij. / Jo, jo, mos iu bind atij! Falju Zotit dhe afrohu!  (1-19)

    Gjatë muajit Ramadan që ishte për arabët muaj spiritual para Islamit, Muhammedi a.s. (Alejhisselam-Paqja qoftë me/mbi të!), atëherë te dyzetat, tërhiqej në rrethinat e Mekës, pranë guvës Hira, në Malin e Dritës (Xhebel el Nur); aty meditonte dhe i lutej Allahut, Zotit të Gjithësisë. Lindur e rritur jetim, Muhammedi i përkiste familjes së Hashimëve, në fisin e madh të Kurejshëve, njohur ndër arabët si kujdestarë të Qabes (El Qâ'beh). Që në moshë të re, mekasit e thërrisnin Muhammedin El Emin (Besniku) për moralin dhe besnikërinë e tij. Në shtëpinë e ungjit, Ebu Talibit, Muhammedi, bashkë me të kushërinjtë, kulloste delet e dhitë ose merrte pjesë në punët e tjera të familjes. Por mekasit nuk ishin beduinë nomadë; ata qenë qytetas, merreshin me tregti e zeje, organizonin panaire dhe prisnin e përcillnin pelegrinë që vinin "nga luginat e thella, më këmbë e mbi deve gërmuqe." (Kurani 22:27) Tregtia ishte jetesë për mekasit. Me prodhimet e tyre në natyrë, ata merrnin rrugët e gjata të Sirisë e Jemenit për të blerë pëlhurë, mëndafsh, erëza dhe artikuj artizanalë. Kur ishte ende i vogël, i ungji e pati marrë Muhammedin te një karvan për në Damask. Më vonë, Hadixheja, grua e ve dhe e pasur, do t’ia besonte mallrat e saj, por Muhammedi nuk ka pasë tregtuar për vete. Edhe kur Hadixheja i propozoi për martesë dhe ai u bashkua me të, Muhammedi bënte bamirësi me pasurinë e tyre.

    Sikundër i gjyshi, Abdul Muttalibi, i cili pati qenë kujdestari i Qabes kur Ebreha, sundimtari i krishterë i Jemenit erdhi me ushtri dhe elefantë të rrënonte tempullin e shenjtë të arabëve, Muhammedi nuk besonte idhujt, por Zotin Një, në besimin monoteist të Ibrahimit dhe Ismailit a.s. Gjatë kohës së tij kishte prirje për t’iu kthyer traditës së Ibrahimit. Bartësit e saj quheshin ahnaf ose hanifë, të drejtë e të vendosur (në besimin tek një Zot).

    Kështu, një natë Ramazani (të vitit 610 e.r.), thuhet, të njëzetë e shtatën natë, ndërsa i lutej Zotit në vetmi, Muhammedit a.s. iu shfaq në qiell dritë, … një fuqi e rreptë, / me intelekt. Dhe u përqendrua / në horizontin e lartë, / pastaj zbriti e u afrua / sa dy harqe a më afër. (53:5-9) I thirri: Lexo! Muhammedi iu përgjigj i frikësuar: Nuk di të lexoj. E ndrydhi fort, pastaj e lëshoi. I thirri përsëri: Lexo! Muhammedi iu përgjigj: Nuk di të lexoj. Së treti kumbuan fjalët:

    اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ ﴿١﴾ خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ ﴿٢﴾ اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ ﴿٣﴾ الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ ﴿٤﴾ عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ ﴿٥﴾

    Ikre'! Bismi Rabbiqel-ledhí khalek’. / Khalekal insáne min âlek'. / Ikre' ve Rabbuqel eqrem’. / El-ledhí âl-leme bil kalem'. / Âl-lemel insáne ma’lem jâ’lem.

    Lexo! Me Emrin e tët Zoti që krijoi, / njeriun n’embrion e krijoi. / Lexo! Yt Zot, Më Bujari, / Ai që shkrimin ia mësoi, / njeriut të paditurën ia mësoi. (96:1-5)

    Ikre, lexo, recito fjalët që të përcillen; lexo, studio, në Librin e Gjithësisë, duke filluar me Emrin e Zotit që është Krijues. Me këto fjalë hapet platforma e fesë së re, për kohët e reja. Një i vetëquajtur profet nuk do ta kishte shpallur frymëzimin e tij me këto fjalë, por me himne e lëvdata. Në vazhdim, Zoti-Krijues, me cilësinë më thelbësore të Tij, nuk thotë se e krijoi njeriun nga balta, siç përmendet në mënyrë të figurshme, as se e krijoi nga uji, që në Kuran, një mijë e katërqind vjet para shkencës moderne, përcaktohet qartë si baza e jetës, por thotë se e krijoi nga embrioni, pika e gjakut ku ngjizet fara e jetës.

    Zoti është Bujar, Më Bujari (الْأَكْرَمُ el eqrem), sipas tekstit kuranor, për të vënë në dukje shkallën sipërore, prandaj e mësoi atë të shkruajë (fjalë për fjalë: me penë) dhe ia mësoi të paditurën duke e aftësuar mbi krijesat e tjera dhe engjëjt. Pra, në këto pesë vargje të shkurtra me të cilat fillon Kurani, theksohen studimi, krijimi dhe dija.

    Me mësimet e Kuranit, arabët nuk u veçuan nga bota, por u integruan në të e bashkëpunuan, përtërinë dijet e fjetura nga civilizimet greke e romake dhe dhanë kontributin e tyre në matematikë, kimi, mjekësi, astronomi, gjeodezi e lundrim; ndërtuan rrugë e sisteme vaditëse, eksploruan vende të panjohura për Mesdheun duke lundruar deri në Polinezi e Karaibe (Arab.: të afërta); ngritën observatorë e qendra kërkimi, përdorën sistemin bankar në të katër anët e khalifatit, hapën biblioteka e universitete, nga Bagdati deri në Spanjë, ku jepnin mësim e studionin muslimanë, të krishterë e hebrenj dhe prej nga filloi Rilindja Evropiane. Ato vepra që kanë mbetur sot në Spanjë nga koha e arabëve, pasqyrojnë shkëlqimin e Civilizimit Islam. Rruga e suksesit qëndron, dashtë Zoti, te bashkëpunimi.

    Me të mbaruar kumtesa, Muhammedi u kthye në shtëpi i tronditur. I tha së shoqes, Hadixhesë: Mbulomë, mbulomë! Kohë më pas, engjëlli i erdhi përsëri e i tha:

    يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ ﴿١﴾ قُمْ فَأَنذِرْ ﴿٢﴾ وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ ﴿٣﴾ وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ ﴿٤﴾ وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ ﴿٥﴾ وَلَا تَمْنُن تَسْتَكْثِرُ ﴿٦﴾ وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ ﴿٧﴾

    O i Mbuluar! / Ngrehu e lajmëro, / Zotin tënd madhëro, / petkat tua i pastro, / të papastrës iu largo; / në bën një të mirë, të përfitosh mos kërko; / për tët Zot duro!  (74:1-7) Këtu, e papastra (e pamoralshmja) është idhujtaria me zakonet barbare.

    Hadixheja e njihte prej kohësh Muhammedin për vërtetësinë e fjalëve të tij dhe e besoi. Por ata nuk mund ta shpjegonin ç’ishte në të vërtetë kjo ndodhi: vizion apo realitet. Të nesërmen shkuan te Varaka bin Neufal, një i moshuar, kushëri i largët i Hadixhesë, që njihte Biblën dhe qe bërë i krishterë. Nga pleqëria, Varakan e patën lënë sytë. Kur dëgjoi ngjarjen, tha se "po të ishte gjallë, do ta shihte atë të përzënë prej popullit të vet dhe se kjo kishte ndodhur me profetët."

    Muhammedin e besuan disa nga njerëzit më të afërt: kushëriri i tij, Aliu, por ai ishte ende i vogël; Zejdi, një rob që Hadixheja ia pati dhuruar me rastin e martesës, ndërsa ai i dha lirinë dhe më vonë e birësoi; Ebu Bekri, shoku, miku dhe bashkudhëtari i tij më i afërt, një pasanik, i njohur ndër mekasit për dije e bamirësi.

    Qabeja, në kuptimin kubi, është një ndërtesë me katër faqe muri: 13m. e lartë; 11 x 13m., dimensionet në bazë. Zoti thotë në Kuran:

    إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكًا وَهُدًى لِّلْعَالَمِينَ ﴿٩٦﴾

    E para shtëpi e caktuar për njerëzit është ajo në Bekkeh (Mekë), e bekuar dhe drejtim për botët. (3:96)

    Sipas studiuesve, Profeti Ibrahim dhe i biri, Ismaili, ngritën themelet e Qabes rreth vitit 2030 para erës së re, ndërsa tempulli i Solomonit në Jeruzalem përfundoi më 1007 p.e.r. Nga Bibla, Jeruzalemi u ndërtua prej Solomonit (Sulejmanit) më se katër shekuj pas Musait. (1.Mbretërit 6:1) dhe, pas kësaj kohe, u bë drejtim në adhurimin e Zotit (1.Mbretërit 8:29). Ndërsa, Abrahami (Ibrahimi a.s.) jetoi tetë - nëntë shekuj para Musait. Kur Ibrahimi udhëtoi me Haxheren e Ismailin nëpër shkretëtirën e Paranit dhe i la ata në një vend të pabanuar, mes kodrash e shkëmbinjsh, ku më pas shpërtheu burimi i Zemzenit, tregon qartë se i Madhi Zot e drejtoi nga vendi i Ka'abas që të rindërtonte tempullin e lashtë të adhurimit. Në shekullin e dytë të erës sonë, Ptolemeu e përmend Mekën me emrin Makoraba, vendbanim në jug të Arabisë me një tempull.

