Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Shekullarizim i Infektuar: Pandemia e reformatimit apo riformimit te botes?!
Shekullarizim i Infektuar: Pandemia e reformatimit apo riformimit te botes?!
Shekullarizim i Infektuar: Pandemia e reformatimit apo riformimit te botes?!
Ebook80 pages57 minutes

Shekullarizim i Infektuar: Pandemia e reformatimit apo riformimit te botes?!

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Një natë mu hap dritarja dhe fluturova në hapësirë, pata rastin ta shoh këtë vdekje që ka kapluar mbarë globin”, kjo do të ishte përgjigja surreale për rrëfimin e trishtë që mori pas mijëra qënie njerëzore. Kohët tona maten nga memoria historike e asaj që lëmë pas. Vullneti i njerëzve të vegjël të cilët për nga puna që bëjnë, arrijnë të japin mesazhe të mëdha për njerëzimin nuk mund të nënvlerësohen vetëm nga një rrëfim si ky. Bota ka një rrëfim për veten, kurse ne kemi miliona rrëfime për të. Ashtu si natyra i zëvëndëson stinët edhe vdekja zëvendësohet me jetën, mendja njerëzore është e lirë të fluturojë në skajet më të largëta të këtij universi, dhe me po të njëjtën fuqi të lirisë së saj, mund ta izoloi veten deri në vetvrasje. Në të njëjtën botë ku çdo njeri mund të zgjedhë sesi t`i qaset realitetit, liria e mendjes më çon në një udhëtim imagjinaro-hapsinor drejt shtigjeve të errta të shoqërisë globale.
LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 9, 2020
ISBN9788869828102
Shekullarizim i Infektuar: Pandemia e reformatimit apo riformimit te botes?!

Related to Shekullarizim i Infektuar

Related ebooks

Reviews for Shekullarizim i Infektuar

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Shekullarizim i Infektuar - Dorina Hoxha

    BIBLIOGRAFIA:

    ETAPA PËRPARA PANDEMISË SË VIRUSIT COVID-19

    SITUATA BOTËRORE PËRPARA SHPALLJES SË KORONAVIRUSIT SI PANDEMI.

    Një reflektim i thjeshtë ndaj kontekstit socio-politik të ngjarjeve të ndodhura përgjatë pesë viteve të fundit 2015-2020

    Përplasja e interesave politike botërore dhe konfliktet aktuale.

    Konkurenca ekonomike e superfuqive botërore.

    A do të shenjojë dalja e Britanisë së Madhe shpërbërjen e Bashkimit Evropian në të ardhmen?!

    Ballkani dhe Bashkimi Evropian.

    Përse Evropa e vjetër mbetet shënjestra e emigrantëve lindorë dhe jo vetëm?!

    A është Evropa ‘masha’ në duart e konflikeve të ftohta?!

    Vendimet që bënë jehonë në arenën botërore politike për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

    Vitet e lëkundjeve të forta sizmike. Shqipëria, Turqia dhe Greqia më të goditurat.

    Kthesa ideologjike ndaj mos përdorimit të vaksinave dhe njëkohësisht detyrimi i përdorimit të tyre.

    Viruset që goditën botën përgjatë pesë viteve të fundit: Ebola dhe Zika.

    A është Ëuhani vetëm ‘krateri i llavës virusale’, që mund të djegë Evropën dhe SHBA?

    ETAPA PAS PANDEMISË SË VIRUSIT COVID-19

    SITUATA BOTËRORE PAS SHPALLJES NGA OBSH TË KORONAVIRUSIT SI PANDEMI.

    SHEKULLARIZIM I INFEKTUAR

    Një reflektim i thjeshtë ndaj kontekstit socio-psikologjik të shoqërisë.

    Panorama e vdekshmërisë nga Korona Virusi dhe paqëndrueshmëria e kontrollit.

    Tragjedia që përmbyt rendin e klasave dhe ringren konceptet ekzstenciale të qënies njerëzore.

    Ngjarja nga syri artificial digjital.

    Marketimit i masave të marra për mos përhapjen e pandemisë.

    Patologjitë që do të sjell izolimi social nga Korona dhe sfidat e reja që e presin njerëzimin.

    Teknologjia, shok i shoqërimit tonë. A po shkon bota drejt një izolimi të vetmuarish, virtualisht të shoqëruar?!

