Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Shqiperia E Konsullit August Dozon
Shqiperia E Konsullit August Dozon
Shqiperia E Konsullit August Dozon
Ebook680 pages8 hours

Shqiperia E Konsullit August Dozon

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

Ky libër është një lloj monografie rreth figurës së konsullit francez Auguste Dozon dhe veprës së tij kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke botuar dy vepra madhore si “Përralla shqiptare” vlerësuar me çmimin “Volney” të Akademisë Franceze dhe “Manualin e gjuhës shqipe”, duke ndërmarrë ndërkohë dhe nismën për hartimin e një alfabeti të gjuhës shqipe. Konsulli francez Auguste Dozon ishte nga ata konsuj që e tërhiqte në mënyrë të veçantë trashëgimia popullore, folklori, këngët e përrallat, gjuha dhe mitet e popujve. Ja pse që kur erdhi në Janinë në vitin 1869 ai filloi të studionte pasurinë kulturore të shqiptarëve. Gjatë qëndrimit të tij në Janinë dhe në kontakt me shumë shqiptarë që njihnin gjithashtu greqishten dhe frëngjishten, veçanërisht ata të gjimnazit “Zosimea”, duke u mbështetur te Konstandin Kristoforidhi, njeri me kulturë të gjerë dhe iluminist i vendosur (siç shkruan ai), i cili qysh prej 20 vjetësh po punon për një fjalor të vëllimshëm prej 40000 fjalësh shqip-greqisht), si dhe me disa nxënës të gjimnazit të “Zosimea”-s, shqiptarë, të cilët e ndihmuan jo vetëm në përkthimin, por edhe në mbledhjen e këngëve e përrallave siç ishin dhe Naim Frashëri, Vangjel Meksi, etj. Pra, i rrethuar nga shqiptarë të tillë, këto kërkime të Dozonit nisën të bëhen pasionante, edhe pse regjistrimet gojore ishin të lodhshme, nëpër fletore e copa letrash, duke u munduar të kapte fjalë të panjohura apo dialektore dhe duke u përpjekur t’i shkruajnë ato drejt fonetikisht. Këngët ishin vërtet tepër të bukura, shumë prej tyre romantike dhe erotike, përrallat plot figuracione të habitshme. Bashkëpuntorët e tij shkonin në vende ku mblidheshin njerëz të ndryshëm, i pyesnin ata rreth këngëve, i vinin të tregonin përrallat dhe mbanin shënime, të cilat ia përkthenin në greqisht dhe ia tregonin atij.
Pikërisht në këtë periudhë kishte filluar një organizim i albanistëve shqiptarë, pra, të i veprimtarëve shqiptarë të diasporës, për të zgjuar vetëdijen kombëtare të shqiptarëve. Dhe, së pari, ky zgjim fillonte me kulturën, me gjuhën e popullit. Kjo gjuhë duhej të kishte një alfabet të përcaktuar. Dhe, sigurisht, propozimet ishin të ndryshme: cili do të ishte alfabeti i shqipes?
Në vitin 1961, nga Instituti i Kulturës Popullore u botua në Tiranë përmbledhja me dy vëllime Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, ku u integruan punimet e shumë albanologëve, midis të cilëve të Hahn-it, Reinhold-it, Meyer-it, Dozonit, Jarnik-ut, Pedersen-it, Lamberc-it, etj., si dhe konbtribute të shqiptarëve të diasporës, duke filluar me Jeronim De Radën, Dhimitër Kamardën, Zef Skiroin, Zef Jubanin, etj. Në kapitullin mbi veprën e Dozonit, u botuan në përmbledhje vetëm një pjesë e këngëve të mbledhura, pothuaj shumica e përrallave të mbledhura nga ai, pra, 22 nga 24 përralla, si dhe 25 bejte, 6 distikë, 37 këngë dashurie, 59 proverba nga Fieri, Frashëri, Korça, etj., zakone dasme të Përmetit, një variant i këngës së Garentinës, të marrë nga De Rada, 9 përralla të Ezopit, korrespondenca e një djali me atin e tij, apo përralla Dy mëzat magjikë. Përsa u përket bejteve mbi dylberët, ato u çensuruan, ashtu si dhe ndonjë përrallë.

LanguageEnglish
PublisherLuan Rama
Release dateMay 7, 2020
ISBN9782954297446
Shqiperia E Konsullit August Dozon
Author

Luan Rama

Luan Rama, born in Tirana, Albania, in 1952, is a writer, filmmaker, editor and scholar. He graduated in journalism from the Faculty of Political and Juridical Sciences, University of Tirana, and subsequently specialized in filmmaking and communication in France, at Paris VII Denis Diderot University. His career spans more than fourteen years as a screenwriter of award-winning feature films, documentaries and cartoons for Albanian cinema studios.From 1996 to 1997, he was editor of the French-language newspaper Le Courrier International (Paris) and he continues to contribute articles to both daily newspapers and Albanian revues.He is a distinguished diplomat, who served as an ambassador of Albania (1992–2005) in Paris, Lisbon and Monaco. He further served as an Albanian cultural representative in Paris (1997–2003) at both UNESCO and the international French language organization, OIF (La Francophonie).Luan Rama has written fifty books, including novels, short stories, poetry, correspondence, essays and historical works published in Albanian, English, French, Italian and Greek. Many of these explore linkages - historical, cultural and personal - between Albania and Europe, especially France. Among them are politico-historical works on General de Gaulle, and on former French President François Mitterrand; studies on Greco-Albanian poet Jean Moréas, a founder of French Symbolism, and on Omer Kaleshi, a modern Albanian painter; essays on poets Jean Cocteau and on Arthur Rimbaud; and a novel on dancer Isadora Duncan’s 1913 sojourn at the Albanian resort town of Saranda.A number of his literary works have been published in France, including two volumes of poetry, Territoires de l’âme (Territories of the Soul) and Couvrez-moi avec un morceau de ciel (Cover Me with a Piece of Sky); the essays Le long chemin sous le tunnel de Platon (on the fate of the artist during the totalitarian era in Albania) and Pont entre deux rives (on Franco-Albanian linkages). He has authored studies on Jean Cocteau such as Rendez-vous avec Jean Cocteau, and on French archaeologist Léon Rey and his pioneering work at the ancient Greek site of Apollonia, Albania, Auguste Dozon - le Consul qui aimait les contes (Auguste Dozon – The Consul who loved the Conts), Udhëtimi i fundmë i Arthur Rimbaud (The last trip of Arthur Rimbaud) and Parisi letrar (Literary Paris). His works have also appeared in various anthologies: Appulé, Paris, 2018; Bantam, An anthology of Albanian poetry, AM Publishers, UK, 2019; Antologjia e Tregimit shqiptar (The Anthology of Albanian Prose, Tirana, 2019); Giornata della poesia mondiale (The Day of World Poetry, Roma, 2020) etc.Luan Rama has been awarded many honours for distinguished services to his country as well as for excellence in writing. These honours include: the Naim Frashëri Medal (Albanian civil award) in 1986; the European Award of ADELF (the French Language Writers’ Association), for Le long chemin, in 2000; the Grand Officier de l’Ordre National du Mérite (French civil award, presented by then President Jacques Chirac) in 2002; and the Personality of 2014 of La Francophonie (presented by the Albanian Ministry of Foreign Affairs), “The Great Alexander - Gold Prize” and the Salamine Greek Committee, UNESCO. He is regularly invited to speak on the subjects of literature and diplomacy to national and international symposia and has published fifteen from French to Albanian and vice versa.He lives in Paris, where he has lectured on the history of literature and geopolitics at the Institute of Oriental Languages and Civilization (INALCO).