    Duke iu rikthyer rrugës që ndoqi Ibrahimi a.s., Zoti përmend në Kuran:

    وَإِذْ جَعَلْنَا الْبَيْتَ مَثَابَةً لِّلنَّاسِ وَأَمْنًا وَاتَّخِذُوا مِن مَّقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى ۖ وَعَهِدْنَا إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ ﴿١٢٥﴾

    "Kur e bëmë Shtëpinë strehim e siguri për njerëzit, pra, merrni vendndodhjen e Ibrahimit një vendfalje, ua besuam Ibrahimit dhe Ismailit ta pastronin Shtëpinë Time për ata që i sillen qark, që ngujohen (dhjetë ditët e fundit të Ramazanit), që përkulen e përulen (duke iu falur Zotit)." (2:125)

    Sikurse Ibrahimi dhe profetët para e pas tij, Muhammedi a.s. erdhi me misionin "ta pastronte" besimin e njerëzve nga idhujtaria e traditat barbare, në besimin tek një Zot dhe veprat e mira. Ne nuk shohim ndonjë shkëputje në Kuran mes besimit e veprës. Në këtë këndvështrim trajtohet gjithë historia profetëve dhe ky përbën boshtin ideor të Kuranit rreth të cilit ndërtohet tematika e tij me problemet e veçanta të individit, familjes e shoqërisë, të luftës e paqes, të pasionit e ndërgjegjes, të kësaj bote dhe së ardhmes, për ta ndërgjegjësuar njeriun në qëllimin e jetës.

    Në paragrafin e dytë të sures, njeriu që "ndalon robin kur falet" është kryetari i fisit të Kurejshëve, Amr ibn Hisham, i mbiquajtur Ebu Xhehl (ati i injorancës, kohës paraislamike, të barbarisë e padijes). Kur Muhammedi a.s. doli në Qabe dhe nisi t’i falej Zotit me krye në tokë, Ebu Xhehli kërcënoi se do ta shkelte me këmbë. Këtë, sepse ai po dilte kundër besimit dhe traditës së të parëve. Kurejshët besonin Allahun, Zotin e Gjithësisë, porse u faleshin idhujve. Pastaj, Muhammedi po fliste për barazi të njerëzve para Zotit, për mirëtrajtimin e robit, jetimit e të varfrit dhe për dhënien llogari Ditën e Gjykimit. Kërcënimit të Ebu Xhehlit, Zoti i përgjigjet me engjëjt zebanij – rojat e ferrit.

    Megjithëse paragrafët e këtij kreu janë në shkëputje kohore prej rreth dy vitesh, kanë mes tyre lidhje e vazhdimësi. Vendosjen e ajeteve në sure e bënte vetë Profeti, me frymëzimin e Zotit, ndërsa ndjekësit e tij i mësonin përmendësh ose i shkruanin në pergamenë, lëkura etj. Shkruesi i tij, Zejd bin Thabit, mbante kopje të sureve që vinin. Shpallja e Kuranit vazhdoi për njëzetë e tre vjet duke përcjellë e drejtuar bashkësinë e re të besimtarëve nga një gjendje në tjetrën. Këto pasqyrohen në Kuran, në përmbajtje dhe mjetet artistike që përdoren. Sepse Kurani nuk është libër lutjesh e përsiatjesh, por vërejtje e sqarim, udhëzim e drejtim, këshillë për besimtarët dhe platformë e shoqërisë. Sepse Kurani u foli njerëzve dhe ata e ndoqën.

    _____

    2. KREU 68. PENA (EL KALEM)

    Periudha e Mekës, 52 ajete

    بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

    ن ۚ وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ ﴿١﴾ مَا أَنتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ ﴿٢﴾ وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ ﴿٣﴾ وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ ﴿٤﴾ فَسَتُبْصِرُ وَيُبْصِرُونَ ﴿٥﴾ بِأَييِّكُمُ الْمَفْتُونُ ﴿٦﴾ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ ﴿٧﴾

    Bismil-Láhir-Rahmánir-Rahím.

    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

    Nun. Për penën dhe shkrimin, / me mirësinë e tët Zoti, nuk je i marrë ! / Për ty, një shpërblim të pashterë. / Ti je mbi një moral të lartë. / Do ta shohësh e ta shohin, / kush është i marrë. / Yt Zot e di më mirë cili nga Rruga e Tij ka shkarë. Ai i di ata që janë në udhë të mbarë. (1-7)

    Profeti a.s. ka thënë për penën: "Të parën që krijoi Zoti ishte pena dhe i tha: Shkruaj! Ajo tha: Im Zot, çfarë të shkruaj? Tha: "Shkruaj paracaktimin (kaderin) dhe gjithçka deri në përjetësi." (Sipas Tirmidhiut¹)

    Kreu Pena, arabisht: El Kalem, është pranuar nga kuranologët si e dyta ose e treta në rendin kronologjik sepse, pas shprehjes: "Ikre! Bismi Rabbiqel-ledhi khalek’..." (Lexo! Me Emrin e tët Zoti që krijoi...) me të cilën fillon shpallja e Kuranit, betimi i Zotit në penën (pendën) dhe shkrimin, lë të nënkuptohet vijueshmëria e këtyre dy sureve. Megjithë ndryshimet e opinioneve për sa i përket rendit kronologjik të disa sureve, studiuesit bashkohen në mendimin se kreu i Penës është ndër suret e hershme të periudhës së Mekës. Rodwell, një orientalist anglez i shekullit të 19-të që ka përkthyer Kuranin sipas rendit kronologjik, e vë kreun e Penës të shtatëmbëdhjetin duke e krahasuar me suret e përafërta në përmbajtje.

    Kreu Pena fillon me shkronjën N (ن nun ) të alfabetit prej nga quhet, gjithashtu, kreu Nun. Komentatorët e marrin edhe si fjalë, në kuptimin e peshkut ose mbajtëses së bojës së shkrimit. Janë 29 sure, nga të cilat vetëm tre të periudhës së Medines, që fillojnë me shkronja të veçuara, nga një, dy, tre, katër e pesë. Këto shkronja quhen: mukatta’at (shkurtime) dhe janë 14:  ا,  ح,  ر,  س,  ص,  ط,  ع,  ق,  ك,  ل,  م,  ن,  ه,  ى,  më së shumti, të kombinuara në: ﱂا (elif, lam, mim), ku, sipas shpjegimit mistik, Zoti thotë: "Unë jam Njohës. Shkronjat iniciale kanë qenë përdorur në poezinë arabe para Islamit, në mënyrë simbolike ose për t’i dhënë tonin vargut. Gjithashtu, shkronjat e alfabetit arab përmbajnë vlera numerike të cilat përdoreshin para se të adaptohej sistemi i ri i numrave në shekullin e tetë. Nisur nga kjo, një teori e re e trajton Kuranin të kodifikuar me numrin 19 që përmendet në kreun 74, ajeti 30, ku thuhet: Nëntëmbëdhjetë janë mbi të. Autori i kësaj teorie, Reshad Khalifa, një biokimist egjiptian, përllogariti ajete dhe sure të Kuranit si shumëfishë në vlerë të numrit 19 duke e quajtur këtë: mrekulli matematike të Kuranit" që vërteton autorësinë e tij.

    Në ajetin e parë, fjalë për fjalë, është: ...dhe ç'shkruajnë/radhisin , shkrimin që shkruajnë engjëjt apo njerëzit, këtu, Kuranin. Fjala i marrë (Arab. mexhnún) do të thotë: i zënë nga xhinët. Kurejshët e njihnin mirë Muhammedin dhe e thirrnin: El Emin (Besniku), por, kur ai nisi t'u fliste për fenë e re, për barazi e drejtësi mes njerëzve, si për të lirin e robin dhe për dhënien llogari Ditën e Gjykimit, ata thanë se e kanë zënë xhinët ose është poet dhe kërkon t’u prishë mendjen. Kjo tregon se kreu i takon periudhës së kundërshtimit të hapur të mekasve, aty nga viti i katërt i misionit profetik.