    A po paguan Bota nga Pandemia Korona kamatat e lakmive të shfrenuara materiale?!

    Pak lutje dhe shumë polemika në qarkullim.

    Ankthi i paedukuar i shekullarizimit të infektuar.

    Pandemia si reformatim apo riformim i rendit të ri social të shekullit XXI?!

    Afërsitë e largëta

    Hyrja

    "Një natë mu hap dritarja dhe fluturova në hapësirë, pata rastin ta shoh këtë vdekje që ka kapluar mbarë globin", kjo do të ishte përgjigja surreale për rrëfimin e trishtë që mori pas mijëra qënie njerëzore. Kohët tona maten nga memoria historike e asaj që lëmë pas. Vullneti i njerëzve të vegjël të cilët për nga puna që bëjnë, arrijnë të japin mesazhe të mëdha për njerëzimin nuk mund të nënvlerësohen vetëm nga një rrëfim si ky. Bota ka një rrëfim për veten, kurse ne kemi miliona rrëfime për të. Ashtu si natyra i zëvëndëson stinët edhe vdekja zëvendësohet me jetën, mendja njerëzore është e lirë të fluturojë në skajet më të largëta të këtij universi, dhe me po të njëjtën fuqi të lirisë së saj, mund ta izoloi veten deri në vetvrasje. Në të njëjtën botë ku çdo njeri mund të zgjedhë sesi t`i qaset realitetit, liria e mendjes më çon në një udhëtim imagjinaro-hapsinor drejt shtigjeve të errta të shoqërisë globale.

    Ky libër do të jetë si thirrja: ‘ O udhëtar, përpiqu me shpresën e konsideratës së një të gjalli që të nesërmen s’do t’i shkojë tokës…'¹ Jetojmë në kohëra të vështira, ku secili do t’i dëshmoi historisë Pandeminë e shkaktuar nga Covid-19. Shoqëria njerëzore pëson hera-herës ndryshime rrënjësore në formimin dhe botëperceptimin e saj, këto ndryshime vijnë pak nga pak derisa konteksti i realitetit të plotësoi tablonë e pakënaqësive, komploteve, konflikteve, luftrave, sëmundjeve, marrëveshjeve të fshehura, ndërhyrjeve të drejtëpërdrejta por edhe protestave sociale. Pjesë e kësaj tabloje jete është edhe Pandemia Covid-19, mbrojtja ndaj të cilës izoloi dhe ngadalësoi ritmin social dhe ekonomik të mbarë botës. Pandemia solli një rend të ri social që ende mbetet i paqartë, nëse vjen si rezultat për të riformuar apo reformatuar Botën?!... Dilema që infekton shekullarizimin në ``kohërat e koronës`` mbeten ende dilemat ekzistenciale ndaj variacioneve të së vërtetës: Përse shkenca nuk e ndal vdekjen që e ka kapluar globin?! Përdorimi i metodës shkencore me shpresën e përparimit drejt së vërtetës, na shpie në pikën zero të kërkimit me shfaqjen e pandemive me karakter të panjohur mjekësor.

    Kur vdekja vjen prej sëmundjeve bota i kthen sytë nga shkenca, kur vdekja vjen prej konflikteve, si në rastin e shtetit të Sirisë, bota i mbyll sytë. Vdekjet ndryshojnë për nga mënyrat, jo për nga orientimi i drejtimit.  Nuk mund të anashkalojmë faktin se shkenca merret me botën fizike ndërkohë e gjithë jeta jonë zhvillohet nga bota shpirtërore dhe krijimi i marrëdhënieve të komunikimit. ‘ Një nga pavërtetësitë më të dëmshme ndonjëherë të pranuara thuajse përgjithësisht është që metoda shkencore është e vetmja mënyrë e besueshme në rrugë drejt së vërtetës.² Një nga pavërtetësitë e dëmshme, që në kushte pandemie shihet si e vetmja domosdoshmëri për t’ju rikthyer shpresës është gjetja e një vaksine. Rutina ime e së përditëshmes është të qënit në frontin e luftës ndaj Koronës sipas udhëzimit të ri gjatë fatkeqësisë natyrore për menaxhimin e rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje. Jetoj çdo ditë sikur bota të ishte një ´Asgjë e Madhe` dhe unë një hiç i vogël, pa ditur të kundërtën e saj,

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1