Related to Shqiperia E Konsullit August Dozon

Related ebooks

History For You

View More

Related articles

Reviews for Shqiperia E Konsullit August Dozon

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Shqiperia E Konsullit August Dozon - Luan Rama

    297

    Luan Rama

    SHQIPËRIA E KONSULLIT

    AUGUST DOZON

    LES LIVRES RAMA

    Shqipëria e August Dozon

    Luan Rama

    Published by Luan Rama at Smashwords

    Copyright 2020 Luan Rama

    Lënda

    Parafjalë - Tomorr Plangarica

    Auguste Dozon dhe shqiptarët

    Drejt Ballkanit, në Beograd

    Tregimet e Musës dhe Rosandës

    Markoja dhe Musa qesexhi

    Ne Bullgari

    Udhëtimi i të vdekurit

    Në Shqipëri, në tokën e Ali Pashës

    Konsulli

    Rilindësit shqiptarë

    Konsulli që mblidhte përralla

    Ne gjurmet e konsullit Hahn

    Merimanga dhe brumbulli

    Lénore (Leonorë)

    Ura e dhelprës, në Dibër

    Udhëtim në tokën shqiptare

    Manuali i gjuhës shqipe

    Perralla Vajza qe i qe taksur diellit

    Dashuria për çunat

    Disa fabula te Ezopit

    Zakone të martesës në Përmet

    Proverbat

    Albanistët

    Alfabeti shqip i Dozonit

    Diplomati dhe arkeologu

    Drejt Qipros

    Ne Institutin e Gjuheve Orientale ne Paris

    Epilog

    II. AUGUSTE DOZON

    Përralla shqiptare

    Letërsia popullore te shqipet ose shqiptarët

    Bejte

    Ekskursion në Shqipëri

    Kronologji e jetës

    Bibliografi

    Auguste Dozon

    Parafjalë

    Shqipëria e konsullit August Dozon - një titull tejet pretendues, për një dijetar me kontribut të rëndësishëm në fushën e albanologjisë. Lexuesi ka tashmë mundësinë të njihet më nga afër me kontributin e August Dozonit për kulturën shqiptare, me jetën dhe veprën e këtij personaliteti që është i pranishëm me një sërë kontributesh në tërë hapësirën ballkanike.

    Gjithsesi, jo pak herë, përballja me emra studiuesish të huaj, dijetarësh, diplomatësh a historianësh të shquar e bën lexuesin të shfaqë një lloj indiference ndaj veprës së tyre, të ketë një lloj droje në komunikimin me të, drojë që vjen nga bindja që ajo vepër do të kërkojë kompetenca leximore të cilat lexuesi jo specialist i fushës mund të mos i zotërojë.

    Nisi per te sapias, frustra sapientem audias /Nëse nuk ke njohuritë e duhura, është e kotë të dëgjosh një të ditur - theksohet në një sentencë latine.

    Por lexuesi i zakonshëm mbetet hera-herës i painteresuar edhe ndaj veprave studimore, edhe në rastet kur ato mëtojnë të nxjerrin në pah kontributet e personaliteteve në fushat përkatëse dhe të paraqesin me thjeshtësinë e mundshme tekstet që përçojnë mesazhe joshëse dhe të pranueshme për çdo kohë, e për më tepër, që përçojnë vlera që mund të jenë vërtet të afërta me dijenitë, interesimet dhe shijet e lexuesit; mbetet i painteresuar, ndoshta i sugjestionuar nga emrat e bujshëm për të cilët aty flitet, ngaqë në vetëdijen e tij, për to ka folur më tepër miti sesa vepra e tyre. Përfytyrimi disi madhështor për ato figura, i përftuar më së shumti nga moda e krijuar për t’i respektuar në çdo rast dhe mitizuar kontribuesit në fushën e kulturës në të kaluarën, por pa ia njohur nga afër veprën e, për më tepër, edhe jetën në përditshmërinë e interesimeve të tyre diturore, i ngjan më shumë ndjesisë që të ngjall një guackë e stërmadhe e cila, me t’i vënë veshin, në rastin më të mirë të ofron një jehonë të valëzimit të detit, por aspak skenën e pafundme të tallazeve të tij, që në përjetësi gjallon e shkumbon. Njohja e fakteve jetësore, veprës dhe historisë së saj, realiteteve dhe përplasjeve të zakonta në to sjell në epokën tonë atmosferën që frymëzon vlerë dhe respekt; e në këtë kontekst, edhe dijen që s’mund të keqkuptohet, sadoqë është larg realiteteve e niveleve të dijes së sotme.

    Për të krijuar një njohje sa më të plotë për autorin, epokën dhe kontekstin e shkrimit të veprës, për të lehtësuar lexueshmërinë dhe për të mundësuar komunikimin më të efektshëm me veprën, studiuesi Luan Rama prej kohësh është në përpunim të një mënyre të efektshme të vënies së lexuesit në kontakt me veprën dhe autorin, e cila i kushton shumë vëmendje paraqitjes së faktit, informacionit të drejtpërdrejtë, kushteve dhe rrethanave të përvijimit të dukurive, një forme telegrafike të dhënies së informacionit që nxit për shqyrtime të mëtejshme më të thella, që mundëson ndriçime të faktit nga sa më shumë profile dhe në kontekste sa më të qarta e funksionale, procede këto që i hapin rrugën lexuesit dhe specialistit për thellime të mëtejshme.