    Ajeti 4: Ti qëndron mbi një moral të lartë, në tekstin e Kuranit: وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيم Ve inneqe leâlá khulukin âdhím, siç kanë vënë në dukje kuranologët, përcakton platformën morale të Kuranit, në të njëjtën kohë, moralin e Profetit Muhammed a.s. të cilit iu ngarkua shpallja e Kuranit. Sipas një thënie të njohur, përcjellë nga Ebu Katadah², Sa'd bin Hisham e pyeti Aishan r.a. (Zoti qoftë i kënaqur prej saj) rreth moralit të Muhammedit a.s., në kuptimin e gjerë të fjalës dhe ajo i tha: Nuk e ke lexuar Kuranin? Ai i tha: Pa dyshim. Ajo tha: "Me të vërtetë, morali i të Dërguarit të Allahut është Kurani. Maududi³ thekson se mekasit e njihnin Muhammedin për karakterin e tij të lartë; atëherë, si qe e mundur që ky njeri të predikonte diçka prej të marri a të zënë nga xhinët?"

    Zoti i thotë të Dërguarit të Vet të mos u bindet njerëzve pa karakter e moral, pengues të së mirës e mëkatarë, që duan "të lakosh e të lakojnë" duke bërë kompromis në çështjen e besimit (ajetet 8-16). Kur krerët idhujtarë e panë se Muhammedit po i vinin njerëzit pas, i thanë se e besonin me kusht që ai të mos i përmendte idhujt e tyre.

    Në ajetet 17-33, përshkruhet një episod me "pronarët e kopshtit që bënë plan të vilnin patjetër herët, në agim, të mos i shikonte ndonjë i varfër dhe nuk thanë: إن شاء الله Insha Allah! Në dashtë Zoti! Kur shkuan në vend, kopshti kishte rënë në tokë nga një furtunë gjatë natës, ndëshkim prej Zotit. U mjeruan dhe mbetën të penduar. Me shembuj të tillë, Kurani përcjell te besimtarët mësimet që duhet të nxjerrin nga jeta. Përshkrimi i figurshëm, plot krahasime, e bën Kuranin një vepër të mirëfilltë letrare, të rrjedhshme e të këndshme në të lexuar, mbresëlënëse e të lehtë në të mbajturit mend, që i qëndron çdo kohe e horizonti, në thellësinë dhe dimensionet e shpjegimit.

    Duke iu rikthyer subjektit të sures, Zoti i siguron të Dërguarit të Tij "një shpërblim të pashterë"(ajeti 3) dhe kopshtet e begata (xhennátun-neîm  جَنَّاتُ النَّعِيْمِ) për të devotshmit (ajeti 34). Ishin vetëm fillimet e Kuranit dhe Muhammedi ndodhej nën trysninë e peshës së revelatës dhe të presioneve nga krerët kurejshitë. I Madhi Zot e këshillon të bëjë durim dhe, për këtë, i sjell shembullin e Junusit a.s. që humbi durimin dhe ra në gojën e peshkut (ajetet 48-50).

    Kreu mbyllet me fjalët: وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ (Ve ma huve il-lá dhiqrun lilâlemín) "Ai (Kurani) është për botët vetëm një kujtesë." (ajeti 52)

    _____

    3. KREU 73. I MBËSHTJELLI (EL MUZZEMMIL)

    Periudha e Mekës, 20 ajete

    بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

    يَا أَيُّهَا الْمُزَّمِّلُ ﴿١﴾ قُمِ اللَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًا ﴿٢﴾ نِّصْفَهُ أَوِ انقُصْ مِنْهُ قَلِيلًا ﴿٣﴾ أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا ﴿٤﴾ إِنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلًا ثَقِيلًا ﴿٥﴾ إِنَّ نَاشِئَةَ اللَّيْلِ هِيَ أَشَدُّ وَطْئًا وَأَقْوَمُ قِيلًا ﴿٦﴾ إِنَّ لَكَ فِي النَّهَارِ سَبْحًا طَوِيلًا ﴿٧﴾ وَاذْكُرِ اسْمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلْ إِلَيْهِ تَبْتِيلًا ﴿٨﴾ رَّبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ فَاتَّخِذْهُ وَكِيلًا ﴿٩﴾

    إِنَّ رَبَّكَ يَعْلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدْنَىٰ مِن ثُلُثَيِ اللَّيْلِ وَنِصْفَهُ وَثُلُثَهُ وَطَائِفَةٌ مِّنَ الَّذِينَ مَعَكَ ۚ وَاللَّـهُ يُقَدِّرُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ ۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحْصُوهُ فَتَابَ عَلَيْكُمْ ۖ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنَ الْقُرْآنِ ۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرْضَىٰ ۙ وَآخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِي الْأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِن فَضْلِ اللَّـهِ ۙ وَآخَرُونَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّـهِ ۖ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ ۚ وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَأَقْرِضُوا اللَّـهَ قَرْضًا حَسَنًا ۚ وَمَا تُقَدِّمُوا لِأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِندَ اللَّـهِ هُوَ خَيْرًا وَأَعْظَمَ أَجْرًا ۚ وَاسْتَغْفِرُوا اللَّـهَ ۖ إِنَّ اللَّـهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ﴿٢٠﴾

    Bismil-Láhir-Rahmánir-Rahím.

    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

    O i mbështjellë ! / Ngrehu natën përveçse pak, / gjysmën ose më pak / a më shumë dhe recito me ritëm Kuran. / Ne do të të përcjellim fjalë me peshë. / Qëndrimi natën e ka gjurmën të rëndë dhe fjalën me gjurmë. / Ditën ke endje të gjatë. / Përmende Emrin e tët Zoti dhe kushtoju Atij me kushtim. / Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit. S’ka zot veç Tij. Atë merre në besim. (1-9)

    Yt Zot e di se qëndron gati dy të tretën e natës, gjysmën a të tretën e saj. Edhe një grup nga ata me ty. Allahu mat natën e ditën. Ai e di se ju nuk mund ta llogaritni dhe ju fal. Lexoni Kuran ç’të jetë lehtë. Ai e di se ka ndër ju të sëmurë, të tjerë që udhëtojnë në tokë duke kërkuar mirësitë e Allahut dhe të tjerë që luftojnë në Rrugën e Allahut. Pra, lexoni prej tij ç’të jetë lehtë. Kryeni të falurit, jepni zeqatin dhe huajini Allahut një hua fisnike. Ç’të mirë i përgatisni vetes, e gjeni pranë Allahut, më të mirë dhe me shpërblim më të madh. Kërkoni falje Allahut sepse Allahu është Falës, Mëshirëplotë. (20)

    Kreu "I Mbështjelli" (me rrobë nate), arabisht: اَلْمُزَّمِّلُ el muzzemmil, krahas porsafillimit të misionit profetik, është, me pak fjalë, platformë e së ardhmes dhe udhëzim për Profetin e besimtarët se si t’i kushtojnë kohën e duhur Kuranit. Po në këtë sure, tek ajeti 19, i Madhi Zot thotë: Kjo është këshillë; kush të dojë, te Zoti i tij të marrë udhë.

    Fjalët i drejtohen, së pari, Profetit a.s., sepse ai mbante peshën e vahjit dhe, pas tij, besimtarëve që e pasonin. Aisha r.a. thotë: "Kur i vinte vahji (وَحْيٌ vahj-i, revelata) të Dërguarit të Allahut, e mbulonin djersë të ftohta dhe, po të qe mbi deve, deveja shtypej me gjoks në tokë e nuk lëvizte deri në mbarim të vahjit." Këto fjalë i citon Maududi në veprën e tij: Tefhim’ul Kuran (Kuptimi i Kuranit).

    Sipas traditës profetike, leximi me ritëm i Kuranit, gjatë natës, me disa reqate (cikle uljesh) duke u falur, quhet tehexhxhud ose salatul lejl dhe kryhet pas ritit të jacisë (صَلَاة الْعِشَاء salat' el' îshá), në orët e mesnatës ose para faljes së mëngjesit. Te kreu Isra (Udhëtimi i natës), ajeti 79, thuhet: "Kalo një pjesë nate me të (me Kuran), si shtesë (Arab. نَافِلَةٌ nafileh), që yt Zot të të ngrejë në pozitë të lëvduar. Pra, Zoti udhëzon këndimin e Kuranit, natën, me ritet shtesë, por e ka lënë robin e vet të lirë, me aq sa ka mundësi. Gjithashtu, në këta ajete pohohet aktiviteti i ditës. Në fund të ajetit 9: ...Atë merre në besim", fjala وَكِيلًا (veqíl) do të thotë: dorëzanës, përfaqësues, kujdestar.

