Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Paqe e Mirekuptim ne Kuran
Paqe e Mirekuptim ne Kuran
Paqe e Mirekuptim ne Kuran
Ebook73 pages38 minutes

Paqe e Mirekuptim ne Kuran

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Ne kete permbledhje ajetesh (theniesh) nga Kurani eshte trajtuar tema e paqes dhe mirekuptimit mes njerezve. Kurani eshte i plote dhe çeshtjet jane te lidhura ne kohe e permbajtje.

LanguageGjuha shqipe
PublisherKudret Hoxha
Release dateApr 6, 2021
ISBN9781005022082
Paqe e Mirekuptim ne Kuran
Author

Kudret Hoxha

A former librarian in his native Albania, now retired, K.S.Hoxha is currently immersed in religious studies and translation of the Koran. He lives in the city of White Plains, New York.

Related to Paqe e Mirekuptim ne Kuran

Related ebooks

Reviews for Paqe e Mirekuptim ne Kuran

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Paqe e Mirekuptim ne Kuran - Kudret Hoxha

    PAQE E MIRËKUPTIM NË KURAN

    Përgatiti

    Kudret Salih Hoxha

    2021

    Published by K. S. Hoxha at Smashwords

    Copyright: 2021kudretshoxha

    Smashwords Edition License Notes

    Ky edicion është burim i hapur për lexuesit dhe mund të kopjohet, riprodhohet e shpërndahet në formën origjinale.

    C:\Users\owner\Documents\Bismillahi clipart.png

    Me këtë përmbledhje ajetesh është bërë qëllim tema e dhënë. Porse Kurani nuk kufizohet në numër. Ne e besojmë Kuranin të plotë, mesazh që u erdhi njerëzve, kohë pas kohe, për njëzetë e tre vjet dhe përcolli e do të përcjellë bashkësinë e besimtarëve nga njëra fazë në tjetrën, në rrethana të ndryshme, të ngjashme e kontradiktore, si vetë jeta jonë në këtë botë. Këto pasqyrohen e shtjellohen në Kuran për t’i dhënë njeriut mundësitë të zgjedhë rrugë mesatare e të dobishme. Sikurse thuhet:

    وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا لِّتَكُونُوا شُهَدَاءَ عَلَى النَّاسِ وَيَكُونَ الرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًا....

    Kështu, ju bëmë një bashkësi të mesme (të udhës së drejtë), të jeni dëshmues ndaj njerëzve dhe i Dërguari të jetë dëshmues ndaj jush..... (2:143)

    Ajo që përshkon fillim e mbarim Kuranin është Tema e Besimit me Vepra të Mira. Ç’do çështje tjetër, pa përjashtim, lidhet me të. Krijuesi e bëri njeriun mëkëmbës në tokë, ta mirëmbajë e trashëgojë këtë krijim brez pas brezi.

    Zoti i Plotpushtetshëm ka marrë mbi Vete Mëshirën si atribut kryesor që njeriu të jetë i mëshirshëm me krijesat. Dhe thuhet:

    وَإِذَا جَاءَكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِآيَاتِنَا فَقُلْ سَلَامٌ عَلَيْكُمْ ۖ كَتَبَ رَبُّكُمْ عَلَىٰ نَفْسِهِ الرَّحْمَةَ ۖ أَنَّهُ مَنْ عَمِلَ مِنكُمْ سُوءًا بِجَهَالَةٍ ثُمَّ تَابَ مِن بَعْدِهِ وَأَصْلَحَ فَأَنَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ﴿٥٤﴾

    Kur të të vijnë ata që besojnë në dëshmitë Tona, thuaj: Paqja qoftë me ju! Zoti juaj ia caktoi Vetes Mëshirën, që, me të vërtetë, nëse ndonjëri nga ju bën një të keqe me padije, pastaj pendohet e përmirësohet, Ai është Falës, Mëshirëplotë. (6:54)

    Gjatë misionit profetik, Muhammedi Alejhisselam, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të, u dha përparësi mëshirës e dhimbsurisë për të tjerët sepse i Madhi Zot e dërgoi mëshirë për botët:

    وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ ﴿١٠٧﴾

    Ty të dërguam mëshirë për botët. (21:107)

    _____

    PAQE E MIRËKUPTIM

    NË KURAN

    بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

    Bismil-Láhir-Rahmánir-Rahím

    Me Emrin e Zotit, Mëshiruesit të Madh, Mëshirëplotit.

    وَلِكُلٍّ وِجْهَةٌ هُوَ مُوَلِّيهَا ۖ فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ ۚ أَيْنَ مَا تَكُونُوا يَأْتِ بِكُمُ اللَّـهُ جَمِيعًا ۚ إِنَّ اللَّـهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ﴿١٤٨﴾

    Secili ka një drejtim nga është kthyer; pra, konkurroni në vepra të mira! Kudo që të jeni, Zoti do t’ju mbledhë të gjithëve. Zoti është mbi çdo gjë Pushtetplotë. (2:148)

    إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَالْفُلْكِ الَّتِي تَجْرِي فِي الْبَحْرِ بِمَا يَنفَعُ النَّاسَ وَمَا أَنزَلَ اللَّـهُ مِنَ السَّمَاءِ مِن مَّاءٍ فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَبَثَّ فِيهَا مِن كُلِّ دَابَّةٍ وَتَصْرِيفِ الرِّيَاحِ وَالسَّحَابِ الْمُسَخَّرِ بَيْنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ ﴿١٦٤﴾

    "Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës, ndryshimin e natës dhe të ditës, anijen që lundron në det me ç’përfitojnë njerëzit, shiun që Zoti ka bërë të bjerë nga qielli duke i

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1