    I kësaj natyre është edhe ky botim i fundit i Luan Ramës Shqipëria e konsullit August Dozon, botim ku gërshetohet në mënyrë harmonike paraqitja e hollësishme dhe e qëmtuar me kujdes e jetës dhe veprimtarisë studimore të Dozonit, me vetë produktin konkret, real, kryesisht të një pjese interesante të veprës së tij, asaj që ka të bëjë me krijimtarinë gojore popullore, më drejtpërdrejt sidomos me përrallat e këngët shqiptare, të mbledhura, regjistruara, botuara në shqip dhe më tej të përkthyera dhe të botuara në frëngjisht nga Dozoni.

    Përvijimi i një mënyre informimi sa më të thjeshtë për lexuesin nuk e dëmton paraqitjen e këtyre personaliteteve dhe veprës së tyre, por veçse e bën më të prekshëm kontributin e tyre, më të afërt veprën e tyre, më njerëzore shfaqjen e tyre. Kjo nuk do të thotë që lehtësohet, në këtë mënyrë, pesha e kontributit shkencor, kulturor e intelektual të personalitetit përkatës. Kjo mënyrë të shkruari veçse nxit kureshtinë shkencore dhe të drejton në hulumtime të mëtejshme, të cilat një lexues më i interesuar mund t’i vijojë më tej, ose t’i vështrojë në autorë të tjerë. Kjo mënyrë paraqitjeje ngjall kureshtjen për t’u thelluar më tej në veprën e A. Dozonit Contes albanais /Përralla shqiptare, tek e cila vlerë përbëjnë përrallat që Rama i sjell në variantin shqip, të përkthyera prej tij nga varianti në frëngjisht, ose të dhëna sipas botimit Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar ; por vlerë përbën edhe informacioni i bollshëm që vjen për këto krijime popullore, çka të shtyn të shohësh më thellë në brendinë e kësaj vepre, të hetosh me kujdes strukturën e saj, kapitujt dhe sythet, ku janë të pranishme përrallat dhe variantet e tyre, e po ashtu, edhe shpjegimet, interpretimet dhe përqasjet.

    Po ashtu, citimet e përqokura nga parashtrimet e A. Dozonit dhe më në fund edhe përkthimet e raporteve dhe shkrimeve të Dozonit për punën e bërë në përgatitjen e këtyre materialeve, janë një tjetër tregues që zgjerojnë kontekstin e kontributeve dhe sinjalizojnë një kahje tjetër studimi e shqyrtimi.

    Grishje jo e vogël për shqyrtime të mëtejshme është sjellja në tekst e citimeve dhe informacioneve për Manuel de la langue chkipe ou albanaise/Manual i gjuhës shqipe ose shqiptare, për përpjekjet e bëra për hartimin e Gramatikës së gjuhës shqipe, dhe më tej të dhënat për botimin e zgjeruar të këtij manuali. Nuk është synim i Ramës analiza shkencore e kontributeve të Dozonit në gramatologjinë shqiptare, por është synim i hapur i tij ta përmendë me respekt kontributin e Dozonit në këtë lëmë. Sidoqoftë, përmes kësaj përmendjeje dhe përmes të dhënave të parashtruara, formësohet një tjetër grishje për t’iu referuar më tej problematikës së trajtuar për gramatikën e gjuhës shqipe, ku ngërthehen shumë prej çështjeve të rëndësishme të gjuhës shqipe dhe të albanologjisë, si për shembull, ato që kanë të bëjnë me të dhënat e pasura që vepra sjell në lidhje me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, në lidhje me vlefshmërinë e teksteve të autorëve të tillë si Da Leçja, Ksilanderi, Hahni, Rainholdi, Rosi, Kamarda, De Rada, Jubani, Kristoforidhi etj. për gjuhën shqipe dhe përkatësinë e veçantë të saj; për të dhënat që sjell për veçantitë e sistemit fonetik të shqipes dhe dukurive të ndryshme fonetike që vihen re gjatë përdorimit të saj; për vetitë a karakteristikat e kategorive leksiko-gramatikore të pjesëve të ligjëratës në gjuhën shqipe e në radhë të parë të emrit; për natyrën e nyjave në gjuhën shqipe dhe për emrat që marrin nyjë ; për mbiemrat, dhe lidhur me to, edhe për numërorët themelorë e rreshtorë ; për përemrat vetorë, vetvetorë, pronorë, dëftorë, cilësorë, pyetës e të pacaktuar; për foljen dhe kategoritë karakterizuese të saj në gjuhën shqipe; për ndajfoljet, parafjalët; për fjalëformimin në gjuhën shqipe; për dukuritë e ndryshme sintaksore; për veçantitë e gegërishtes e deri në shembujt domethënës ilustrues edhe të këtij dialekti, etj. E parë më për nga afër, brendia e pjesës së dytë të Manualit të gjuhës shqipe, Gramatika, përvijon në mënyrë të hollësishme problematikën që do të ngërthente çdo gramatikë serioze e gjuhës. Dhe si e tillë, ajo shfaqet e plotë dhe informuese; por, po ashtu, trajtimet e Dozonit tërheqin vëmendjen për përkujdesjen e veçantë të tij për të nxjerrë në pah veçantitë gramatikore të shqipes; karakteristikat dalluese të kategorive të ndryshme gramatikore, tiparet a karakteristikat që përvijohen në mënyrë të qëndrueshme për shqipen duke marrë statusin e albanizmave. Më së paku, Dozoni kishte përgatitjen e duhur filologjike e gjuhësore për t’i dalluar këto veçanti, por ai kishte edhe kureshtjen shkencore, pasionin dhe vullnetin për t’u thelluar në pasqyrimin e tyre, duke konsultuar autorë të ndryshëm që i kanë trajtuar ato dukuri. E, për më tepër, Manuali i gjuhës shqipe i tejkalon synimet e parashtrimit thjesht të dukurive gramatikore, duke bërë pjesë të tij edhe një Fjalor shqip-frëngjisht, të pasur në njësi leksikore dhe të punuar me shumë kujdes, si dhe një Krestomaci me trajtime tejet interesante të natyrës folklorike dhe etnografike, ku përveç përrallave të qëmtuara dhe regjistruara me kujdes, të vëna në pjesën e parë të Manualit të gjuhës shqipe, përfshihen edhe një mori proverbash, një trajtesë për ceremoninë e martesës në Përmet, këngë dasme, të kënduara në Zagori, disa fabula të Ezopit, të treguara në shqip, dy mesazhe të komunikimit në regjistrin familjar dhe një përqasje gjuhësore e një rrëfenje.