    Ajeti 20 merret si i periudhës së Medines pasi në të përmenden lufta (në kuptimin e mirëfilltë) në Rrugën e Zotit dhe zeqati (detyrimi mbi të ardhurat) të cilat u ligjëruan në Medine. Sipas disa tradicionalistëve që u përmbahen thënieve të Aishes r.a., koha mes këtyre ajeteve nuk është shumë e gjatë, por rreth një vit. Kjo vjen më e pranueshme po të kemi parasysh temën për të cilën bëhet fjalë dhe që Zoti u jep më lirësim Profetit e besimtarëve të mos kalojnë në veprime të mundimshme. Ka edhe ajete të tjera, shpallur në Mekë, ku përmendet zeqati si bamirësi, psh:  7:156;  18:81;  19:31, 55;  21:73;  23:4;  27:3;  30:39;  31:4;  41:6.  Në ajetin 20, udhëzohet qartë: Lexoni Kuran ç’të jetë më lehtë. Këtu është fjala për namazet me xhemat (të falurit në grup). Pastaj, secili, sipas mundësisë, qëndron më vonë ose më gjatë. Zoti e llogarit kohën dhe se sa e vlefshme është ajo. Krahas detyrimeve, një "hua fisnike" për Zotin është kontributi në Rrugën e Zotit, që nuk humbet por mbetet pranë Zotit, me shpërblim të madh. Ato që e përshkojnë Kuranin fillim e mbarim, pas vërejtjeve që Krijuesi u bën krijesave me dënimin e rreptë në këtë botë e në të ardhmen, janë falja dhe mëshira e Zotit. Zoti fal gjithë mëkatet përveçse kur i bëhet Atij shok. Porse i Madhi Zot fal edhe atë mëkat kur robi kthehet i penduar. Siç thotë në Kuran:

    قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّـهِ ۚ إِنَّ اللَّـهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ ﴿٥٣﴾

    Thuaj: Robtë e Mi, shpërdorues të vetvetes! Mos i prisni shpresat nga mëshira e Allahut! Allahu i fal mëkatet, të gjitha. Ai është Falësi, Mëshirëploti. (39:53)

    _____

    4. KREU 74. I MBULUARI (EL MUDDETHTHIR)

    Periudha e Mekës, 56 ajete

    بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

    يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ ﴿١﴾ قُمْ فَأَنذِرْ ﴿٢﴾ وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ ﴿٣﴾ وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ ﴿٤﴾ وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ ﴿٥﴾ وَلَا تَمْنُن تَسْتَكْثِرُ ﴿٦﴾ وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ ﴿٧﴾.....

    Bismil-Láhir-Rahmánir-Rahím.

    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

    "O i mbuluar! / Ngrehu e lajmëro, / Zotin tënd madhëro, / petkat tua i pastro, / të papastrës iu largo; / në bën një të mirë, të përfitosh mos kërko; / për tët Zot duro!  (1-7)

    Kur t’i fryhet borisë, / është ditë e vështirë, / për mohuesit jo e lehtë. / Lërma Mua kë të vetëm e krijova, / që i bëra mall dhe ia shtova, / me djem pranë, / udhën ia sheshova. / Pastaj lakmon t’ia shtoj. / Jo! Armik i dëshmive Tona. / Rëndë do ta ndëshkoj.  (8-17)

    Mendoi dhe mori një vendim. / U vraftë, ç’vendim! / Përsëri, u vraftë, ç’vendim! / Pastaj hodhi një vështrim. / U vrenjt e u bë zi. / Pastaj u kthye me krenari. / Dhe tha: E vjetër magji. / Fjalë e njeriut./ Do t’ia vë zjarrit. / A e di ti ç’është ky zjarr? / Nuk kursen e lë gjë. / Lëkurëpërzhitës. / Nëntëmbëdhjetë janë mbi të.  (18-30)

    Roje të zjarrit i bëmë engjëjt, numrin e tyre, tundim për mohuesit. Le të binden ata të Librit⁴ dhe t’u shtohet besimtarëve besimi. Të mos dyshojnë ata të Librit e besimtarët dhe të thonë zemërsëmurët e mohuesit: Ç’ka dashur Allahu me këtë shembull? Kështu, Allahu lë të gabojë atë që do dhe drejton atë që do. Veç Tij, askush s’e di ushtrinë e tët Zoti. Kjo, për njeriun është kujtesë.  (31)

    Jo! Për Hënën, / për natën kur ikën / dhe agimin kur ndriçon! / Është ndër më të mëdhatë. / Për njeriun, lajmëresë. / Për këdo që dëshiron të shkojë përpara a prapa të mbesë.  (32-37)

    Secili është peng i fitimit të tij. / Por, jo të djathtët. / Në kopshte pyesin / nga mëkatarët: / Ç’ju solli në zjarrin e ferrit?/ Thonë: Nuk faleshim, / nuk ushqenim të varfrit, / merreshim me fjalë të kota, / përgënjeshtronim Ditën e Gjykimit, / derisa na erdhi vdekja./ Nuk u bën dobi e ndërhyrësve ndërhyrja.  (38-48)

    Përse largohen nga Kujtesa? / Si gomerë të trembur / që ikin prej luanit? / Secili ndër ta dëshiron t’i jepen fletë të hapura. / Dhe nuk i frikësohen së ardhmes. / Por, kjo është kujtesë. / Kush të dojë e kujton. / E kujtojnë në dashtë Allahu, Zoti i Devocionit dhe Faljes."  (49-56)

    Kuranologët më të hershëm bashkohen në mendimin se shtatë ajetet e para të këtij kreu, pas ajeteve 1-5 të kreut 96, hapin shpalljen publike të Kuranit. Ajetet në vazhdim kanë zbritur më vonë.

    Në thelb të kësaj sureje qëndron kontradikta me mohuesit. Sipas shpjegimit të Maududiut, aty nga viti i tretë i misionit profetik, krerët kurejshitë u mblodhën për të mbajtur qëndrim të përbashkët ndaj Muhammedit a.s., në prag të fillimit të pelegrinazhit, kur haxhinjtë nga anët e Arabisë do të vinin të kryenin ritet dhe do të dëgjonin fjalët e tij. Ata dërguan te Muhammedi kryetarin e fisit Makhzum, Velid bin al-Mugireh, i cili dallohej si njeri i mençur e orator.

    Ibn Kethir,⁵ në komentin e tij, përshkruan kështu ngjarjen: Velid bin al-Mugireh shkoi së pari në shtëpinë e Ebu Bekr bin Ebi Quhafas ku dëgjoi t’i recitohej Kuran. Ndërkohë qenë shpallur një numër suresh të shkurtra. Me fjalët e Kuranit, Velidi mbeti i mrekulluar dhe u kthye i bindur. Ebu Xhehli, kryetari i kurejshëve, i shkoi në shtëpi duke thënë se fisi po mbledh lëmoshë meqë paske ngrënë bukën e Ebu Quhafas. Velidi u prek në sedër dhe u përpoq t’i bindte krerët se Kurani nuk qe ndonjë poezi që thurnin ata dhe se Muhammedi nuk ishte poet apo i zënë nga xhinët e nuk fliste fjalë pa kuptim. Krerët i thanë që nuk e kishin dërguar për këtë dhe se arabët nuk do t’i besonin më ata. Përballë tyre, Velidi u lëkund, sajoi diçka në mendje dhe tha: Le të themi se është magjisje (një lloj demagogjie) e lënë nga të parët, fjalë njeriu. I Madhi Zot i përgjigjet rreptë me ajetet e Kuranit. Ajeti 17: "Rëndë do ta ndëshkoj", fjalë për fjalë, është: "Do ta bëj të vuajë një të përpjetë (monopat) të vështirë" si ndëshkim.

    Në shtatë ajetet e para, "e papastra" (رُجْزٌ) është simbol i idhujtarisë, me padijen dhe traditat barbare. Krahas çështjes së besimit, Islami ndahej nga padija dhe hapte një epokë të re, në kërkim të dijes e civilizimit social. Prandaj Evropa mori nga arabët bazat e humanizmit dhe të rilindjes. Ajo që shohim sot në vendet e prapambetura muslimane, ish-koloniale, nuk është Islami, por strategjia e shtypjes dhe përçarjes, me fenë si mjet dhune e vëllavrasjeje. Sepse Kurani urdhëron bashkimin e jo përçarjen dhe se Muhammedi a.s. i mbajti me çdo kusht muslimanët të bashkuar, qoftë edhe pas betejës së Uhudit ku një pjesë e luftëtarëve e braktisi. Pas humbjes, ai arriti t’i mobilizonte ata në ndjekje të armikut.

    Në ajetet 8-10, "ditë e vështirë" është Dita e Gjykimit. Besimtarët e pyetën Profetin a.s. se ç’duhej të bënin për t'i shpëtuar asaj dite. U tha:

    «قُولُوا: حَسْبُنَا اللهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ، عَلَى اللهِ تَوَكَّلْنَا»

    (Kúlú: Hasbunall-lláhu, ve ni'mel veqíl; alall-lláhi teveq-qelná.) "Thoni: "Na mjafton Allahu, ç’dorëzanës (përfaqësues) i mirë! Tek Allahu mbështetemi.

