Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

I vajosuri & vajosja e tij
I vajosuri & vajosja e tij
I vajosuri & vajosja e tij
Ebook139 pages1 hour

I vajosuri & vajosja e tij

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Thesari i vajosjes është tek i vajosuri. Vajosja është e pandashme nga njeriu që është i vajosur. Vajosja është tek njeriu i Perëndisë! Vajosja është me njeriun e Perëndisë! Vajosja është mbi njeriun e Perëndisë! Ky libër i ri nga Dag Heward-Mills do të nxisë zemrat e atyre që kërkojnë vajosjen.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 13, 2018
ISBN9781641348263
I vajosuri & vajosja e tij
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to I vajosuri & vajosja e tij

Related ebooks

Reviews for I vajosuri & vajosja e tij

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    I vajosuri & vajosja e tij - Dag Heward-Mills

    Çfarë është vajosja me saktësi?

    Sesi Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata, që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të. 

    Veprat e Apostujve 10:38

    Vajosja është Fryma e Shenjtë. Çdo mësim që dëgjon për Frymën e Shenjtë është një mësim për vajosjen. 

    Fjala vajosje është edhe një folje, edhe një emër. Vajosje mund të thotë substanca e përdorur për të vajosur një person; për shembull, vaji i vajosjes. 

    Vajosje mund të thotë edhe akti i derdhjes së vajit mbi dikë. 

    Kur flas për vajosjen, flas për personin e Frymës së Shenjtë që të është dhënë për të bërë punën e Perëndisë. Është e rëndësishme të shkojmë përtej të vajosurit për të parë vajosjen. I vajosuri është rrethuar me vajosjen e Frymës së Shenjtë. 

    Jezu Krishti i Nazaretit shkoi kudo duke bërë mirë, sepse Ai ishte vajosur me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi. Jezusi mund të ishte vajosur me vaj ulliri, vaj motori, vajin e arrës së kokosit ose me vazelinë. Nëse do të ishte vajosur me ndonjë prej këtyre gjërave, do të thoshim me siguri se substanca e vajosjes është vaj ulliri, vaj motori, vaj prej arrës së kokosit ose vazelinë. Por Jezu Krishti u vajos me Frymën e Shenjtë dhe fuqi. Prandaj mund të themi se substanca e vajosjes me të cilën Jezusi u vajos ishte Fryma e Shenjtë. Fryma e Shenjtë i mistershëm vjen të banojë në një person që është i vajosur nga Perëndia. 

    Kur një person është i vajosur, Perëndia i plotfuqishëm lëviz të pushojë mbi një person, brenda një personi ose të jetë me një person në një mënyrë të veçantë. Kjo e bën personin e vajosur dhe të fuqishëm. Kur ti po merresh me një person të vajosur, në të vërtetë po merresh me Perëndinë. Kur ti po merresh me një person të vajosur, ti po merresh me Frymën e Shenjtë. 

    Ja përse ka reagime kaq të ashpra ndaj njerëzve që i keqtrajtojnë të vajosurit dhe vajosjen e tyre. Ata nuk po keqtrajtojnë njerëzit, por po keqtrajtojnë Perëndinë. Kur Anania dhe Safira e gënjyen Pjetrin, që ishte i vajosur për të qenë apostull, ata vdiqën në një çast. Ky ishte një reagim i ashpër që i trembi anëtarët e tjerë të kishës. Por Pjetri e shpjegoi gabimin që bëri Anania dhe Safira. Ai tha: Anania, pse satani ta mbushi zemrën që TË GËNJESH FRYMËN E SHENJTË dhe të mbash një pjesë të fitimit të vendit? Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Edhe pasi u shit a nuk ishte në pushtetin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk gënjeve njerëzit, por Perëndinë!». Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe erdhi mbi të gjithë ata që i dëgjuan këto. (Veprat e Apostujve 5:3-5) 

    Anania dhe Safira i kishin gënjyer Frymës së Shenjtë. Ata nuk po gënjenin Pjetrin, por Frymën e Shenjtë dhe kjo sjell reagime të ashpra dhe të rënda. Kujdes kur merresh me njerëzit e vajosur. Mund të të shkurtohet jeta dhe shërbesa, sepse po nënvleftëson dhe gjykon keq madhështinë e vajosjes që ata po mbajnë. 

    Ti mund të pyesësh: Përse shumë njerëz gënjejnë pastorët sot dhe nuk vdesin menjëherë? Mos ndoshta ngaqë nuk janë të vajosur?. Përgjigjja është e thjeshtë: Ka lloje të ndryshme të manifestimit të Frymës në kohë të ndryshme. Madje dhe në shërbesën e Pjetrit, askush tjetër nuk vdiq kur gënjeu. Askush nuk mund ta thotë kur fuqia e Perëndisë do të manifestohet në një mënyrë të caktuar. Jam i sigurt se ka shumë njerëz të tjerë që kanë vdekur kur kanë gënjyer Frymën e Shenjtë. Mund të mos ketë qenë vdekje e menjëhershme, por vdekja mbetet ende vdekje. 

    Kapitulli 2

    Ku është vajosja me saktësi?

    Thesari i vajosjes gjendet i lidhur me vajosjen. Vajosja është e pandashme nga njeriu. Njeriu i Perëndisë ka vajosjen në të, me të apo mbi të. 

    Sot, ti dhe unë po kërkojmë atë që sjell shërim, çlirim dhe përparim në këtë jetë. Është vajosja! Është vajosja që thyen zgjedhën. 