    Nxitjen e kureshtisë së lexuesit dhe grishjen për njohjen e veprës së A. Dozonit, L. Rama e realizon edhe me një mënyrë tjetër: me pasqyrimin e kronologjisë së etapave të jetës së Dozonit në viset shqiptare e më gjerë, një kronologji e ndërtuar në dy plane: një plani të parë, ku jepen informacione për përditshmërinë e punëve diplomatike, politike, por edhe shkencore, gjuhësore a folkloristike, kulturologjike a arkeologjike të Dozonit; dhe një plani të dytë, ku njëherazi sillen informacione për hapësirën gjeografike, politike, kulturore, historike të vendit ku Agust Dozoni kryen veprimtarinë; dy plane që ndërkëmbehen me njëri-tjetrin për nga përparësitë e pasqyrimit dhe pikërisht ky ndërkëmbim i bën fragmentet përkatëse më tërheqëse, më të gjalla, më informative, ku mpleksen interesat shkencore, kulturore, diplomatike, me ato tregtare, ekonomike e politike; e po ashtu, ku mpleksen interesa individësh, bashkëpunëtorësh, por, më së shumti, edhe interesa popujsh, shtetesh, fuqish të mëdha.

    Informacionet e shumta që sillen në tekst me referenca dijesh historiko-kulturore e shtojnë gamën e enciklopedizmit në parashtrime dhe krijojnë një regjistër shtesë komunikimi me lexuesin, të cilin Rama e zotëron mirë dhe e përdor në mënyrë funksionale. Të dhënat për historinë e botimit të përrallave, duke i kërkuar fillimet herët, qysh më 1350-ën, ato për qytetërimin e Janinës dhe zbehjen e tij pas vdekjes së Ali Pashës, të dhënat me interes për qytetet e Vlorës Korçës, Elbasanit, Tiranës etj., zbulojnë faqe a profile të panjohura të Shqipërisë së shekullit XIX.

    Duke ndjekur nga fare pranë interesimet e Dozonit për kulturën shqiptare, folklorin shqiptar, këngët, përrallat a gojëdhënat, e po ashtu edhe pasionin e tij të pashuar për njohjen dhe përvetësimin sa më të mirë të gjuhës shqipe, në këtë botim sillen edhe informacione të vlefshme të lidhjeve të Dozonit me bashkëkohësit shqiptarë, rilindës të shquar, si K. Kristoforidhi, Thimi Mitkoja, Jeronim De Rada, Dhimitër Kamarda, Dora D’Istria, Zef Jubani etj. Krijohet një konstelacion figurash, vepra dhe kontributi i të cilave lartësojnë piedestalin në të cilin Dozoni do të vendosë veprën dhe interpretimet e tij. Vepra e këtyre rilindësve dhe referencat prej veprës së tyre janë të pranishme jo pak herë në shqyrtimet a informacionet e hartuara prej Dozonit. Ky kontekst interpretimesh bëhet edhe më i plotë dhe domethënës, informues dhe joshës, sepse ai plotësohet edhe nga nxjerrja në pah e lidhjeve të Dozonit edhe me figura të tjera të shquara për njohjen dhe publikimin e vlerave të kulturës së vendeve ballkanike, me shumë autorë bashkëkohës e bashkëpunëtorë të tij, si Jasint Hekardin (Hyacinthe Hecquard), Siprien Robertin (Cyprien Robert), Albert Dymontin (Albert Dumont), Viktor Berardin, Emil Brynufin (Emile Brunouf), Jovan Gologynarin (Yovan Gologunar), Lui Lezherin (Louis Leger), etj.; por, po ashtu, edhe me pararendës të tij në këtë fushë studimi, siç janë Jozef Riter fon Ksilanderi (Josef Ritter von Xylander), Johan Georg fon Hahni (Johann Georg von Hahn), Karl Rainholdi (Karl Reinhold), Françesko Rosi (Francesco Rossi) etj.

    Krahas informacioneve të bollshme për interesimet shkencore dhe produktin shkencor të përftuar në vijimësi për gati tridhjetë vjet në trevën e Ballkanit, interpretimi i zakoneve, supersticioneve, gojëdhënave a përrallave do ta rrisë peshën specifike të materies lëndore që paraqitet në pjesën e parë të librit. Në vijim, pjesa e dytë do të jetë një pasqyrë reale e praktike, konkretizuese e zbavitëse e parashtrimeve të bëra në pjesën e parë.

    Luan Rama nuk i është shmangur dhënies së qëndrimit objektiv dhe të pakompromis të Dozonit ndaj vlerave dhe natyrës së krijimtarisë popullore shqiptare, qëndrim që hera-herës mund të tingëllojë jo me jonet e ëmbla të predikimeve të entuziastëve që zbulojnë një ishull vlerash në humbëtirën e hapësirës së quajtur shqiptare. Në fakt, në qëndrimet e A. Dozonit dhe në natyrën objektive të qëndrimeve të tij spikat një vlerë e një natyre tjetër : në gjykimin, në interpretim dhe në shqyrtimin e korpusit të krijimtarisë popullore shqiptare del dukshëm në pah se Dozoni e rendit këtë trashëgimi me status të barabartë me atë të popujve të tjerë, dhe mbi këtë barazi kontributesh, ai bën vlerësimet për aspekte të caktuara dhe shfaq kundërshtimet, vërejtjet a mospëlqimet e veta. Padyshim, shqyrtimet mbi këtë status janë veçse për t’u përshëndetur.

    Luan Rama është treguar i kujdesshëm dhe ka ngulmuar që në informacionet e dhëna, analizat e bëra dhe materialet ilustruese të përdorura, të dalë sa më qartë figura e Dozonit si njohës i thellë i krijimtarisë gojore ballkanike e më gjerë, por edhe i mentalitetit, dokeve e zakoneve të këtyre popujve, e mes tyre edhe shqiptarëve. Shfaqet dukshëm se përgjatë punës së tij studimore, Dozoni shqyrton nga afër përrallat shqiptare dhe në sajë të dijeve që zotëron, priret e synon të gjejë në to shumë më tepër sesa thjesht strukturat dhe tematikën e përbashkët që ato kanë me krijimtarinë edhe në treva të tjera, në çdo kënd të globit. Në pretendimet e tij ndjehet kërkesa e specialistit, kompetenca në shqyrtim dhe njohja e thellë e mjedisit në të cilin këto përralla janë krijuar dhe rrëfehen ; por çka është më e rëndësishme, vërehet statusi i përvijuar deri në plotëri i studiuesit dhe kërkuesit me dije e metodologji të përcaktuar qartë.