    Kjo shprehje, sa e përmbledhur dhe e saktë, ka domethënie të gjerë sipas së cilës besimtari vë jetën, të tashmen dhe të ardhmen e tij, në Rrugën e Zotit dhe i mbështetur te Zoti. Nga një tjetër këndvështrim, nëse mesazhet që Muhammedi a.s. shpallte ishin fjalët e tij, ai do të kërkonte shteg kompromisi për t’ia arritur qëllimit të afërm. Që në fillim, besimi i tij ishte thjesht për Zotin dhe, se ai, asnjëherë nuk hiqej të zotëronte ndonjë fuqi në njohjen e së padukshmes e të ardhmes dhe të kishte në dorë fatin e njerëzve. Kurani thotë dhe Muhammedi a.s. e përsëriste shpesh, se "ai përcillte fjalët që i komunikoheshin."

    Numri nëntëmbëdhjetë, që ka ngjallur diskutime mes studiuesve të kohëve tona, shpjegohet në Kuran. Sepse Kurani është mesazh për të gjithë dhe për çdo kohë e dije dhe se i Madhi Zot lë hapësirë në ajetet (dëshmitë) e Tij. Pra, siç kuptohet, numri i engjëjve, besimtarëve ua forcon bindjen sepse Zoti thotë të vërtetën ndërsa mohuesit i tundon me dyshimin dhe mosbesimin e tyre. Për Zotin nuk ka kufizim në numër.

    Tek ajetet 32-34, Zoti betohet në Hënën, natën dhe agimin, siç do ta shohim kur bën be në krijimin dhe dukuritë që Ai ka krijuar. Këto janë mjete të të shprehurit letrar për të theksuar çka vjen më pas. Këtu nuk përdoret fjala e mirëfilltë e betimit, por shkronja و (v, وَ , ve, e zanuar) që shërben si lidhëz. Dikush nuk e përkthen si betim, por, thjesht, për të tërhequr vëmendjen.

    "Të djathtët, në ajetin 39, ndryshe nga koncepti i sotëm për liberalët, në Kuran cilësohen të mbarët, të drejtët e të mirët. Ata janë banorët e parajsës. Ndër ta, më pranë Zotit janë të parët", paraprijësit, të afërmit, siç përmenden në kreun 56.Ndodhia. Ajetet në vazhdim tregojnë se çfarë këshillonte Kurani që në ajetet e para: adhurimin e Zotit (jo të idhujve dhe njëri-tjetrit), ushqimin e të varfrit, mosmarrjen me fjalë të kota që cenojnë individin, familjen e shoqërinë, përgjegjësinë para Zotit etj. Këtu, fjala vdekje, fjalë për fjalë, është e sigurta. Sepse njeriu harron që do të vdesë një ditë e të lërë vepra të mira, porse vdekja është e sigurt.

    Arabët besonin se idhujt e tyre i ndërmjetësonin tek Allahu. Po kështu besojnë sot e kësaj dite ata që e marrin fenë për bestytni, se shenjtorët nëpër varre do t’i shpëtojnë nga sëmundjet e hallet. Islami erdhi kundër kësaj bestytnie që do të thotë idhujtari e paganizëm. Islami, në parim, çliron njeriun nga çdo bestytni e paragjykim dhe e bën të mbështetet vetëm te Zoti.

    Ajeti 52 nënkupton krerët kurejshitë të cilët kërkonin fletë të hapura si provë nga Allahu. Edhe izraelitët i kërkonin diçka të tillë Musait a.s., si dhe çdo profeti tjetër bashkëkombësit e tij. Ata nuk i frikësoheshin së ardhmes, pozitës së tyre Ditën e Gjykimit. E ardhmja, ahireti në Kuran, është vazhdim i jetës përgatitore në këtë botë. E ngjashme nga këndvështrimi ynë, në të vërtetë, "as syri e ka parë, as veshi e ka dëgjuar," ka thënë Muhammedi alejhisselam.

    Kjo sure, si pjesë e Kuranit, është kujtesë dhe njerëzit janë të lirë ta kujtojnë, me dashjen e Zotit që është Zoti i Devocionit dhe Faljes.

    _____

    5. KREU 1. HYRJA (EL FÁTIHA)

    Periudha e Mekës, 7 ajete

    بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ ﴿١﴾ الْحَمْدُ لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿٢﴾ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ ﴿٣﴾ مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ ﴿٤﴾ إِيَّاكَ

    نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ ﴿٥﴾ اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ ﴿٦﴾ صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ ﴿٧﴾

    Bismil-Láhir-Rahmánir-Rahím. / El hamdu lil-Láhi Rabbil âlemín. / Er-Rahmánir-Rahím. / Máliqi jeumid-dín. / Ijjaqe nâ’budu ve ijjaqe nesteîín. / Ihdinas-sirátal' mustekím. / Sirátal-ledhíne enâmte âlejhim; gajril' magdúbi âlejhim ve led-dálíin.  (1-7)

    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. / Lavdi Allahut, Zotit të botëve, / të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, / Sunduesit të Ditës së Gjykimit! / Ty të adhurojmë, Ty të kërkojmë ndihmë. / Drejtona në Rrugën e Drejtë, / në rrugën e atyre që ke bekuar, jo të atyre që urrehen, as t’atyre që janë të gabuar. (1-7)

    Te kjo sure, shprehja: "Bismil-lahi..." përfshihet në numrin e ajeteve. Arabisht: اَلْفَاتِحَةُ El Fatiha(tu), Hapja ose Hyrja (Prologu), quhet, gjithashtu: "Ummul’ Qur’an" (Nëna e Kuranit) që mund të përshtatet në shqip, si Baza e Këndimit / Librit. Në fillim të shpalljes së Kuranit, suret përmendeshin me fjalët e para. Profeti a.s. ka thënë se: "El hamdu lil-lahi rab-bil alemin" është më e madhja e Kuranit, është "shtatë të përsëriturat" (kur falesh) dhe Kurani Madhështor që m’u dha⁶, pasi El Fatihah shpreh në esencë Kuranin e Shenjtë.

    E pesta sipas rendit kronologjik, kreu Hyrja është sureja e parë, e plotë, në fillim të shpalljes së Kuranit. Bismil-lahi, në kuptimin e mirëfilltë, do të thotë: "Filloj me Emrin e Allahut (Zotit)", sepse besimtari nis ditën, posa gdhihet në mëngjes, me Emrin e Zotit, duke iu përmbajtur urdhrave të Tij dhe duke u mbështetur te Zoti.

    "Er-Rahman, Er-Rahim" (El Rahman, El Rahim), me prejardhje nga foljaرَحِمَ rahime (mëshiron), shpreh në mënyrë të theksuar atributin më dallues me të cilin Zoti ka personifikuar Veten në Kuran. Kjo do të thotë që njeriu kurrë nuk duhet t’i presë shpresat nga Mëshira e Zotit. I Madhi Zot i thotë të Dërguarit të Tij, Muhammedit a.s.:

    قُل لِّمَن مَّا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ قُل لِّلَّـهِ ۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفْسِهِ الرَّحْمَةَ ۚ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۚ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ ﴿١٢﴾

    Thuaj: Kujt i takojnë ç’janë në qiej e në tokë? Thuaj: Allahut. Ai ia caktoi Vetes mëshirën. Do t’ju mbledhë patjetër Ditën e Ringjalljes ku s’ka dyshim. Ata që humbën vetveten nuk besojnë." (6:12)

    Gjithashtu, Profeti a.s., në një thënie përcjellë nga Ebu Hurejreh⁷, thekson: Kur Allahu krijoi krijimin, shkroi në Librin e Vet që është pranë Tij, në Fron (pushtet), duke ia caktuar Vetes se: Me të vërtetë, Mëshira Ime e mund zemërimin Tim. Që njerëzit të jenë, sipas shembullit të Krijuesit, të mëshirshëm.

    Nga gramatika arabe, fjala rahmán رَحْمَان është cilësor aktiv ndërsa rahím رَحِىمٌ tregon një cilësi të qenësishme të subjektit. Sipas kuranologëve, me atributin Rahman, Allahu ka shtrirë Mëshirën e Vet te gjithë krijesat si i Gjithëmëshirshëm e Bamirës. Ndërsa me Rahim, Allahu e plotëson Mëshirën e Tij në mënyrë të veçantë te besimtarët, bamirësit e të drejtët, të gjithë ata që kanë besuar Zotin dhe Ditën e Fundit (llogarisë) dhe kanë bërë vepra të mira, sikurse theksohet shumë në Kuran.