    Po ku është vajosja me saktësi? A mund ta gjejmë vajosjen në West Hills Mall? A mund ta gjejmë vajosjen në West Gate Mall? A mund ta gjejmë vajosjen në një zyrë? A mund ta gjejmë vajosjen në një aeroport? A mund të gjendet vajosja në një dyqan? Jo, vajosja nuk është një asnjë prej këtyre vendeve. 

    Vajosja gjendet njeriun e vajosur!

    Vajosja gjendet ME njeriun e vajosur! 

    Vajosja gjendet MBI njeriun e vajosur! 

    Vajosja është e pandashme nga njeriu që Perëndia ka vajosur. 

    Cili e ka fuqinë: vajosja apo i vajosuri?

    Meqë është vajosja që vërtet e thyen zgjedhën, është e rëndësishme ta lokalizosh vajosjen. Vite më parë, njerëzit zbuluan se portokajtë mund të kuronin sëmundje. Pas një farë kohe, shkenca përparoi dhe zbuloi elementin brenda portokajve që sjell shërimin. Ata zbuluan vitaminën C! Sot, shumë njerëz marrin tableta me vitaminën C. Ata kanë një zbulesë të sekretit që sjell shërimin. 

    Në të njëjtën mënyrë, është një element tek njerëzit e vajosur që kryen mrekulli dhe ky element është vajosja. Nuk ka asnjë proces kimik që ndan vajosjen nga njerëzit e vajosur në të njëjtën mënyrë si vitamina C ndahet nga portokajtë. Ti duhet të merresh me njeriun e vajosur nëse kërkon të përfitosh nga vajosja. Nuk ka asnjë laborator apo fabrikë që prodhon vajosje të vërtetë në shishe, të cilat mund t'i marrësh pa e parë njeriun e vajosur. 

    Perëndia ka zgjedhur një njeri me ngjyrë, një të bardhë, një njeri të arsimuar, madje dhe një të paditur për ta vendosur vajosjen mbi të. Ti duhet të shkosh tek ai person, sepse ai mban dhe bart vajosjen. Është mungesa e ndarjes mes të vajosurit dhe vajosjes që u prish punë të krishterëve krenarë. Dua që Perëndia të më përdorë, por nuk dua të lidhem me të vajosurin e Tij për të përfituar vajosjen

    Vajosja në tri vende

    1. Vajosja është me personin e vajosur.

    Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, SEPSE QËNDRON ME JU dhe do të jetë në ju. 

    Gjoni 14:17

    2. I vajosuri mban Frymën mbi vete. 

    Fryma e Zotit ËSHTË MBI MUA, sepse ai më vajosi për të ungjillëzuar të varfrit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të dërguar në liri të shtypurit.

    Luka 4:18

    3. I vajosuri mban Frymën brenda vetes.

    Dhe, sa për ju, VAJOSJA, që keni marrë nga ai, RRI NË JU dhe nuk keni nevojë që ndokush t’ju mësojë; por, siç ju mëson ajo vajosja mbi gjithçka edhe është e vërtetë e nuk është gënjeshtër, edhe siç ju mësoi, do të qëndroni në të. 

    1 e Gjonit 2:27

    Vajosja e Frymës së Shenjtë është ose në një person, ose me një person ose mbi një person. Ky është vendi i saktë i vajosjes. Ja përse një person i vajosur bëhet i rëndësishëm për ty. Ai është mbajtësi i diçkaje që të duhet. Ai person vetë është i dobët, i pafuqishëm, i padobishëm dhe njerëzor. Por ai është zgjedhur të mbajë një pjesë të Frymës me të, në të dhe mbi të. Ajo vajosje është kaq e lidhur me personin dhe kaq shumë një pjesë e personit, sa shpesh krijojmë iluzionin se ai person vetë ka ndonjë lloj fuqie. Aftësia jote për t'u marrë me të vajosurin dhe për t'u lidhur me personin e vajosur do të përcaktojë mundësinë tënde të përfitimit të vajosjes. Mos harro se ti ke nevojë për vajosjen. Imagjino sikur të ka marrë etja për pak lëng portokalli në një poçe. Është lëngu i portokallit që të duhet, por duhet ta mbash poçen me kujdes, sepse poçja përmban lëngun e portokallit. 

    Shumë njerëz bëjnë gabime frymërore kur bëhet fjalë për të vajosurin dhe vajosjen e tij. Ata duan vajosjen, por nuk duan miqësi me të vajosurin. Ata nuk e kuptojnë se qëndrimi i tyre ndaj krijesës së vajosur i shkëput nga vajosja dhe i çon në të tatëpjetë. Perëndia shpesh vajos njerëz të çuditshëm dhe aftësia jote për t'u lidhur me personalitete të huaj, të pazakontë dhe madje të çuditshëm, mund të jetë gjithçka që të lidh ty me vajosjen. 

    Në Psalmin 89 mund të mësosh për rreziqet e keqtrajtimit të të vajosurit që mban vajosjen. Perëndia thotë: Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë. Pasi deklaroi se Ai kishte vajosur Davidin, Ai thotë: Dora ime do ta përkrahë. Për shkak se Davidi ishte i vajosur, ai ishte i fortë dhe i pamposhtur. Ti nuk mund ta mposhtësh një person të vajosur. Perëndia do të të shtypë. Ti do

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1