    Vërehet mënjëherë, në të gjitha mesazhet shkrimore të Dozonit (qoftë në parashtrime tezazh dhe idesh, qoftë në shpjegime a interpretime faktesh, qoftë edhe në dhënien e informacionit për dukuri a realitete të caktuara shkencore a kulturore) që ligjërimi i tij, mënyra e tij e të menduarit, e shqyrtimit a interpretimit karakterizohen nga veçantitë dhe statusi i trajtesës shkencore. Duke i vërejtur me kujdes këto mesazhe, dallohet menjëherë që puna e Dozonit karakterizohet nga një metodologji e mirëmenduar shkencore, ku spikatin dukshëm, madje të shprehura drejtpërdrejt, parime të tilla metodologjike, si përvijimi i qartë i objektit të studimit dhe ngritjes në lidhje me të i një problematike sa më domethënëse ; adresimi i qartë i dijes së përvijuar në funksion të zgjidhjes së çështjeve që dija shkencore synon; bindja që shqyrtimet empirike janë të suksesshme kur shqyrtuesi karakterizohet nga njohja e thellë dhe kompetenca e plotë e tij në lidhje me dijen në fushën përkatëse dhe kontekstin e shfaqjes së dukurisë në kohë dhe hapësirë kjo kompetencë shfaqet e materializuar në njohjen e thelluar të realiteteve të folura dhe të shkruara të gjuhës përkatëse, por edhe veçantitë e shfaqjes së objektit të studimit ; kërkimi dhe njohja sa më e gjerë e kontekstit të funksionimit të vlerave folklorike, të kontakteve dhe dhënie-marrjeve në këtë lëmë mes popujve të Ballkanit; vështrimi në thellësi, deri në origjinën indoeuropiane të dukurive, p.sh., i elementeve origjinare indoeuropiane të pranishme në rrëfimet popullore a përralla, dhe ruajtja a konservimi i tyre në këto forma të të shprehurit artistik, ndryshe prej natyrës së këngëve, ku më të dukshme ishin shtresimet gjuhësore e kulturore të përftuara si pasojë e kontakteve të vonshme gjuhësore e kulturore ; shqyrtimi nga afër i trashëgimisë studimore në fushën përkatëse të studimit dhe qëndrimi kritik ndaj tezave dhe hipotezave të ngritura për problemet në shqyrtim, p.sh., të dhënat e hollësishme që Dozoni sjell në lidhje me prurjet dhe shqyrtimet e Hahnit, Reinholdit, De Radës, Kamardës, Kristoforidhit, Jubanit, Mitkos, etj; përvijimi i koncepteve operuese në fushën përkatëse studimore dhe kategorizimi a klasifikimi i dukurive në sajë të shembujve sa më shterues, parim metodologjik i ndjekur jo vetëm në shqyrtimin e materies gjuhësore, por edhe në shqyrtimin e këngëve dhe përrallave, për shembull, në klasifikimin e këngëve në heroike dhe të dashurisë dhe më tej në nënklasat përkatëse, etj.; po ashtu edhe analizat e thelluara dhe përqasëse për elementet mitike, për personazhet e mbinatyrshme, në interpretimin e koncepteve të tilla si gjaku, gjakmarrja, gruaja, martesa, migrimi i temave nga një popull në tjetrin etj; shqyrtimi i dukurive kulturore duke mbajtur parasysh parimin e historizmit, të shfaqjes së dukurive dhe evoluimit të tyre si pasojë edhe e ndikimit të konteksteve ku dukuria zhvillohet, për të arritur në përfundimin se në kulturat dhe traditat ballkanike ‘ngjashmëritë janë të mëdha e të shumta në subjekte, motive, detaje dhe deri në disa formula të ligjërimit. Gjithsesi, kjo nuk shkon kurrë deri në identitetin tërësor…’.

    Në fakt, personaliteti i Augyst Dozonit feks me ngjyra të forta, pa u zbehur prej largësisë së viteve që na ndajnë nga jeta dhe vepra e tij, pasi ai ishte një figurë komplekse, me interesime ndër më elitaret të kohës së tij, me një pasion jo të zakontë për gjuhët dhe kulturat e popujve të ndryshëm, i etur për dije dhe zbulim. Me jetën dhe veprën e tij Dozoni përvijon figurën e personaliteteve simbol të shekullit të 19-të që pasionohen nga kulturat e popujve konservativë, ende jo në skalionet e para të zhvillimeve të qytetërimit perëndimor : kureshtarë dhe kërkues, kritikë dhe shqyrtues, dyshues dhe zhbirues, të ndjeshëm dhe pasionantë, të çartur pas së veçantës dhe poetikes në rini, dhe pas historikes dhe të kultivuarës në pleqëri, të etur për përvetësim të gjuhëve dhe kulturave dhe po aq të aftë për t’i bërë të tyret ato. Janë gjuhët dhe kulturat që i tërheqin dhe ku gjejnë ushqimin intelektual dhe shpirtëror, por janë po ashtu edhe realitetet me ashpërsinë dhe rëndomësinë e shfaqjes së tyre në vende të tilla ku ka egzotizëm, mistikë, por edhe shumë paragjykime dhe fatalitet, që ushqejnë në përditshmërinë e tyre pasionin e këtyre njerëzve për të njohur dhe ndihmuar fatet e njerëzve, të popujve dhe grupimeve etnike, ndaj vlerave të të cilëve ata dashurohen me zemër, por pa humbur qartësinë, ndërsa vërejnë e shqyrtojnë me sytë e mendjes. Natyra e interesimeve të Dozonit dhe gjeografia e hulumtimeve të tij lëviz në hapësirat etnike shqiptare e sllave, helene dhe rumune, italiane e gjermanike, e deri te ato indiane e aziatike; madje lëviz lirshëm e pa paragjykime në fluiditetin e kufijve që shfaqnin në atë kohë vendet ballkanike, ku kulturat dhe eposet bridhnin në hapësirat e gjera që ato i përcaktonin të tyret, pavarësisht nga përkatësia etnike e bartësve. Ishte koha kur motivet letrare e mitike vijonin të shtegtonin e endeshin lirshëm atyre hapësirave, duke fituar vlera dhe laryshi në trajtim, si pasojë e kontakteve të shumta, duke mos parapëlqyer ngulitjen dhe izolimin, sado komode dhe të përshtatshme të ishin strukturat poetike në të cilat ato mund të preheshin më qetë në njërën apo tjetrën gjuhë.