    Fjala اَللّهُ All-llah vjen nga el ilah, Zoti, mirëpo, në këtë rast, nyja shquese el është pjesë e pandarë e emrit të përveçëm. Kjo fjalë nuk ka gjini femërore dhe numër shumës, nuk nënkupton dhe nuk ka ndonjë përdorim tjetër në arabisht. Fjala أللَّه (All-llah) përbëhet nga katër shkronja: ا, ل, ل, ه. Po të heqësh shkronjën e parë, lexohet: لِلَّهِ lil-láhi, që i përket Zotit. Po të heqësh edhe shkronjën e dytë, lexohet: لَهُ lehu, për Të / që i takon Atij. Po të heqësh edhe shkronjën e tretë, mbetet: ه hu, (vetëm) Ai. Arabët besonin Allahun si Zotin e gjithësisë, por u faleshin 360 idhujve që mbanin në tempull (në Qâ'beh). Edhe Jezusi e Maria (Isai a.s. dhe e ëma, Merjemi) kishin idhujt e tyre në Qabe. Kjo tregon se, në kohën e Muhammedit a.s., kristianizmi kishte rënë në idhujtari. Allahu nuk personifikohej në Qabe. Vendin e Tij e zinin tre dordolecë: Lat, Uzza e Manat, "bijat e Allahut", për të cilët i Madhi Zot thotë në Kuran:

    أَفَرَأَيْتُمُ اللَّاتَ وَالْعُزَّىٰ ﴿١٩﴾ وَمَنَاةَ الثَّالِثَةَ الْأُخْرَىٰ ﴿٢٠﴾ أَلَكُمُ الذَّكَرُ وَلَهُ الْأُنثَىٰ ﴿٢١﴾ تِلْكَ إِذًا قِسْمَةٌ ضِيزَىٰ ﴿٢٢﴾

    Keni parë Latin e Uzzanë? / Edhe tjetrin, Manatin, të tretin? / Për ju meshkujt dhe për Të femrat janë? / Kjo, pra, një ndarje jo e drejtë.(53:19-22).

    Duke vënë fjalët në gojën e besimtarëve, Allahu thotë: "...Zoti ynë e Zoti juaj janë një dhe ne Atij i jemi dorëzuar." (29:46)

    "El hamdu lil-lahi, që, në kuptimin e saj, fjalë për fjalë, do të thotë: Falënderimi është vetëm për Zotin", ka kuptim më të gjerë se falënderimi i shprehur me fjalën شُكْرٌ shukr duke iu përgjigjur rëndom një shërbimi të bërë. El hamdu اَلْحَمْدُ bart kuptimin e shumësit, të lavdeve për Zotin.

    Togfjalëshi "Rabbil alemin" (Zotit të botëve) përforcon besimin monoteist islam me të cilin erdhën gjithë profetët. Fjala Rabb në Kuran merr kuptimin e Krijuesit, Edukuesit, Ushqyesit, në një raport më të ngushtë mes Zotit e robit. Si edhe në librat e tjerë, karakteristikë e gjuhëve semitike dhe të folurit të shumë popujve, në Kuran, fjala Rabb shoqërohet me përemrat pronorë. Kështu, përmendet më së shumti: Zoti im, yt Zot, tët Zot, Zoti ynë, Zoti juaj etj. Ne, në shqip, nuk themi "im Zot", por Zoti. Në arabisht, fjala Rabb përdoret edhe në kuptimin e zotit të shtëpisë (rabb ul aile), të burrit ndaj gruas, të pronarit, mjeshtrit etj., si në shqip. Parimi i besimit tek një Zot e përshkon Kuranin nga fillimi deri në fund dhe në çdo aspekt që trajtohet. Prandaj, aty ku diskutojnë besimtari me idhujtarin, megjithëse të dy thonë: im Zot, nuk kanë të njëjtin besim. Arabishtja është gjuhë komprehensive ku konteksti përcakton kuptimin e të shprehurit formal.

    Me "alemin" (nr.njëjës:. عَالَم) janë botët e krijesat. Shpesh, në Kuran, kjo fjalë nënkupton njerëzit dhe popujt. Fjala alemin mund të përcillet në shqip me fjalën gjithësi, si një koncept më i gjerë që përmbledh krijimin.

    Shprehja يَوْمُ ٱلدِّيِنِ jeumud-dín (Jeum el Din) përdoret në Kuran si "Dita e Gjykimit" kur njerëzit dalin para Zotit me besimin dhe veprat e tyre. Besimi në Ditën e Gjykimit është ndër parimet bazë të Islamit. Fjala din, që në shqip ka hyrë me kuptimin e fesë, do të thotë: ligj, fe, udhë, traditë.

    Pjesëza إِيَّا ij-ja, që do të thotë vetëm, si lidhëze veçuese, duke u shoqëruar me përemrat vetorë (dëftorë), u jep theksin e duhur emocional rreth një veprimi drejtuar atyre ose që bie mbi ta. Në kohën dhe mjedisin ku jetonte Muhammedi, të thoje: "Vetëm Ty të adhurojmë, vetëm Ty të kërkojmë ndihmë, ishte ndryshim i madh, i papranueshëm nga botëkuptimi politeist e primitiv sepse njeriu nuk e kuptonte që fjala, lutja apo kërkesa e tij mund të arrijë te Zoti pa ndërmjetës . Kjo, sot, na kalon pa u vënë re. Në fjalët: Ty të adhurojmë, Ty të kërkojmë ndihmë," që besimtari i shpreh me forcë besimi dhe lutje, përjashtohet çdo lloj adhurimi e mbështetjeje tjetër. Këto fjalë qëndrojnë në parim të besimit islam.

    Me fjalën صِرَاطٌ sirát, që, fjalë për fjalë, do të thotë udhë (طَرِيِقٌ tarík, sinonimi në arabisht), kuranologët kuptojnë drejtimin në jetë. Arabët e përdornin fjalën sirat për të klasifikuar punët e mira apo të këqia të njeriut. Në Kuran, kjo plotësohet me mustekim (nga istikame, اسْتِقَامَة rrënja: (ق و م) k v m, të qëndruarit drejt / vertikal, për të dhënë konceptin e drejtimit në Rrugën e Zotit. Kështu, Profeti Isa (Jezus) a.s. iu drejtua izraelitëve me fjalët:

    إِنَّ اللَّـهَ رَبِّي وَرَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ ۗ هَـٰذَا صِرَاطٌ مُّسْتَقِيمٌ ﴿٥١﴾

    Allahu është im Zot dhe Zoti juaj, pra, adhuroni Atë! Kjo është rrugë e drejtë (siratun mustekim). (Kurani, 3:51) Këto fjalë përsëriten në ajetet 19:36, 43:64.

    I Madhi Zot thekson në Kuran: ...Kush mbahet fort tek Allahu, është udhëhequr në rrugë të drejtë. (3:101)

    Fjala sirát përmendet, gjithashtu, në Kuran për të treguar rrugën e keqe: Grumbulloni dhunuesit, palën e tyre e ç’adhuronin / në vend të Zotit dhe drejtojini në udhën e ferrit (إِلَىٰ صِرَاطِ الْجَحِيمِ ilá siratil’ xhehím)! (37:22-23)

    Në ajetin e fundit, shprehja: "Sirátal-ledhíne enâmte âlejhim", veçon njerëzit që kanë merituar mirësitë dhe bekimet e Zotit në të dy jetët. Fjala: enâmte (që ke dhënë të mira), vjen nga treshja e thjeshtë (ن ع م) n â m, në fjalët: نِعْمَةٌ nî’metun: mirësi, mirëqenie, begati; أَنْعَمَ عَلى enâme âlá: jep të mira, begaton me të mira, bekon. kuptimin material të fjalës, ni’metun tregon mirëqenie e begati. Nga ana fetare, janë të mirat që ka dhënë Zoti, të lejueshme e të dobishme, jo të ndaluara e të dëmshme.

    "Jo (në rrugën) e atyre që urrehen, sipas komentatorëve të Kuranit, bën aluzion për judenjtë. Diku tjetër, në Kuran, thuhet: Nuk ke parë nga ata (hipokritët) që zënë miq njerëz me të cilët Zoti është zemëruar?" (58:14) Kjo përmendet shpesh në kronikat biblike. Porse, Zoti thotë në Kuran:

    لَيْسُوا سَوَاءً ۗ مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ أُمَّةٌ قَائِمَةٌ يَتْلُونَ آيَاتِ اللَّـهِ آنَاءَ اللَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ ﴿١١٣﴾ يُؤْمِنُونَ بِاللَّـهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَأُولَـٰئِكَ مِنَ الصَّالِحِينَ ﴿١١٤﴾ وَمَا يَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ فَلَن يُكْفَرُوهُ ۗ وَاللَّـهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ ﴿١١٥﴾

    Nuk janë njësoj. Ndër ithtarët e Librit (judenjtë e të krishterët), ka njerëz të drejtë që recitojnë natën dëshmitë e Zotit dhe bien me krye në tokë. / Besojnë Zotin dhe Ditën e Fundit, porositin të mirën, ndalojnë të keqen dhe konkurrojnë në vepra të mira. Ata janë ndër të mirët. / Ç’të mirë bëjnë, nuk u mohohet. Zoti i njeh të devotshmit. (3:113-115)

