Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Atlas i teknikave manuale të sistemit muskulo skeletor
Atlas i teknikave manuale të sistemit muskulo skeletor
Atlas i teknikave manuale të sistemit muskulo skeletor
Ebook106 pages39 minutes

Atlas i teknikave manuale të sistemit muskulo skeletor

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

Ky atlas do tju ofrojë një guidë praktike, të thjeshtë, të lehtë dhe konsultim të shpejtë, të gjithë studentëve dhe operatorëve që përdorin terapinë manuale për të kryer punën e tyre në fushën e shëndetit dhe të mirëqënies.
LanguageGjuha shqipe
Release dateFeb 27, 2020
ISBN9789928451125
Atlas i teknikave manuale të sistemit muskulo skeletor

Reviews for Atlas i teknikave manuale të sistemit muskulo skeletor

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Atlas i teknikave manuale të sistemit muskulo skeletor - E. Giampà

    (AL)

    Parathënie

    Ky libër lind me objektivin kryesor për të krijuar një terminologji në gjuhën shqipe, për ta shpërndarë në nivel kombëtar, për të lehtësuar komunikimin ndërmjet të gjithë profesionistëve të shëndetit që mund të jenë të interesuar në studime, mësime dhe praktikimin e terapisë manuale në sistemin muskulo-skeletik. Autorët kanë vënë re gjatë eksperiencës së tyre vështirësi ndërmjet profesorëve dhe studentëve gjatë mësimit të teknikave manuale të përshkruara më poshtë, duke krijuar kështu shpesh konfuzione dhe gabime në provime dhe në praktikën klinike. Një gjuhë e qartë, e thjeshtë, riprodhuese dhe pa mëdyshje, është elementi kyç për të ju garantuar një mësim optimal studentëve që janë pjesë e disiplinave të lidhura me terapinë manuale. Megjithatë duhet të dihet vështirësia në përshkrimin verbal të koncepteve praktike, fizike dhe mekanike si pozicionimet, kapjet, vektorët e shtytjes apo harqet e lëvizjes gjatë ekzekutimit të teknikave manuale specifike dhe të rafinuara ku çdo detaj i vogël dhe shkathtësia përcaktojnë efikasitetin ose jo të vetë teknikës. Paralelisht ky atlas do tju ofrojë një guidë praktike, të thjeshtë, të lehtë dhe konsultim të shpejtë, të gjithë studentëve dhe operatorëve që përdorin terapinë manuale për të kryer punën e tyre në fushën e shëndetit dhe të mirëqënies. Të destinuarit ideal për këtë atlas janë si studentët dhe profesionistët në fizioterapi, osteopati, kiropraktikë, masoterapi, masofizioterapi dhe terapi manuale.  Për këtë në kapitullin e parë të librit do të studiohet nomenklatura relative e pozicionimeve të ndryshme të pacientit në shtrat, të kapjeve të ndryshme të përvetësuara nga operatori, të drejtimeve të ndryshme të vektorëve të forcës së aplikuar gjatë ekzekutimit të teknikave, e gjitha kjo shoqëruar me skema ikonografike të qarta dhe fotografi. Në kapitullin e dytë do të studiojmë parimet teorike bazë të teknikave manuale të sistemit muskulo-skeletik, duke analizuar konceptet si barriera fiziologjike, barriera kufizuese dhe diferenca ndërmjet teknikave direkte dhe indirekte. Në fund në kapitullin e tretë do të sjellim të ilustruara dhe të shpjeguara teknikat manuale më të thjeshta dhe tipike të sistemit muskolo-skeletik të mësuara nga autorët gjatë rrugëtimit të studimeve të tyre në fushën e fizioterapisë dhe osteopatisë dhe të zhvilluara nga vetë ata nga eksperienca gjatë praktikës klinike ndër vite.

    Kapitulli 1

    Termiologji dhe nomenklaturë, kapje dhe vektorë të drejtimit.

    Dora craniale ose superiore është dora e gjymtyrës superiore të operatorit më afër kokës së pacientit. Dora caudale ose inferiore është dora e gjymtyrës superiore të operatorit më afër këmbëve të pacientit. Në rastin e fotos më sipër dora e djathtë e operatorit është dora craniale ndërsa dora e majtë është dora caudale. Në kapitullin pasardhës janë të ilustruara disa teknika ku krahët e operatorit duhet të jenë të kryqëzuara kështu që dora e djathtë e operatorit ndodhet më afër këmbëve të pacientit dhe dora e majtë më afër kokës. Pavarësisht kësaj, pikërisht për të mos krijuar konfuzion, nomenklatura bazohet në pozicionimin e gjymtyrës superiore dhe jo në pozicionimin e dorës. Prandaj në rastin e teknikave me krahë të kryqëzuara dora e djathtë, megjithëse e pozicionuar më afër këmbëve do të konsiderohet gjithmonë dora craniale dhe dora e majtë si dora caudale. Në foto janë treguar edhe dy vektorët e parë të drejtimit, të cilët shërbejnë për të kuptuar ekzekutimin e disa teknikave. Me formulimin për lart kuptohet gjithmonë një vektor force në drejtim të tavanit. Me formulimin për poshtë kuptohet gjithmonë një vektor force në drejtim të dyshemesë.

    Me formulimin me drejtim lateral kuptohet gjithmonë një vektor force që largohet nga linja mediane. Me formulimin me drejtm medial kuptohet gjithmonë

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1