    * * *

    Ndodh jo pak herë që mendjet dhe shpirtërat e studiuesve rezonojnë, gjenden fare pranë në interesime dhe parapëlqime, madje, mund të rastisë, fare pranë edhe në karrierë dhe përvoja administrative, pavarësisht nga përkatësia e tyre në epoka të ndryshme dhe hapësira gjeografike të caktuara. Gjendet gjithnjë një fill që transmeton në eter prej personalitetit të parë dhënës shqetësime intelektuale që fillojnë të rezonojnë dhe të ngjallin interesime te studiuesit, që nxisin më tej mesazhe shkrimore, që si pa dashje fillojnë të marrin pamjen e veprës dhe detyrimit ndaj personalitetit dhënës. Na duket se është i kësaj natyre interesimi i L. Ramës për jetën dhe veprën e Dozonit, e posaçërisht për trashëgiminë e tij intelektuale në fushë të albanologjisë. Madje, Luan Rama ka vite që reagon ndaj sinjaleve që vijnë nga këto dy hapësira të dashura tashmë për të, nga bota kulturore shqiptare dhe ajo franceze; prej kohësh ai priret të gjejë dhe të paraqesë pikat e rezonimit mes tyre ose të nxjerrë në pah dëshmi të intresimeve të ndërsjella të kohërave të ndryshme në këto hapësira.

    Në itinerarin kulturor Francë-Shqipëri, Shqipëri-Francë, Rama ka kohë që endet, sodit, shqyrton, studion, zbulon dhe paraqet, herë individë të shquar, për të cilët ka mbetur gjithsesi diçka për t’u qartësuar për origjinën e tyre, e cila e ka përkatësinë në këtë hapësirë që ai studion - për shembull, rasti i ndriçimit të origjinës shqiptare të Zhan Moreasit (Jean Moréas), themeluesit të simbolizmit francez (Jean Moreas, poeti nga Morea, 2009); herë grupe individësh a personalitetesh që shkojnë e eksplorojnë hapësirat shqiptare dhe ballkanike dhe lënë dëshmi për kohën, por sidomos për kohërat - rasti i udhëtarëve francezë në trevat shqiptare e më gjerë gjatë shekullit XIX (Bujtës të largët, 2012); herë të tjera, pikëtakime njerëzish dhe kontributesh në të tjera stacione të këtij itinerari, në hapësirat franceze, ku janë shqiptarët tashmë që ofrojnë atë çka kanë të vlertë, trimërinë, heroizmin - rasti i kontributeve kalorsiake të stratiotëve në oborret mbretërore franceze (Kalorësit e stuhisë, 2010). E për më tepër, pas veprave të shumta që sjellin informacione nga hapësira shqiptare për lexuesin francez, pas një përvoje të gjatë në diplomaci, e sidomos në sektorin kulturor të organizmave diplomatike europiane, e më në fund, pas kthimit si mësimdhënës në mjediset universitare, ishte e pritshme që në këto udhëkryqe a mjedise ku lëviznin interesimet e tij kulturore të shfaqej edhe më ngulmues e thirrës në mëtimet e tij personaliteti i Dozonit dhe vepra e tij ; dhe po aq i pritshëm ishte edhe qëndrimi i Luan Ramës që s’mund t’i shmangej joshjes dhe tërheqjes që i bënte personaliteti dhe natyra e veprës së A. Dozonit. Dhe s’mënoi të merrte përsipër njëherazi një mision : ta sillte Dozonin sa më pranë lexuesit, të gjente shtigje që të orientojnë për të shkuar sa më pranë kontributeve të tij, të sillte informacione për të vlerësuar sa më objektivisht mesazhet e këtij personaliteti; e për më tepër, duke lexuar përrallat e mbledhura e regjistruara nga Dozoni, ta ndihmonte lexuesin e sotëm ta rishijojë sërish nektarin e rrëfimtarisë dhe poezisë popullore, e të kridhet këndshëm në rrjedhën e ngjarjeve, personazheve, ideve dhe opinioneve, të përjetojë sërish fëmijërinë në moshë të rritur, e të vlerësojë notat e pjekurisë së studimeve albanologjike në ato kohë të fillimeve të kësaj lamie studimi.

    Pas kësaj përvoje leximi, lexuesi nuk do të ndjehet më në boshllëk në lidhje me kontributin dituror të Augyst Dozonit, nuk ka pse të mëdyshet para veprës së tij. Tani ai do të ketë shumë më tepër arsye ta dëgjojë dhe respektojë dijetarin.

    Tomorr Plangarica

    Paris, janar 2014

    "Përrallat janë jehonat e fundit të miteve antike…"

    Grimm

    August Dozoni dhe shqiptarët

    "Të pakët në numër dhe të izoluar nga racat e tjera, ata mund t’i krahasojmë me një nga ata ishuj të shfaqur nga fundi i detit prej forcave vullkanike dhe në një periudhë të panjohur, një ishull, baza e të cilit është çliruar nga ujërat dhe ku pak nga pak, vëzhgimet e gjeologëve kureshtarë për të studiuar strukturën e saj bëhen më të hollësishme. Gjuha, e cila i veçon nga popujt e tjerë të botës, duket se përbën çelësin e prejardhjes së tyre dhe na zbulon se nga vijnë ata. Por vetë kjo gjuhë, një mozaik i çuditshëm plot huazime, në pamje të parë nuk të ofron veçse një tjetër enigmë të habitshme dhe të padeshifrueshme... Qëllimi im kryesor ishte t’u jepja etnografëve dhe filologëve, pra, albanistëve (ky term mendoj se duhet tentuar të përdoret), disa elemente më shumë për zgjidhjen e këtij problemi. Është një ndërmarrje modeste në vetvete që unë e mora shumë lehtë, e që në fakt, do më mundonte. Të mblidhja përralla, këngë, proverba, kjo ishte gjithçka që doja të bëja në fillim. Por për t’i shkruar në mënyrë të saktë, nuk e kisha menduar aspak se për të shkruar në mënyrë te saktë katër fjalë të çdo gjuhe, duhej të zotëroje një gramatikë të saj, në mënyrën pothuaj më të plotë e sidomos të saktë. Me një fjalë, iu futa një pune për të mësuar shqipen, pa patur asnjë lloj qëllimi. Si rezultat i kësaj u shkrua dhe Eseja Gramatikore, hartimi i së cilës u bë njëkohësisht me mbledhjen e këtyre teksteve. Kjo ese është plotësuar me një Fjalor që përmban të gjitha fjalët që e formojnë atë, të cilat m’u desh t’i mbledh gojarisht..."