    "Të gabuar" janë të krishterët me trininë e besimit të tyre se Jezusi, Isa a.s., është biri i Zotit dhe se mishëron në vetvete Atin, Birin, Shpirtin e Shenjtë. Në fjalorin biblik, Zoti është Ati i gjithë krijesave dhe se "Ati im që je në qiell", pa mëdyshje, është Zoti, Ati i gjithsecilit. Ungjijtë, që janë kujtimet e dishepujve për jetën, bëmat dhe fjalët e Krishtit, nuk thonë se ai qe "biri i vetëm i Perëndisë" të cilin Zoti e sakrifikoi për mëkatet e njerëzve, në një mënyrë që, aso kohe, dënoheshin kriminelët dhe hajdutët. Kurani e përmend shpesh Jezusin (Isanë, birin e Merjemit) në mënyrë të thjeshtë e bindëse. Zoti thotë: "Që të dy (Isai dhe e ëma) hanin ushqim" (5:75), domethënë se ishin njerëz e jo engjëj a mbikrijesa. Gjithashtu, në Kuran, thuhet:

    إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِندَ اللَّـهِ كَمَثَلِ آدَمَ ۖ خَلَقَهُ مِن تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُن فَيَكُونُ ﴿٥٩﴾

    Tek Allahu, shembulli i Isait është si shembulli i Ademit; e krijoi nga dheu, pastaj i tha: Ji! dhe është. (3:59)

    Për të krishterët, në marrëdhëniet me muslimanët gjatë kohës që zbriti Kurani, thuhet:

    لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُوا الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا ۖ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُم مَّوَدَّةً لِّلَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ قَالُوا إِنَّا نَصَارَىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا وَأَنَّهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ ﴿٨٢﴾

    Do t’i gjesh më të afërt në dashuri me besimtarët ata që thonë: Ne jemi të krishterë. Sepse, ndër ta, ka priftërinj e murgj që nuk krenohen. / Kur dëgjojnë çfarë iu zbrit të Dërguarit, i sheh sytë e tyre të përloten me njohjen e së vërtetës. (5:82)

    Kur grupi i parë i muslimanëve u shpërngul në Abisini që ishte nën protektoratin bizantin, sundimtari i vendit, Negusi, e pranoi besimin e tyre për Krishtin si profet gjatë ballafaqimit me të dërguarit e parisë mekase. Edhe vetë perandori bizantin në Siri shprehu bindjen e tij për profetësinë e Muhammedit a.s.

    Fatihaja duhet mësuar në kuptim e mbajtur përmendësh nga çdo musliman. Ajo është, njëkohësisht, pjesë Kurani që përsëritet çdo qëndrim më këmbë kur falesh, lutje dhe falënderim ndaj Zotit, kur zgjohesh ditën e re, lë shtëpinë e nis një punë, kur mbaron së ngrëni e derisa bie në gjumë. Fatihanë e thotë çdo besimtar kur kujton Allahun dhe lyp e shpreson ndihmë prej Tij.

    _____

    6. KREU 111. KONOPI (EL MESED)

    Periudha e Mekës, 5 ajete

    بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

    تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ ﴿١﴾ مَا أَغْنَىٰ عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَبَ ﴿٢﴾ سَيَصْلَىٰ نَارًا ذَاتَ لَهَبٍ ﴿٣﴾ وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ ﴿٤﴾ فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍ ﴿٥﴾

    Bismil-láhir-rahmánir-rahím.

    Tebbet jedá ebí lehebin ve tebb(e). / Má agná ânhu máluhu ve má qeseb(e). / Sejaslá náren dháte leheb(in). / Vemre-etuhu hammáletel hatab(i). / Fí xhídihá hablun min mesed. (1-5)

    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

    Iu thafshin duart Atit të Flakës, qoftë mallkuar! / Nuk i bënë dobi malli e ç’ka fituar, / përballë zjarrit të flakëruar. / Dhe e shoqja, nxitëse-gojëlëshuar, / në qafë, një konop përdredhur.  (1-5)

    Në kuptimin e mirëfilltë të saj, kjo sure nuk shpreh mallkim, porse një fakt të vendosur në Gjykimin e Zotit. Këtu, koncepti i së ardhmes jepet me anën e një foljeje të së kryerës së thjeshtë dhe ajeti i parë mund të përkthehej kështu: "Iu thanë duart Atit të Flakës, është i rrënuar."

    Tebbe (تَبَّ), që do të thotë: rrënohet, merr fund etj., në rastin e mësipërm përdoret edhe si mallkim. Ungji i Muhammedit, Ebu Lehebi, ishte njeriu që u përmend me emër në Kuran si mallkim. Aq më keq për të që Kurani s’e përmendi në emër, Abd el-Uzza (Robi i Uzzasë), sepse Lat, Uzza e Manat ishin emra idhujsh. Ebu Leheb, Ati i Flakës, qe llagapi i tij për karakterin gjaknxehtë.

    Në fillim të dërgatës profetike, Muhammedi a.s. mblodhi së pari gjininë e fisin, benu Hashim dhe benu Abdul Muttalib. Të gjithë e donin dhe respektonin Muhammedin për virtytet e tij, prandaj u mblodhën. Tashmë ata kishin dëgjuar diçka nga ajetet e Kuranit, por, kur Muhammedi u tërhoqi vëmendjen rreth dënimit të së ardhmes, Ebu Leheb u ngrit dhe e kërcënoi; thuhet se e qëlloi me gurë. Përveç Hamzait, edhe të tjerët nuk e besuan fenë që nipi i tyre po predikonte, mirëpo tradita arabe ishte për mbrojtjen e gjinisë dhe Ebu Lehebi, nga inati, doli kundër e u bashkua me krerët kurejshitë.

    Ebu Leheb kishte dy djem, Utbeh dhe Utejbeh, të martuar me bijat e Muhammedit para se t’i vinte profetësia. Pasi ngjarjet rrodhën në armiqësimin e tyre, Ebu Lehebi i detyroi të bijtë t’i linin gratë. Utejbeh, një ditë, i foli rëndë Profetit dhe u mat ta pështynte. Muhammedi a.s., i zemëruar thellë, tha: O Zot, lëshoja qentë e Tu! Kohë më pas, tek udhëtonte me karvan për në Siri, e shqeu natën një tigër. Këtë ngjarje e përmend Maududi në komentin e vet nga disa burime. Me triumfin e muslimanëve në Mekë, shumë vite më vonë, Utbeh i dha besë Profetit a.s.

    Ebu Leheb ishte ndër më të pasurit e Mekës. Në prag të betejës së Bedrit (624 e.r.), kur krerët kurejshitë u bënë gati t’i jepnin fund grupit të dobët të muslimanëve në Medine, Ebu Leheb dërgoi bedel As bin Hisham kundrejt borxhit prej katër mijë dirhemësh. Ajeti i dytë e i tretë tregojnë qartë fundin e tij në xhehennem (skëterrë), porse, edhe gjatë jetës, malli (pasuria e fëmijët) dhe punët e liga që fitoi, nuk i bënë dobi. Kur dëgjoi për humbjen në Bedër ku u vranë kryetari kurejshit, Ebu Xhehli me të tjerë, Ebu Leheb zuri shtratin. Trupi iu mbush tërë puçra dhe njerëzit e shtëpisë e lanë fillikat të mos u ngjitej sëmundja. Kur vdiq, dërguan dy skllevër ta bartnin kufomën diku në një pus të tharë.

    E shoqja quhej Arva dhe thirrej Umm Xhamil. Ajo ishte motra e Ebu Sufjanit, vërsnik e vëlla qumështi me Muhammedin, tregtar i pasur, njeriu që drejtoi fushatën kundër muslimanëve. Shprehja: "nxitëse-gojëlëshuar" është përshtatur nga fjalët arabisht: "hammaletel hatab, bart dru zjarri", thënë për dikë që nxit sherr. Kur erdhën vargjet e kësaj sureje, ajo mori gurë e shkurre t’ia hidhte Muhammedit a.s., por iu morën sytë dhe nuk e dalloi. Umm Xhamil mbante në qafë gjerdanë të çmuar. I Madhi Zot thotë në Kuran se do t’i bëhen në qafë konop (tërkuzë) prej palme përdredhur.

    _____

    7. KREU 81. ERRËSIMI (ET TEKVÍR)

    Periudha e Mekës, 29 ajete

    بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

    إِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ ﴿١﴾ وَإِذَا النُّجُومُ انكَدَرَتْ ﴿٢﴾ وَإِذَا الْجِبَالُ سُيِّرَتْ ﴿٣﴾ وَإِذَا الْعِشَارُ عُطِّلَتْ ﴿٤﴾ وَإِذَا الْوُحُوشُ حُشِرَتْ ﴿٥﴾ وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ ﴿٦﴾ وَإِذَا النُّفُوسُ زُوِّجَتْ ﴿٧﴾ وَإِذَا الْمَوْءُودَةُ سُئِلَتْ ﴿٨﴾ بِأَيِّ ذَنبٍ قُتِلَتْ ﴿٩﴾ وَإِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ ﴿١٠﴾ وَإِذَا السَّمَاءُ كُشِطَتْ ﴿١١﴾ وَإِذَا الْجَحِيمُ سُعِّرَتْ ﴿١٢﴾ وَإِذَا الْجَنَّةُ أُزْلِفَتْ ﴿١٣﴾ عَلِمَتْ نَفْسٌ مَّا أَحْضَرَتْ ﴿١٤﴾

    Bismil-Láhir-Rahmánir-Rahím.