    Këto fjalë janë shkruar nga konsulli francez Auguste Dozon (Ogyst Dozon¹) në vitin 1875, në veprën e tij të botuar në Paris Manual i gjuhës shqipe ose shqiptare,² pas një qëndrimi të gjatë në Janinë dhe pasi ndërmori udhëtimin e tij të gjatë për të përshkuar vendin e shqipeve nga Janina deri në Shkodër. Përshtypjet nga ky udhëtim ai do t’i titullonte Ekskursion në Shqipëri.³ August Dozoni është një nga albanologët europianë më në zë të shekullit XIX krahas studiuesve të tjerë si J. G. Hahni, Carl H. T. Reinold-i, J. R. Xylander-i, Gustav Meyer-i, Jarnik-u, apo Holger Pedersen-i, e më pas Hyacinthe Hecquard-i si dhe Alexandre Degrand-i, etj. Madje ai na sugjeron dhe fjalën albanist, e cila për një kohë të gjatë kishte humbur në trazirat e kohës dhe tani ka filluar të përdoret edhe ndër studiuesit shqiptarë e të huaj. Padyshim, albanist duket termi më i përshtatshëm për studiuesit e huaj që iu përkushtuan Shqipërisë, kulturës e historisë shqiptare. Dozoni bënte pjesë në radhën e atyre konsujve që ishin njëherësh si diplomat ashtu dhe studiues. Qëndrimet e tyre në vende të ndryshme të botës, edhe pse me mision diplomatik, shërbyen për njohjen e kulturave të këtyre vendeve.

    Dozoni e njihte mirë Ballkanin dhe do të shërbente në disa vende ballkanike, në fillim si kancelar, agjent konsullor dhe pastaj si konsull, si në Beograd, Mostar, Filipopolis të Trakisë (qyteti i vjetër i krijuar nga Filipi, i ati i Aleksandrit të Madh), e po kështu në Janinë, e më pas përsëri në Mostar. Më vonë, ai shkoi në Larnaca (Larnaka) të Qipros, duke përfunduar më vonë karrierën diplomatike si konsull i Përgjithshëm në Selanik të Greqisë.

    Kur Auguste Dozoni u vendos në Janinë në vitin 1870, ai u lidh jo vetëm me intelektualë të diasporës shqiptare, veçanërisht me ata të Italisë së Jugut, siç ishin Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, por dhe me Zef Jubanin në Shkodër, që do t’i shërbente me studimet e tij edhe konsullit tjetër francez në Shkodër, Hyacinthe Hecquard-it (Iasant Hekard). Veçanërisht do t’i shërbenin botimet e Thimi Mitkos, të grumbulluara e të botuara në Bleta Shqiptare, etj. De Rada sapo kishte mbaruar veprën e tij Rapsodie d’un poeme albanese; më 1871, Jubani botonte në Trieste Raccolta di Canti Albanesi e Rapsodie di Poemi Albanesi, (Përmbledhje këngësh e rapsodi poemash shqiptare), etj. Prej kohësh këta albanistë po përpiqeshin të krijonin një alfabet për gjithë shqiptarët, por kjo nuk ishte e lehtë. Të tjerë albanistë të huaj gjithashtu kishin krijuar disa variante, siç ishte fjalori i Xylander-it i botuar në vitin 1835, e më pas studimet e konsullit austriak, J. G. Hahn, mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare. Por rruga për të arritur në një alfabet të njësuar do ishte e gjatë. Brenda në Shqipëri, për rilindësit shqiptarë ishte tepër e vështirë veprimtaria kulturore, përhapja e abetareve apo e letërsisë së shkruar, meqë shtypja osmane ishte e madhe. Dozoni pati mundësi të njihte nga afër tre rilindës me emër, që e ndihmuan drejtpërdrejt në mbledhjen e trashëgimisë gojore shqiptare. Këta ishin Konstandin Kristoforidhi, Apostol Meksi dhe Naim Frashëri, që ashtu si vëllai i tij më i madh, Sami Frashëri, sapo kishte mbaruar gjimnazin Zosimea.

    Por cili ishte ky konsull që iu kushtua kaq shumë gjuhës, kulturës dhe krijimtarisë gojore shqiptare?

    Djali i deputetit të Marnes

    August Dozoni ishte nga Argonne. Ai lindi më 1822 në Châlons-sur-Marne, kur i ati i tij kryente detyrën e kryetarit të Gjykatës Civile. Edhe nëna e tij rridhte nga një familje magjistratësh. Renaud Thomas-i, gjyshi i tij nga nëna, kishte qenë anëtar i Constituante-s, në Këshillin e të Pesëqindëve (Conseil des Cinq-Cents), si dhe i Trupit Legjislativ gjatë periudhës napoleoniane. Kur Dozoni ishte adoleshent, familja e tij u vendos në Paris, meqë i ati sapo ishte zgjedhur deputet i zonës së Marne-s. Kështu djaloshi i njomë hyri në kolegjin Sainte-Barbe të Parisit, e më pas në liceun më të famshëm parizian, Louis-le-Grand, ku kishte si bashkënxënës dhe poetin e ardhshëm Charles Baudelaire (Sharl Bodler), me të cilin do ta lidhte një miqësi rinore. Pikërisht në këtë kohë spikasin talentet e tij për letërsinë dhe gjuhët e popujve të tjerë. Gjatë periudhës së liceut, ai u regjistrua në Shkollën e Gjuhëve të Reja Orientale (Ecole des Jeunes Langues Orientales). Ai ishte nga nxënësit e parë të Edouard Dulaurier që sapo kishte inaguruar fillimin e studimit të gjuhës malais (malay).⁴ Më 15 gusht të vitit 1839, Dozoni mbaroi liceun dhe menjëherë u regjistrua në Ecole de Droit, bashkë me mikun e tij Charles Baudelaire. Më pas, ai do të regjistrohej dhe në institucionin e njohur Collège de France për të mësuar gjuhën sanskrite (çka më vonë do ta bënte dhe Faik Konica, gjatë kohës së qëndrimit në Paris).

    Pas studimeve për Drejtësi dhe marrjes së diplomës Licence, në vitin 1844 ai hyri në Ministrinë e Brendshme, në Shërbimin e Monumenteve Historike, çka nxiti hyrjen e tij në botën e artit dhe të historisë. Në atë kohë miq, të tjerë të tij ishin Léon de Wailly, Emile dhe Anthony Deschamps, Auguste Brieux apo Auguste Barbier, personalitete këto të mëvonshme të fushën e studimeve franceze. Në këtë kohë botoi edhe poezitë e tij të para. I ndikuar nga Beaudelaire, Dozoni e çmonte shumë poezinë, madje edhe shkruante, dhe botoi bashkë me dy miq të tij librin Vargje (Vers) më 1843. Shumë vite do të kalonin derisa më 1855, ai u integrua në Korpusin Konsullor të Francës, për të nisur karrierën e tij diplomatike, fillimisht në Beograd, por duke mbetur gjithnjë i pasionuar pas gjuhëve dhe kulturave.

    Poeti i ri Dozon

    Ishte pikërisht miku i tij i ngushtë Charles Baudelaire, me të cilin ishin bashkënxënës në liceun e famshëm Louis Le Grand,⁵ ai që e futi Auguste-Louis Dozonin në grupin e poetëve për të botuar një vëllim poetik. Do të përfshihej, pra, në grupin e poetëve të rinj të së njëjtës gjeneratë, si Georges Le Vavasseur, Emile Praroud dhe Charles Baudelaire. Kështu që të katër iu futën punës për të bërë përmbledhjen e tyre poetike. Baudelaire i kishte dhënë mikut të tij Le Vavasseur disa poezi për të lexuar dhe meqë ai i bëri disa vërejtje, si duket kjo e preku në sedër Baudelaire-in⁶ dhe ai më së fundi u tërhoq: pra, vëllimi poetik që do të titullohej thjesht Vargje (Vers) do të kishte tre autorë: Georges Le Vavasseur, Emile Praroud dhe Auguste Argone, siç e kishte shkruar mbiemrin e tij Dozoni, meqë donte të tregonte emrin e krahinës së tij, Argone. Pra, poeti Auguste Argone (Dozoni), do ta ndërtonte vëllimin e tij poetik me një Prelud, duke e pasuar atë me një poezi ku kishte vendosur në fillim dhe një varg të poetit të famshëm Bajron: "I lov not man the less, but nature more".

    Në këtë poezi, Dozoni shkruante:

    "Shpesh kam dëgjuar gratë e flakta

    duke larguar një dëshirë në gjirin e shqetësuar;

    në sallonet e qejfit voluptetin kam dëgjuar

    dhe zjarret plot zë të dashurisë …"

    Në këtë vëllim Dozoni ka përmbledhur poezi me tematikë të ndryshme, shpesh me ngjarje historike, por dhe të frymëzuara nga jeta njerëzore. Janë poezi si Reja, Sheshi i betejës, Një lypseje, Kujdesit, një cikël kushtuar stinëve të vitit, si verës, vjeshtës, dimrit e pranverës, poezi kushtuar artistëve të shquar si Rafaello-os, Moxart-it, Byron-it, etj, apo një poezi me disa strofa kushtuar Partenonit të Athinës, nën titullin Parthenon, ku ai shkruan:

    "Në muret e Partenonit udhëtari i trishtë

    Të kuqen e zjarrtë të diellit pikas të shuhet.

    Në shpirt do donte dy mijë vjet të kapërcente,

    Që gurët e rënë t’i ringrinte sërish.

    Ah, zemërimi shtohet në shpirtin e ëndërrimtarit!

    Ai s’do të ngrihet me krahun e fortë e hakmarrës.

    Që të ngjallë përsëri këto fate të mëdha,

    Që dhjetëra pushtues me këmbë i kanë shkelur?

    Ai dëgjon, dhe ja, thirrjet fitimtare

    Kanë reshtur së prekuri tokën e gjenisë.

    Liria përgjumet dhe mbyll sytë.

    Një ditë kishim besuar në ringjalljen e Greqisë,

    Por barbari sapo i ka lënë këta qiej të bukur

    Dhe Helena kësaj radhe duhet t’i nënshtrohet Gjermanisë."

    Studiuesit dhe biografët e Charles Baudelaire, duke shkruar për rininë e tij, vënë në dukje edhe miqësinë e veçantë që kishin këta dy poetë. Madje ata kishin gjetur dhe një nga poezitë e vjetra të Baudelaire, Le mauvais moine (Murgu i keq), të cilën poeti i madh ia kishte dhuruar Dozonit me shënimin "Don de Baudelaire, 1842 ou 1843", shkruar nga vetë Dozoni. Megjithatë, që në fillim, Dozoni pati një prirje të theksuar për gjuhët, duke filluar që nga gjuhët greke e latine. Dijeve të tij gjuhësore u referohet miku i tij poet, Ernest Praroud, në një poezi kushtuar Dozonit, të titulluar Airs de flûte sur des motifs graves (Arie flauti mbi motive të rënda), ku ndër të tjera shkruan:

    "Poet, ç’halle të mbajnë mënjanë?...

    Na kanë thënë se studimet ju bëjnë të vuani.

    Ju flisni lirshëm dhe shumë më mirë se njerëzit në Francë

    ju e lexoni me një frymë Biblën poliglote,

    por muza e harruar pranë jush qan me dënesë…"

    Adhuruesi i kulturës malais

    Në Paris, Auguste Dozoni pati rastin të takohej dhe me princin e rrëzuar të ishulli Java të Indonezisë, Raden Saleh-un, i cili ishte një artist që bënte tablo mjaft të bukura dhe ekzotike. Kur ata u takuan bashkë në Paris, princi u habit që një njeri si ai njihte një gjuhë të tillë, kaq të largët për parizianët dhe që ishte i pasionuar pas historisë së popullit të tij. Atëherë Indonezia ishte e pushtuar nga holandezët dhe princi i ri, pas një udhëtimi nëpër Europë, nga Amsterdami zbarkoi në Paris, ku qëndroi gjatë viteve 1842 deri në vitet 1848. Siç kujton Eugène Crepet-i, një nga bashkëkohësit dhe mik i Dozonit, "August Dozoni ka qenë gjithnjë një gjuhëtar i shkëlqyer dhe një filolog i pasionuar. Kur ne u njohëm bashkë, ai e dinte gjuhën javanais të ishullit Java, duke lidhur miqësi me një princ javanias të rrëzuar nga holandezët dhe që merrej me pikturë. Një ditë ai na çoi te princi, i cili po krijonte tablonë Gjuetia e tigrit (La chasse au tigre), për Sallonin e Pikturës". Në këtë takim ka qenë në fakt dhe Baudelaire, por ai nuk ka lënë diçka të shkruar për këtë ngjarje. Thuhet se piktura u ekspozua në sallonin e vitit 1847. Në këtë kohë, në Journal asiatique të vitit 1848, Dozoni shkroi disa shkrime për poezinë dhe gjuhën malais dhe po kështu edhe studimin mbi letërsinë e shkruar Note sur le roman malay de Sri Rama, si dhe disa artikuj mbi poezinë e këtij populli, të botuar në revistën Illustration të vitit 1852.

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1