    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

    "Kur të errësohet dielli, / të shkapërderdhen yjet, / të zhvendosen malet, / të braktisen devetë / e të grumbullohen bishat; / kur të vlojnë detet, / të bashkohen shpirtrat; / kur të pyetet foshnja e mbytur, / për ç’faj u mbyt; / kur të shpërndahen fletët, / të zbulohet qielli, / të këndellet skëterra / dhe të afrohet parajsa, / e di një frymë se ç’solli.  (1-14)

    Edhe pse kjo sure e hershme mekase përmbledh dy tema kryesore, atë të Ringjalljes dhe Misionit Profetik, nxjerr në dukje një plagë të rëndë në jetën familjare e sociale të Arabisë së asaj kohe, mbytjen e foshnjave femra për shkak të traditës së meshkujve. Është një problem që Kurani e trajton disa herë si temë ose duke bërë analogji me bestytninë për engjëjt, bijat e Zotit.

    Janë një numër suresh të hershme që përshkruajnë kiametin, katastrofën e përgjithshme në prag të ringjalljes. Arabët kishin dëgjuar për kiametin nga shkrimet judaike e kristiane, por nuk besonin dhënien llogari, tek ishin të bindur në vazhdimësinë fisnore atë botë.

    Titulli arabisht: اَلتَّكْوِيْر Et-teqvír, që, fjalë për fjalë, do të thotë: pështjellim, vjen nga qevvere (كَوَّرَ) mbështjell dhe përdoret, gjithashtu, në Kuran, te kreu 39, ajeti 5 ku flitet rreth krijimit të Zotit që mbështjell ditën me natën dhe mbështjell natën me ditën.

    Katastrofa e përgjithshme, në Kuran, pëshkruhet sipas ligjeve të fizikës së trupave. Komentatorët e kanë shpjeguar me njohuritë e kohës, por, nuk është e thënë që kijameti të ndodhë pasi të jetë shuar energjia diellore. Ai është një fenomen i përgjithshëm i humbjes së ekuilibrit që s’mund të matet e parashikohet. Profeti ynë ka thënë se: "dielli dhe hëna do të pështillen ditën e kijametit (ringjalljes)", siç e ka cituar Buhariu⁸ në veprën e tij të njohur të Thënieve Profetike.

    Zoti betohet në krijimin e Tij: planetët, yjet etj., këtu, në mënyrë të tërthortë, me fjalët: "nuk bëj be...", për të theksuar më fort fjalët në vazhdim. Po kështu, te suret dhe ajetet 56:75, 69:38-39, 70:40, 75:1, 84:16, 90:1. Në Kuran, kjo ka përdorim të qëllimshëm sepse Krijuesi i tërheq vëmendjen njeriut rreth krijimit për ta ndërgjegjësuar e bërë të vetëdijshëm.

    Lajmësi i Nderuar (Arab.: رَسُولٍ كَرِيمٍ resúlin qerím), në ajetin 19, është Xhebraili (Xhibrili / engjëlli Gabriel) a.s. i cili ka përcjellë te profetët fjalët e Zotit. Shprehja: "Zotit të Fronit në arabisht është: dhil /dhul ârshi (ذِى ٱلْعَرْشِ ), fjalë për fjalë: ai që ka (në zotërim) fronin." Fjala  fron (arsh) përmendet në Kuran si simbol i pushtetit të Zotit. Kjo fjalë do të shpjegohet më tej, në suret e ardhshme.

    Muhammedi e pa së pari Xhibrilin në horizont kur po meditonte pranë guvës Hira në Malin e Dritës. Kjo përshkruhet në Kuran me ajetet 5-9 të kreut 53. Në fillim ai nuk e kuptoi se ç’ishte, por fjalët lanë mbresë të pashuar. Edhe më pas, kur i vinte revelata (Arab. وَحْى vahj), të Dërguarit të Zotit i dukej si frymëzim që buronte nga zemra dhe shpesh ai i recitonte fjalët e Kuranit krahas engjëllit. Megjithatë, Muhammedi a.s. asnjëherë nuk hiqej sikur zotëronte të fshehtën, përkundrazi, ai u thoshte njerëzve se po komunikonte çfarë i thuhej. Kjo çështje përsëritet shpesh në Kuran për t’i bindur besimtarët që Muhammedi, para së gjithash, ishte njeri nga mesi i tyre. Nga ky këndvështrim, feja nuk erdhi si spiritualizëm e magji, siç ndodh të trajtohet nga disa klerikë të cilët i veshin vetes një petk jo islam të njerëzve që bëjnë mrekullira, por erdhi si vërejtje, këshillë, udhëzim e drejtim për njerëzit. Feja është platformë e jetës së kësaj bote në përgatitje të së ardhmes. Ajeti i fundit vë në dukje, para së gjithash, Vullnetin e Zotit.

    _____

    8. KREU 87. I LARTI (EL Â’LÁ)

    Periudha e Mekës, 19 ajete

    بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

    سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى ﴿١﴾ الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ ﴿٢﴾ وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ ﴿٣﴾ وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَىٰ ﴿٤﴾ فَجَعَلَهُ غُثَاءً أَحْوَىٰ ﴿٥﴾ سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰ ﴿٦﴾ إِلَّا مَا شَاءَ اللَّـهُ ۚ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ ﴿٧﴾ وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ ﴿٨﴾ فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ الذِّكْرَىٰ ﴿٩﴾ سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَىٰ ﴿١٠﴾ وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى ﴿١١﴾ الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ ﴿١٢﴾ ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ ﴿١٣﴾ قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ ﴿١٤﴾ وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ ﴿١٥﴾ بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا ﴿١٦﴾ وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ ﴿١٧﴾ إِنَّ هَـٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ ﴿١٨﴾ صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ ﴿١٩﴾

    Bismil-láhir-rahmánir-rahím.

    Sebbih-isme rabbiqel' aâ'lá. / El-ledhí khaleka fesevvá. / Vel-ledhí kaddere fehedá. / Vel-ledhí akhrexhel' mer'ã. / Fexheâlehu gutháen ahvá. / Senukriuqe felá tensá. / Il-lá ma sháell-llah'; innehu jâ'lemul'xhehre ve ma jakhfá. / Ve nujessiruqe lil' jusrá. / Fedheq-q(k)ir in-nefeâtidh-dhiq(k)rá. / Sejedh-dheq-qeru men jakhshá. / Ve jetexhennebuhel'eshká. / El-ledhí jaslán-nárel'qubrá. / Thumme la jemútu fíha ve la jahjá. / Kad efleha men tezeq-(k)qá. / Ve dheqeresme rabbihi fe sal-lá. / Bel' tu'thirúnel'hajáted-dun'já. / Vel'ákhiretu khajrun ve ebká. / Inne hádhá lefís-suhufil'úlá. / Suhufi Ibráhíme ve Músá. (1-19)

    Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

    "Thuri lavde Emrit të tët Zoti, Më të Lartit! / Që krijon e harmonizon, / që përcakton e drejton, / që nxjerr barin e ri / dhe e bën atë të tharë, byk të zi.  (1-5)

    Ne do të të bëjmë të recitosh e të mos harrosh. / Me dashjen e Allahut. Ai di të haptën e të fshehtën. / Të lehtësojmë në të lehtën. / Këshillo kur këshilla bën dobi. / Këshillohet ai që ruhet. / I pashpresi mënjanohet, / që zjarrit të madh i përballet, / ku nuk vdes e jeton. / Kush çlirohet, ai shpëton; / që përmend Emrin e Zotit dhe falet. / Por ju parapëlqeni këtë botë. / E ardhmja është më e mirë dhe e gjatë. / Kjo është në fletët e para, / fletët e Ibrahimit dhe Musait."  (6-19)

    Arabisht: الْأَعْلىَ (El Aâ'lá) "Më i Larti", dhënë në shkallën sipërore absolute e të pakrahasueshme për Allahun. Prandaj, kur përmendet Emri i Allahut, nuk mund të shoqërohet me cilësi që s’i përshtaten Madhështisë së Tij.

    Vargu i parë: "Sebbih isme rabbiqel’â’lá, merr kuptimin: Dëlire Emrin e tët Zoti, Më të Lartit!" Profeti a.s. ka marrë këtë ajet në shprehjen: "Subháne rabbijel’â’lá" (Madhëruar qoftë Zoti i Lartë / Më i Larti!) që thuhet kur bie në sexhde, me kryet në tokë, gjatë të falurit. Gjithashtu, Profeti a.s. ka marrë si shembull ajetin e fundit të kreut Ndodhia : "Fe sebbih bismi rabbiqel adhím (Thuri lavde Emrit të tët Zoti, të Madhit!) (56:96), në shprehjen: Subhane rabbijel’ adhím!" që thuhet kur përkulesh në ruku

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1